E diele, 16.02.2025, 06:47 PM (GMT)

Mendime

Driton Tali: Religjionet nuk reformohen, shoqëria po!

E hene, 20.07.2015, 07:09 PM


Religjionet nuk reformohen, shoqëria reformohet!

Nga Driton Tali

Shpesh herë më rastis të degjoj se “islami duhet të reformohet” se “nuk mund të sillesh njejtë në shekullin XXI sikurse në shekullin e VII, kur lindi islami” etj.

Këta zëra nuk e kanë parasysh faktin se religjioni si dogmë nuk mund të reformohet dhe të mbetet e njejta. Bie fjala katolicizmi është po ai katolicizëm që nga skizma (1054) ose ortodoksizmi, apo hebraizmi në atë kontesktë që kur lindi.

Nëse reformohet religjioni atëher ndryshohet. Nuk është më i njejti. Siç është rasti me protestantizmin (kalvinizmin apo lutheranizmin etj). Ama edhe protestantizmi është po ai që kur lindi.

Por shoqëria ndryshon! Perëndimi, për shkak se shoqëria ndryshoi, kanë qasje tjetër ndaj religjionit. Dhe, jo vetëm njerëzit ordiner por edhe kleri, për faktin se shkenca ua ndërroi jetën. Zbulimet (dhe jo vetem ato teknologjike por në të gjitha lemitë ) që ajo i bëri na bëri edhe neve t’i kuptojmë gjërat ndryshe.

Andaj, arsyeje pse tashti gratë nuk digjen më (si shtriga) apo pse dikush që thotë se “toka është e rrumbullkët dhe lëvizë” nuk i hiqet koka, duhet shikuar nga ai këndëvështrim.

E pse vendet arabe nuk e kanë ndërruar qasjen ndaj religjionit është pikërishtë për faktin se ato shoqëri nuk kanë ndryshuar. Sistemi shkollor atje domonohet nga religjioni. Sigurishtë se faktor i mos ndryshimit të shoqërisë janë edhe intereset gjeopolitike, por me theksë të veçantë edhe intersat e sundimtarëve të tyre.

Ta marrim si shembull Familjen Mbretërore saudite. Ata nuk “lënë send të zezë pa ba ne këtë dynja” por janë shumë të kujdesshëm me kastën klerike. Për faktin se ajo kastë (familja Al ash - Sheikh) edhe për interesa të saj e mban popullatën jashta aferave të Familjes Mbretërore me preokupime tjera.

Po ta krahasojmë Familjen Mbretërore saudite me ate norvegjeze do të shohim edhe dallimin në mes atyre dy shoqërive. Për më tepër dallimin e thekson qasja ndaj naftës, si pasuria kryesore e atyre dy vendve.

Kur u zbulua nafta në Norvegji, ajo menjëherë u nacionalizua si pasuri kombëtare. D.m.th., u bë pronë e secilit qytetar të Norvegjisë, dhe nuk ngeli vetëm se e Familjes Mbretërore. Kurse në Arabinë Saudite asnjëhere nuk pati tentativa serioze për ta kombëtarizuar naftën. Bile në një intervistë me Princin Alwaleed (Familjes Saud) kur e pyetën se pse nuk po e kombëtarizoni naftën, si asetin kryesor qe e ka Arabia Saudite, ai u përgjegj me “ju duhet ta kuptoni se Allahu neve, familjen tonë, na bekoi me këtë pasuri andaj ajo është pronë e Familjes sonë”. Këtë interviste ai (si njëri nga më të pasurit në botë që është) e bëri në një jahtë luksoze, diku në Karaibe, duke u shërbyer nga disa dhjetra bukuroshe.

Ama ai është musliman selefi (vehabi), praktikues i islamit pa bidate! Ashtu siç e praktikuan Profeti a.s. dhe Sahabët e Tij, veç me një dallim se “ata në shekullin VII nuk ishin pronarë të naftës”.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora