Mendime
Ramiz Dërmaku: Djali im rruga e mbarë
E enjte, 30.07.2015, 05:52 PM
Portret mërgimtari
Djali im rruga e mbarë, paqë shëndetin, dhe mos na harro Kosovën.
Bisedoi: Ramiz DERMAKU
Nga vendlindja u ndava shumë i Ri, por shpirti dhe dashuria ndaj atdheut gjithmonë më mbetën atje.
Të jetosh në mërgim e t’mos shkruash për jetën, hallet, s’ fidat, mallin, dhembjen, sakrificat, problemet …, por edhe kontributin që dhanë,( e po japin edhe sot) mërgimtarët tanë ndaj çështjes kombëtare e atdheut, do të bëshë një gabim të madh, por në anën tjetër do të gjindesh ne një pozitë të vështirë.., se ku do t’ia fillosh.. , ç’ka të shkruaj për jetën e vështirë me sfida, mallë e dhembje e shpeshë e përcjellë edhe me lotë. Me mallin ndaj familjes, vendlindjes e Atdheut. Këta rreshta që po i shkruaj sot me siguri do ti kuptojë më së miri vetëm ata që e provuan mërgimin. Mërgimi sot është një ëndërr e shumë të rinjëve shqiptarë, të cilët shpresojnë se një ditë do të jenë edhe ata në mërgim ? !
Perendimi
me një industri të zhvilluar mirë moderne, e kompjuteristike, banesa (jo të gjithë) e makina luksoze, me vende
pune, me komunikacion të zhvilluar e rrugë moderne, me lokale te shumta
dëfrimi, etj, flasin qartë se ç’farë jete zhvillohet ne këto shtete. Pjesa
dërmuese e rinisë me xhepat plot euro, lokale te shumta nate, flasin qartë për
kushtet ne të cilat jetojnë banorët e këtyre shteteve. Por në mesin e tërë asaj
që e shënuam ne më lartë , pra ne mesin e popullit zvicwerian, jetojnë edhe një
numër i madhë i shqipëtarëve të
cilët pa dëshirën e tyre u larguan nga
Kosova, për ta siguruar kafshatën e gojës, disa atdhetarë ( të
ndjekur nga regjimi serbo-çetnikë), nga gjendja e vështirë politike . Nuk thuhet kot se populli
gjerman më së shumti në jetë e ç’mojnë punën, sepse në
saje të sajë, ata sot kanë arritur në
shkallën më të lartë të zhvillimit;
industrial, arsimor, ekonomik, bujqësor, shkencor, kulturor , etj, në
Europë e më gjërë. Prandaj, duke u nisur nga kjo kulturë e lartë pune edhe
shqiptarët pjesa dërmuese e mërgimtarëve tanë të shtyrë nga këta faktorë;
dhuna, presioni, rrahjet, burgosjet, dënimet drakonike, papunësia etj, me lotë
në sy u larguan nga familja, bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit por atdheun
se harruan kurrë. . Në mesin e atyre mërgimtarëve tanë i cili qe pesë vite ndodhet
në diasporë është edhe bashkëbiseduesi im z.Afrim Mulaj nga fshati Zajaz, komuna e Prizrenit, i cli ia fillon
bisedës. Unë atë ditë kisha lënë takimin me bashkëatdhjetarët tanë të cilët në
munges të një lokali ( klubi, shoqate, etj), takohen në restoranin e shitores
Migros në St. Gallen, në lagjen St Finden. Si për inat timin atë ditë binte shi
. Zbrita nga treni në lagjen
Më pyete se a ju kujtohet momenti i ndarjes nga familja për Zvicer ?
“Djali imë, rruga e mbarë, paqë shëndetin, dhe mos na harro“, ti je një “ ambasador“ i Kosovës.., Këto fjalë më përcjellin kudo, në punë, në rrugë, në odë, në familje.., u ktheva edhe një herë nga nëna ime, sytë e saj të skuqur nga pagjumësia dhe dhembja që kishte për mua, s’kishte vënë gjumë në sy që nga marrja e lajmit se unë do të shkojë në Zvicer. Lotët e sajë s’kishin të ndalur, të gjithë më shikonin mua.., dhe askush nuk fliste. Monotonin e heshtjes e theu një zë fëmiu i cili e kishte kupëtuar se xhaxhai i tij po shkonte largë.., largë në gyrbetë. Rexhimi serbosllavë në çdo kohë dhe në çdo lëmi u bëri presion shqiptarëve vetëm e vetëm që ata të shpërngulen nga Kosova apo të kërkojnë lëmoshë prej tij. Rregjimi serboçetnikë i realizonte qëllimet e veta. Deshi fati që Afrim Mulaj , t’ia fillojë punës ku punon akoma edhe sot.
Që nga
ditët e para të vendosjes sime në Zvicer, kurrë nuk jamë ndarë nga aksionet ,
qofshin ato humanitare, arsimore, univerzitare, etj. Fliste ngadalë ( i rradhiste fjalët, ngjarjet, protestat,
demostratat, aksionet, ) ne shfletonim
dëshmit e shumta të cilat vërtetë tregonin se Afrimi , çdo herë ishte aty ku e
kërkonte nevoja.