Mendime
Ramiz Dërmaku: Gjykata Speciale do të formohet
E diele, 02.08.2015, 08:17 AM
Deshëm ne, apo jo gjykata Speciale, në Kosovë do të formohet.
Përgatiti Ramiz Dërmaku
Cështja e Kosovës përsëri u kthye në madiat e shkruara dhe ato elektronike, europiane dhe botërore, axhencive të lajmeve, ballinat e mediave europiane dhe amerikane, ndersa Qeveria jonë akoma nuk ka kompetenca për të marrë vendime. Ta pranojmë apo mos ta pranojmë themelimin e Gjykatës speciale në Kosovë.., është një humbje kohe, sepse ajo deshëm ne apo nuk deshëm ajo duhet të formohet. Nga çlirimi i Kosovës qeverija e Republikës së Kosovës akoma nuk ka emruar një zëdhënës i cili duhej të informonte opinionin për këto ngjarje por edhe lajme intenzive dhe shumë të rëndësishme për Shtetin e Kosovës dhe imazhin e tij. Por tani po shihet qartë se me të vërtetë qeverija jonë dhe instituticionet tjera të Republikës së Kosovës, qenkan të varura… nga jashtë. Prandaj, një proverb i popullit thotë: “Plaka pasi e hongër… , ia vuri derës shulin“. Liderët e Republikës së Kosovës, jo që janë korruptuar, por çka është edhe më tragjike ata mendojnë .., se janë njerëzit më të aftë, dhe se pa ta nuk mund të demokratizohet dhe ndertohet shteti i Kosovës. Ata duke u nisur nga parimi se unë dij dhe të tjerët nuk dijnë asgjë më shumë, mbajnë detyra të tilla të cilat e dëmtojnë rëndë çështjen kombëtare dhe internacionalizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Qeveria e Republikës së Kosovës, akoma vazhdon të qeverisë vetë .., duke menduar se edhe krizat janë pjesë e këtij narmaliteti !.. Tani kemi hyrë në gjysmën e dytë të vitit 2015, dhe akoma qeverija jonë nuk ka zëdhënës apo një këshill të gjatë e cila do ti informonte cilët do të përgadisnin materiale dhe do ti informonin opinionin si ate vendor ponjashtu edhe ate ndërkombëtare me të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, etj, ne të gjitha gjuhët e botës.
Ai
këshill i gazetarëve ka për detyrë t'i informojë mediat e vendit, rajonit dhe
më gjërë, do të ju spjegonte atyre se ç'farë janë politikat dhe qëndrimet e
shtetit të Kosovës. Edhe në vendet komuniste, ku mbretron një diktatur, e
ashpër, qeveria ka edhe duhet patjetër të ketë sektorin e informimit
(zëdhënsin) dhe zavendësist e tij. Është për tu habitur se si Qeveria e jonë po
vepron (po ) si të ishte LK-te. Mungesa e një zëdhënësi tregon qartë se tek
qeverija jonë shihet mungesa e kulturës dhe e demokracisë , mungesa e
komunikimit dhe kuptimit e që sot në botën moderne, është vështirë të keshë
opinionin krah vetës. P. Shembull: Situata në kufirin Kosovë me Serbinë, Në
anën tjetër
Unë mendoj deri sa në vende udhëheqëse të vëhen ata të cilët deri dje punuan apo thënë drejtë i shërbyen atij sistemi totalitar nuk do të kemi një një zhvillim të shpejtë, të lirë të sistemit shoqëror, ekonomik, industrial, demokratik, Ata të cilët deri dje trumpetonin pa fije turpi se Partia Komuniste, Leniniste, Marksiste, etj, janë parti të mira dhe se programi i tyre është i mirë..,po këta sot janë ulur në poste Këto janë disa vlersime të mia, sepse për çdo ditë ne po dëgjojmë në; Radio, Televizon, Internet.., dhe po lexojmë shtypi ditor, javor, etj, se gjendja në Kosovë edhe sot po e shkatrron pasurinë dhe po e pengon zhvillmin e demokracisë në Kosovë. Ne të gjithë duhet ti mobilizojmë forcat e fundit për largimin e të gjithë atyre të cilët janë korruptuar deri në pakufi, sepse ata janë rrënuesit më të mëdhenjë të ndertmimit të demoktracisë dhe ndertimin e insitucioneve të forta të shtetit Republikës së Kosovës.
Punuar me 2.08.2015 Weingarten Gjermani