E shtune, 27.04.2024, 08:51 PM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Thaçi-Mustafa sulmojnë deputetët!

E hene, 27.07.2015, 05:33 PM


Ndërhyrja e tandemit Thaçi-Mustafa, atak ndaj deputetëve !

Shkruan Florim Zeqa

Përseritja e një procesi qoftë ai politik, kulturor apo sportiv mund të vije në shprehje vetëm në rast se evidentohen shkelje seriose gjatë procesit zgjedhor, lojës apo përgjedhjes së kandidatëve nga ana e ndonjë komisioni.

Në Kosovën e paradokseve të shumta përgjatë këtyre viteve të pas luftës  (paspavarësisë) kemi kaluar nëpër shkelje të shumta drastike dhe asnjëherë qeveritarëve nuk ju ka shkuar ndërmend për riprocedimin e një; tenderi, konkursi, apo procesi zgjedhor kur haptas, para syve të opinionit publik u manipulua dhe keqpërdorën në të gjitha rastet zgjedhja e kandidatëve duke filluar nga procesi i privatizimit (të egër dhe banditesk) të pronave publike dhe shtetërore, në regjistrimin e studentëve, ndarjen e tenderëve firmava më të shtrenjëta pa asnjë kriter vlerësimi e deri të zgjedhjet lokale dhe nacionale, ku vjedhja dhe kontrabandimi i votës u përligj nga pushtetarët vendor dhe ata ndërkombëtar.

Gjykata Speciale ua "hapi" syt pushtetarëve me kërkesën për kriprocedimin e pa ligjshëm, spese po u rrezikohen drejtëpërdrejtë interesat e tyre personale!

E themë të paligjshëm për faktin e thjeshtë, se nuk ishte evidentuar as më e vogla parregullësi gjatë procedurës së votimit në kuvend,...por po vie si rezultat i presionit ndërkombëtar për realizimin e kërkesave të shtetit serb !

Në këtë rast duhet të vie në shprehje reagimi i të gjithë deputetëve pa dallime partiake, të mos bien pre e interesave të liderëve, ngase në kuvend kanë ardhur jo me votën e liderëve por  me votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës.

Edhe gjatë legjislaturave të kaluara të kuvendit kemi pasur ndërhyrje dhe ndikim të Qeverisë ndaj Kuvendit, mirëpo ndërhyrja e tanishme i kalon të gjitha limitet, jo vetëm që është shkelje e demokracisë, është dhunim i kuvendit dhe presion shantazhues ndaj deputetëve.

Ndërhyrjet e krerëve të qeverisë, e tandemit Thaçi-Mustafa ndaj deputeëve të kuvendit janë të paprecedent, janë atak ndaj lirisë së shprehjes. Fillimisht ndërhyn shefi (kryediplomati Thaçi), një ditë më pas edhe vartësi i tij në stilin e zëdhënësit të qeverisë (kryeministri kukull Mustafa) duke ju thënë deputetëve; "Nuk do të ketë pushim parlamentar pa u miratuar Specialja"!

Kjo qasje e pushtetarëve aktual e kthenë vendin në përiudhën e diktaurës komuniste, ku lideri i partisë-shtet ka vendos për të mirën dhe për të keqën e vendit pa pyetur njeri !

Njëherit kjo e tregon qartë situatën e vështirë politike dhe morale në të cilën ndodhën "bashkëshortët" qeveritar, të cilët në momentin e kurorëzimit kanë pranuar obligimet ndërkombëtare për miratimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tani, s'kan si të sillen ndryshe kur u ka ardhur veja të b...., kur vetëm votimi i "Speciales" ua garanton pushtetin, në të kundërtën vendi pashmangshëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kjo po vjenë, jo si kërkesë e qytetarëve të vendit, por pse liderët aktual nuk e përmbushin obligimin ndaj "padronëve" të tyre ndërkombëtar,...këta të fundit përdorin sistemin zgjedhor si mekanizëm "demokratik" për zgjedhjen e akterëve të rinjë në politikë, me ose pa vullnetin e elektoratit siq ishte rasti me zgjedhjen e presidentes Jahjaga nga zarfi i Dellit amerikan !

Riprocedimi i jashtëligjshëm dhe antikushtetues i votimit në kuvend i Gjykatës Speciale mund të vie në shprehje vetëm si rezultat i kontrabandimit të votës së deputetëve të partisë në pushtet (PDK-së), të cilët dihen publikisht me qendrimet e tyre antispeciales nga votimi i parë.

Pavarësisht votimit pro apo kundër "Speciales", prap se prap vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, ngase votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të thotë "Misione Compiutto" i qeverisë Thaçi e Mustafa ndaj ndërkombëtarëve.

Votimi eventual në kuvend i "Speciales", do të ishte vetëm një prolongim i shkurtër i jetëgjatësisë së kësaj qeverie, kur dihet se do të jetë zgjedhja e presidentit në fillim të vitit të ardhshëm që do t'i jepë fund kësaj qeverie fatkeqe për vendin.

Në të dyja variantat, shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme do të ishte në të mirën e vendit, në të kundërtën vazhdimi i keqeverisjes do të pasuroj edhe më tepër pushtetarët dhe varfëroj skajshmërisht qytetarët e Kosovës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora