E diele, 28.04.2024, 08:18 AM (GMT+1)

Mendime

Viktor Mërkuri: Bashkimi Europian ashtu siç duhet parë!

E hene, 27.07.2015, 07:44 PM


Kush tha që do ishte perfekt : Bashkimi Europian ashtu siç duhet parë!

Nga Viktor Mërkuri

Bashkimi Evropian është një eksperiment  prototip në historikun e qeverisjeve . Nuk ka asnjë shembull tjetër në kohët moderne për një përpjekjeje kaq intensive për të krijuar një komunitet të begatë dhe paqësor politikisht përtej shtetit-komb. I krijuar nga hiri i dy luftërave botërore dhe një depresioni të madh, bashkimi kombëtar i shteteve ka qenë gjithnjë i lidhur përmes tregjeve, ligjeve dhe institucioneve. Ndërkohë që besimi dhe optimizmi që nevojitet per tu mbështetur një komunitet i tillë është në rrënie me kalimin e viteve, një atmosferë helmuese ka lindur sëbashku me negociatat e borxhit grek dhe i cili është i paparashikushëm nga te gjithë, veçanërisht pasi kjo situatë vjen pas disa dekadash suksesi të jashtëzakonshëm të Bashkimit Europian. Për të qënë i qartë, BE-ja nuk ndodhet nën kolaps, dhe duhet marrë parasysh se çfarëdo që të ndodh me Greqinë dhe eurozonën institucionet e BE-së, ligjet, dhe politikat do të mbeten në vend për një të ardhme shumëvjeçare.

Ndërkohë brenda shteteve anëtare të BE-së qarkullon besimi se Gjermania bëri një lojë shtazë për të detyruar Greqin të pranoj kushtet ekstreme në këmbim për ndihmën e saj, dhe kjo ka krijuar një reagim kritikues ndaj gjermanis që po thellon ndarjen mes Europës veriore dhe asaj jugore. Gjatë kësaj periudhe,kriza dhe negociatat e vazhdueshme greke kanë shpalosur një deshirë të shprehur nga shumë qytetarë të BE-së për tju larguar ides së përballimit të problemeve politiko-ekonomike si një bashkësi, por cdo shtet më vete, një angazhim që përbënte zemrën dhe shpirtin e projektit europian. Rezultati mund të jetë një Europë më pak kohezive, që nuk është e gatshme për të vepruar në botë si një njësi e vetme dhe si rrjedhojë më pak e aftë për të trajtuar sfidat kryesore të kontinentit si problmet ekonomike dhe të papunësisë, fluksin e refugjatëve politikë, ndryshimin e klimës, dhe mosstabilitetin politik jashtë kufijve të saj. Më gjerësisht, kriza e borxhit grek ka demonstruar brishtësinë e një shtet i cili nuk mbështetet mbi institucionet dhe normat e qeverisjes legjitime dhe demokratike .

Gjatë dy viteve të fundit, anëtarët e eurozonës kanë drejtuar vëmendjen në menaxhimin e simptomave afatshkurtër të krizës, edhe pse shpenzimet kanë qenë të mëdha. Megjithatë, sfida afatgjatë vazhdon e ngelet  konvergimi , që është sigurimi se sjelljet e tyre të brendshme makroekonomike janë mnjaft të ngjashme me njëra-tjetrën për të lejuar një politikë të vetme monetare me një kosto të arsyeshme. Që të ndodhë kjo ,dy llojet e vendeve brënda BE-se ,të tilla si Gjermania të cilët janë kreditorët , dhe vendet e deficitit në Evropën Jugore si greqia , duhet të unifikojnë prirjet e tyre në shpenzimet publike, konkurrencën, inflacionin si dhe fusha të tjera.

Përafrimi i ekonomive të kontinentit, së pari do të kërkojë nga Europa të refuzojë keqdiagnozat e përbashkëta të krizës së sotme. Problemi kryesorë nuk ështe një nga sektorët e shthurur publike apo sektori i prishur privat në vendet  debitorie. Kjo është më tepër rezultat i një mosekuilibri themelor brënda eurozonës, e cila ndjek një politikë të vetme monetare dhe një normë të vetme të këmbimit në një grup vendesh të ndryshme .

Propozimet e politikave për masat shtrënguese buxhetore, mikromanaxhimi i  buxheteve kombëtare, federalizmit fiskal, paketat e shpëtimi apo fondet e mëdha për të larguar spekullatorët janë të pamjaftueshme për të zgjidhur këtë problem të vetëm. Në vend të kësaj, europianët duhet të besojnë në natyrën esenciale demokratike të BE-së,e  cila do ti inkurajojë ata për të shpërndarë shpenzimet e konvergjencës në mënyrë më të drejtë brenda dhe midis shteteve. Bara duhet të zhvendoset nga sektorët publikë të Europës dhe vendet e deficitit drejt sektorëve të saj privat dhe vendeve me tepricë. Nëse kjo nuk ndodh, mbijetesa e euros do të vihet në pikëpyetje dhe në Europë do të përballen me një katastrofë ekonomike afatgjatë që mund të thajë pasurinë dhe fuqinë e saj për pjesën tjetër të kësaj dekade dhe më gjerë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora