E marte, 12.11.2024, 12:20 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Vazhdon haraqi ndaj mërgimtarëve!

E enjte, 30.07.2015, 05:37 PM


Vazhdon haraqi qeveritar ndaj mërgimtarëve !

Shkruan: Florim Zeqa

Çdo vit, në muajt Korrik-Gusht, numër i madh i bashkatdhetarëve që jetojnë në Diasporë kthehen në vendlindje, për t'i kaluar pushimet me familjet e tyre, vizitojnë    afërmit, miqët dhe farefisin e gjerë,...përkujdesën për fëmijët e tyre, që përveq njohjes me bukuritë e atdheut, të përvetësojnë gjuhën shqipe, të  mësojnë  për rrënjet e etërve të tyre,...me shpresën se një ditë do të bëhet mirë në vendin e lindjes, për t'u kthyer qoftë edhe në moshën e pleqërisë për të kaluar ditët, javët, muajt dhe vitet e fundit të jetës në vatrat e tyre stërgjyshore.

Në këto ditë verore nga do shkojnë bashkatdhetarët hasin në pankarta gjigante "Mirë se vini bashkatdhetar". Bashkatdhetarët janë të mirëseardhur në të gjitha ofiqaritë dhe zyrat e regjistrimit civil,...haraçi qeveritar në emër të përshpejtimit të dokumenteve të udhtimit për fat të keq prapë po vazhdon !

Sigurisht së është një ndjenjë e mirë për të gjithë bashkatdhetarët, më të hyrë në shtetin e tyre kur hasin në mirësëardhje të pankartave gjigante më mbishkrimin: "Mirë së vini në Republikën e Kosovës".

Mirëpo vetëm pak metra më tutje e perjetojnë "mirësëardhjen" (zhgënjimin) e parë me "sigurimin" e policave të automjeteve të tyre.

Me të hyrë në mbrendi të territorit të Republikës së Kosovës, në kilometrat e parë, baskatdhetarët i hasin pankartat tjera gjigante në hyrje të supermarkateve më mbishkrimin tjetër: "Mirë së vini bashkatdhetar"

Ngase edhe këtë vit, sikurse viteve të mëparshme tregtarët dhe biznesmenët ju gezuan pa masë ardhjes së bashkatdhetarëve në vendlindje. Per "mirësëardhjen" e tyre kanë  përgaditur super çmime, më të larta së në vendet përendimore,... ndoshta ketë e kanë bërë që bashkatdhetarët që të mos e vrejnë dallimin e madhë nga vendet e pasura, kur vijnë në Kosovën e varfër.

Po ashtu edhe zyrtarët komunal "kujdesën" për sherbime cilësore e të shpejta për bashkatdhetarët e tyre, ku varësisht prej kërkesave i rrisin edhe ofertat; 5-20 euro për një çertifikatë (varësisht prej llojit), 50-100 euro për përshpejtim të procedurave të nxjerrjes së letërnjoftimeve dhe pasaportave digjitale, duke mos perfshirë në këto shuma drekat e darkat në këmbim të nxjerrjes së dokumenteve me vulën e Republikës së Kosovës.

Ata mërgimtarë që nuk pranojnë t'iu nënshtrohen procedurave të përshpejtimit të nxjerrjes së dokumenteve, u ofrohet Margarina si "ilaqë" për trashjen e gjurmëve të gishtrinjëve derisa t'u skadojnë biletat e fluturimeve !!!

Kjo është  " mirëseardhja " dhe " përcjellja " e mërgimtarëve që nuk i pranojnë rregullat e pushtetit ( haraqit qeveritar ).

Qeveritarëve të pangopshëm kosovar, sikur nuk po u mjaftojnë qindëra miliona euro të mërgimtarëve të hyra për çdo vit në Kosovë,...por po "ç'pikin" mënyra të reja për plaçkitjen e tyre.

Pas përgjysmimit të plaçkës mbi policat e automjeteve në kufi, qeveritarët sikur e kanë gjetur mënyrën tjetër (më të shëmtuar) për plaçkitjn e mërgimtarëve  përmes "tatimit në pronë", për shtepitë e ndërtuara viteve të fundit, qofshin ato të banuara apo të pabanuara,...pa dallime qyteti apo fshati.

Caktimi i tatimeve të larta për shtepitë e posandërtuara të bashkatdhetarëve jo vetëm që është skandaloze, është antihumane edhe antikombëtare.

Kudo në vendet përendimore, objektët që janë të pa shfrytëzuara lirohen nga tatimi, ndërsa tek ne, për bashkatdhetarët që vijnë një here në vit (për vetëm 2-3 javë)  të ç'mallen në vatrat e tyre,...u caktohen tatime (gjoba) të larta varësisht prej madhësisë, lartësisë dhe modelit të shtepive.

Për realizimin e kësaj gjobe, qeveritarët  pagesën e tatimit në  pronë  e kanë kushtëzuar me  nxjerrjen e dokumenteve të  udhëtimit (pasaportave).

Pra ky ishte produkti i pankartave gjigante "Mirë së vini bashkatdhetarë", që i përkthyer në gjuhën e mërgimtarëve të plaçkitur i bie: "Po vjen cjapi të kasapi". Kështu jemi bërë ne bashkatdhetarët që vijmë të ç'mallemi më vendlindjën,... dikund më pak e dikund më shumë për ditë rrjepëmi nga qeveria për "shërbimet" qe na i ofron ky gjysëm shtet !

Ky nuk është tatim, por është plaçkitje ordinere bashk me plaçkitjet e sipërpermendura përmes të cilave qeveria aktuale (e kaluar) ka shkaktuar hidhërim dhe thyerje të mëdha shpirtërore tek bashkatdhetarët.

Një shtëpi e ndërtuar nga një bashkatdhetarë në Kosovë, është një mbjellje e shpresës për kthim në vendlindje, është një ringjallje shpirtërore, është fillim i realizimit të një ëndrre të gjatë për kthim në vendlidje,...

Është tepër e dhimbëshme kur dëgjon një bashkatdhetarë tëndin të dëshpruar më pritjen në Kosovë të thotë: "që sa vite nuk isha në Kosovë, por edhe në mos u kthefsha më kurrë, malli s'më merrë për ketë vend".

Qoftë ky dëshprim edhe i vetëm një bashkatdhetari duhët të jetë shqetësim për pushtetarët aktual, t'i vënë gishtin kokës e të mendojnë ?. Të jenë të vëmendshëm nga mallkimi i mërgimtarëve, sa ma i madhë të jetë mallkimi i tyre aq më i rëndë do të jetë ndëshkimi për ta nga i madhi Zot.

Kush më tepër së bashkatdhetarët ka kontribuar për lirinë e këtij vendi, si me mjete financiare ashtu edhe më gjakun e derdhur në vijat e frontit për çlirimin e Kosovës. Andaj respekti e kujdesi ndaj mërgimtarëve është amanet i gjakut të dëshmorëve.

Nëse nuk vie deri te ndërrimi i pushtetit, një Zot e di vitin tjetër çka do t'u servohet mërgimtarëve në këmbim të rregullimit të dokumentacionit !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora