E hene, 04.11.2024, 01:58 PM (GMT)

Mendime » Nexhipi

Nexhipi: Opinione gjatë intervistave me gazetarë

E premte, 17.07.2015, 06:11 PM


Opinione të mia gjatë  intervistave me gazetarë

Nga Reshat Nexhipi

Sqarim

Si historian i vetëm me titull shkencor në Prespë dhe  Manastir, para çdo përvjetori të Alfabetit, më intervistonin gazetarë nga vende të ndryshme, të cilët, përfitonin rastin dhe, përveç Kongresit,  më parashtronin edhe pyetje që nuk kishin të bëjnë fare me të, por  me përmbajtje fetare etj., të cilat nuk kanë lidhje direkte me  profesionin tim, por që duhej t iu përgjigjem. Disa nga këto tekste të  të publikuara,  herë pas here, i përpunoj, i reduktoj dhe i dërgoj për publikim, siç është rasti edhe me tekstin në vijim, ku kam evidentuar disa nga pyetjet e lartpërmendura.

Pyetje dhe përgjigje,,telegrafike,, lidhur me Manastirin dhe

dy pyetjet e para me Prespësn.

Ju, jeni nga Prespa, kurse keni lidhur fatin me Manastirin. Cilën nga

këto   dy treva adhuroni më tepër?

-Prespën, për nga qytetërimi,  kurse Manastirin si Qendër e Lëvizjes

Kombëtare dhe vendlindje e Alfabetit.

Cilat janë shkaqet kryesore për qytetërimin e Prespës?

-Afërsia me Shqipërinë, roli i familjeve bektashiane të avaqnsuara

nga Ali pashë Tepelena dhe kontributi i pa llogaritshëm i mësuesë

ve nga Shqipëria në kohën  Italo-shqiptare.

Cilat ishin shkaqet që në  Manastir të mbahet Kongresi i Alfabetit ?

-Shpallja e e Hyrjetit(lirive) rolin kryesor  e të cilit e luajtën shqipta

rët, veprimtaria e familjes  Qiriaze, si dhe  mosditja e pushtetit xhon

turk që në atë kongres  do marrë fund alfabeti 5 shekullor turko-arab.

Cilët  ishin  delegatët më të spikatur në Kongresin e Manastirit?

-Mitat Frashëri dhe Gjergj Fishta.

Në një  shkrimin Tuaj, i keni kritikuar delegatët e Kongresit,pse?

-Sepse,  si e morën ,,nusen,,harruan  njerëzit dhe vendlindjen e saj.

Çfarë i keni thënë gazetarit nga Korça, lidhur me objektin e Alfabetit

-Sikur  sllavomaqedonasit të kishin një histori të tillë në Korçë, do ta kërkonin ta shtjenë në dorë jo vetëm objektin por edhe qytetin.

Si ishte atmosfera para objektit, ditën e fillimi të Kongresit?

-Dukej sikuar aty bëhet ndonjë dasme e madhe, sepse mijra  njerës

përmes këngëve dhe valleve prisnin me padurim delegatët, ajkën e

kombit shqiptar.

Po atmosfera  në qytet, 10 ditëve sa mbahej Kongresi?

-Manastiri, në atë kohë, i përngjiste buketit me lule të ndryshme dhe

të bukura, të cilave u kushtohej kujdes i posaçëm dhe i barabartë,sep

se ishte krijuar bindja që nëse një nga lulet vyshket, prishet i tërë bu

keti, pra bashkëjetesa midis popujve të ndryshëm kulminonte.

Sa vazhdoi ky ,,buket,, i tillë?

-Deri në vitin 1912, kur  pushteti  serb, në vend  të luleve,vendosi një

helm aqë të fortë, sa që, edhe sot, ka efekt, sepse, edhe regjimi komu

nist sllavomaqedonas vazhdoi  politikën antishqiptare të Bogradit.

Pse një sjellje e tillë e dy regjimeve të posapërmendur,,?

-Nga frika se mos thëngjilli i mbuluar del përsëri në sipërfaqe,lëshon

flakën e mëparshme dhe  bën shkumb e hi pushtetin e tyre.Prandaj

zhdukën çdo gjurmë shqiptare, përveç lokalitrtit historik- Heraklenë

e Linkestëve ilirë dhe  objektin e  Alfabetit të cilin e shfrytëzonin për

nevojat e tyre ekonomike etj.

Në çfarë gjendje është sot objekti i Kongresit?

-Në krahasim me kohën e monizmit, kur nuk kishim guxim  të shtje

më sytë në të, sot, është, që thotë populli ,,lule,, por në krahasim me

atë të vitit 1908, pothuajse zero.

Çduhet bërë që Objekti të fitojë fizionominë e para një shekullit?

-Veç tjerash, të improvizohet një dhomë fjetje me krevatë të asaj ko

he, ku  kanë fjetur patriotët më të shquar, si Mitat Frashëri, Fishta,

Çerçiz Topulli, Hasan Prishtina etj. gjë që do të ishte kënaqësi e ve

çantë për ata që do kalonin natën në atë dhomë.

Ju, disa herë keni shkruar se shpëtimi i objektit nga sulmet e albano

fobëve  është vendosja e konsullatës shqiptare  në të, pse?

-Sepse ligjërisht, para një objekti të tillë, ditë e natë qendron  roja

policore, kështu që vetëm në atë mënyrë mund lirisht  të mbruhet

objekti nga sulmet e albanofobëve dhe në të të qendrojë Flamuri

kuq e zi i Skenderbeut.

Ju,historinë e Manastirit e veçoni nga historia e çdo qyteti tjetër,pse?

-Sepse, sa e di unë, nuk ka qytet, në të cilin brenda dy viteve të kenë

ndodhur 3 ngjarje mbarëkombëtare, siç është rasti me Manastirin:

Dy kongrese dhe dhe Shtypshkronja universale shqiptare, nga e  ci

la  dolën 300.000 tekste në 13 gjuhë të botës etj.

Ju, si veçanti për Manastirin e quani edhe  familjen Qiriare, pse?

-Sepse 5 anëtarët e saj, 2 motra dhe 3 vëllezër, ishin kush më  patriot

dhe më  i ditur, më i shkolluar se tjetri. Dy motrat  njihnin nga  6-7

ngjuhë, gjë që vështirë mund ta gjesh edhe sot në ndonjë  femër shqip

tare dhe më gjerë, e mos flasim për një shekull më parë. Parashqeva,

siç dihet, ishte e vetmja femër në konferencën e Paqes në Paris,1919.

Disa herë,përmes shtypit, keni sugjeruar që te lokaliteti  historik Hera

klea Linkestis, të vendoset përmendorja e Bardhylit,pse?

-Sepse ai është themeluesi i qytetit të vjetër, gjë që është edhe një ve

çanti tjetër për Manastirin, sepse nuk njoh ndonjë qytet  shqiptar të so

tëm që të jetë krijuar nga ndonjë  mbret ilir.

Kur jemi te Bardhyli, Ju si veçanti për këtë qytet, përmendni  edhe

një lumë, pse?

-Fjala është për Lumin e Zi që kalon nëpër fushën e Pellagonisë,ose

më saktësisht nëpër fushën e  të Pellazgëve tanë të para rreth 12.000

viteve të kaluar. Ky lumë, sipas një legjende gjysmë shkencore, është

krijuar nga gjaku i rreth 7000 ushtarëve të Bardhylit, të vrarë gjatë

një beteje.

Kur jemi te veçantitë, Ju edhe kombin shqiptar e konsideroni si të

tillë, karshi popujve të tjerë?

-Sepse, ska dhe, kurrë nuk do të ketë popull që ka nxjerrë ose do të

nxjerë nga gjiri i vet ndonjë femër siç është Gonxhe Bojaxhiu, e njo

hur si,,Nënë e tërë botës,,.

Pse ky popull, me një histori kaqë të lavdishme, ka mbetur i  për

çarë në disa shtete fqinjë?

-Gjeneza e fatkeqësisë, sipas gjykimit im, ka filluar në v.1877, kur

Turqia humbi luftën me Rusinë dhe ishte e detyruar ta fëgjojë atë,

e cila shumë troje shqiptare ua caktoi aleatëve të saj: vendeve slla

ve, për nga gjaku dhe Greqisë,për nga feja.

Kur jemi te feja, me siguri kjo ka qënë shkaku kryesor që edhe  pas

largimit të Turqisë nga Ballkani, shqiptarët mbetën pothuajse në 

njëjtën situatë, apo jo?

-Ashtu është. Për këtë fajtore është Evropa,  e cila harroi që  mban  em

rin  e  një stërgjyshe jonë, që pa Konstantinin  e Madh ilir do mbetej pa

gane, kurse pa Skenderbenë do ishte okupuar nga osmanët  dhe sot do

ishte si mos më keq.

Pse Evropën e quani fajtore?

-Sepse, si e krishtere, nuk deshte  në Ballkan të krijohet përsëri një  sht

et tjetër islamik, për shkak se 70 përqind  të shqiptarëve kishin  të njëj

tën fe me ata që  u larguan, i them gazertarit dhe shtoj se sikur  mos ish

te Amerika dhe Austria, nuk do ta  kishim sot as atë copë Shqipëri

mos flasim për Kosovën.

Pse Amerika do tepër shqiptarët?ishte pyetja e të njëjtit gazetar.

-Veç tjerash, ndoshta edhe për shkak të ,,amanetit,, të Vashingtonit,

,,Babajt,, pra të Amerikës,në damarrët e të cilit ka qarkulluar edhe

gjak shqiptari, i them gazetarit i  cili mbeti aqë tepër  i  i habitur nga

kjo përgjigje, sa që e humbi toron  dhe nuk i kujtohej çfarë pyetje

të parashtrojë.

Pyetje  me përmbajtje historike dhe politike.

Cilët  figura shqiptare  adhuron më tepër,,?-ishte pyetja e një gazetari

nga Tirana.

 

-Ismail Qemalin që shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe dr.Ibrahim Rugo

vën për pavarësinë e Kosovës, kurse si heronj, trima: Skenderbeun  dhe

Adem Jasharin.

Profesor, e harruat Sali Berishën, pse,,?

-Pyetjes të tillë provokative, iu përgjigja: Shiko Ti djalë i mirë. Doktorin

nuk e kam as fis as fare fis, por i përmbahem fjalës të urtë popullore:Të

rimë shtrëmbër, por të flasim drejt. Duamë ose nuk duamë, emri i tij do

mbetet për gjithmonë në mendjen e çdo shqiptari, sidomos i atyre që ne

voja do t i detyrojë të kalojnë tunellin nga Tirana për në Elbasan dhe ana

sjelltas, të atyre që me veturë do t i drejtohen Kosovës ose Evropës pa vi

za për të vizituar të afëmit e vet etj.

Po pse PD-ja humbi kaqë thellë në zgjedhjet e 21 qershorit, kur Beri

sha paska bërë gjithë këto të mira për Shqipërinë,,?

-Këto  nuk ishin zgjedhje por zgjebje të rrezikshme, denigruese për tërë

kombin ynë sepse paralajmërojnë kthimin gradual të diktaturës enveris

te, i them gazetarit, i cili, mbylli notesin për shënime dhe  u largua si i

xhindosur, pa u falenderuar fare për intervistën të cilën e publikoi,por

krejtësisht  të reduktuar.

Ju, zoti profesor, ishit kryetar  i Degës së partisë të parë shqiptare në Ma

qedoni, e krijuar  në v.1990 dhe sa  e di unë, ishit mjaft aktiv, kurse  sot

jeni pasivizuar, pse?,,ishte pyetja e një gazetarit serioz.

-Mosha, shëndeti dhe dëshprimi, janë dy shkaqet kryesore për  këtë. Dy

Arësyet e para,kuptohen, prandaj do kaloj te dëshprimi. Jo vetëm unë,

por të gjithë kryetarët e degëve të asaj kohe,interesin kombëtar e vinin

mbi atë personal, familjar etj.,kurse sot është e kundërta. Rasti e kërkon

të them që shtëpia ime, e djegur në v.2001,dhe në të cilën  në prezencën

e   Kryesisë së PPD-së, me Nevzat Halilin në krye, lindi Dega  e Manasti

rit, u shëndrua në kafene, sepse muaje të tëra, pothuajse çdo, natë mblidhe

shin nga 20 veta për të debatuar rreth problemeve të shqiptarëve.

Tëra shpenzimet, telefonata, udhëtime etj.në qytete të ndryshme, binin në

kurisin tim,edhe pse i pa punë, i them gazetarit dhe shtoj: Sot, për fat të

keq,  pothuajse çdo  kryetar dege, partie, deputet, ministër etj., përpiqet të

përfitojë sa është emundur më tepër, sepse është i  vetëdishëm  që premtimet  gjatë zgjedhjeve nuk do t i realizojë dot kurë dhe si i tillë nuk do mund të rikandidohet përsëri, i them gazetarit dhe, lidhur me dëshprimin im, kam  apostrofuar edhe  listën e gjatë të spiunëve shqiptarë, të cilët, më vjen turp t i takoj dhe t i shikoj në sy. Madje, në një rast, si me shaka, kam thënë që nëse në Maqedoni dhe Kosovë, krijohet një parti shqiptare e përbërë nga kodoshë, mund t ia kalojë çdo parti tjetër, sepse në krye të saj mund të ketë edhe akade

mikë.

Juve, për shkak të aktiviteteve  kombëtare, Universiteti i Manastirit u la pa punë 20 vjet me rradhë, pushteti Ju dogji shtëpine, etj dhe përsëri nuk e lëshuatë Manastirin, pse?

Kur dihet qëllimi, nuk duhet të humbë durrimi, thotë fjala e urtë poçullore dhe qëllimi ishte të largohem nga vendlindja, gjë që nuk e bëra dhe ndjehem krenar për këtë, edhe pse me një pension  prej 250 eurosh sa për të siguruar kafshatën e gojës. Megjithatë, ndjehem krenar që nuk i plotsova dëshirën albanofobëve të Manastirit.

Kur jemi te krenaria, në Flakën e 30 gushtit 1994, thuhet se Ju, gjatë 4 viteve pluraliste,përmes aktiviteteve kombëtare, citpj ,,ringjalltë Manastirin nga të vdekurit,, nga ky  vlerësim ?

Këtë e kam realizuar në cilësi të kryetarit të Degës së PPD-së, duke inicuar themelimin e Radios   së parë private  në gjuhën shqipe, SH.K.A ,,Bashkimi,, etj. gjë që i liroi nxënësit shqiptarë të mos flasin më në rrugë dhe në shkollë maqedonisht si më parë, por në gjuhën e tyre amnore etj. etj.

Familja Juaj, kur Ju ishit 10-11 vjeçar, u internua në Maqedoninë lindore, pse?ishte pyetja e një gazetarit nga Prishtina.

Për shkask të babajt dhe xhaxhajt im, të cilët luftonin në anën e Ballit kombëtar të Mitat Frashërit  në Shqipëri dhe për ti shpëtuar ndjekjeve komu

niste, braktisën vendin.

Ju, ishit  konsulent i vetëm i librit voluminoz,, Maqedonia shqiptare,,botuar në v. 2009. Cili ishte qëllimi i kësaj vepre kombëtare? Pyet i njëjti gazetar.

Demantimi i budallallëqeve  të evidentuara në të ashtuquajturën Enciklopedi maqedonase, e përgatitur nga albanofobët e Akademisë, bashkëpuntorë të së cilës, për fat të keq, ishin edhe disa shqiptarofolës, të cilëve nuk u inresonte fare se ç thuhej për shqiptarët në atë enciklopedi, edhepse përgjegjësi saj, maqedonas, dreklaroi se dorëshkrimi ishte vënë në dispozicion.

Për fund, një pyetje interesante

Ju, sa e di unë, jeni bektashi, prandaj dhe, me siguri, duhet ta dini origji

nën e frazës ,,Nëse je bektesh, e merr vesh,,?.

-Nuk jam i sigurtë, a është e vërtetë ose jo, kjo që do them,të cilën e

kam lexuar ose dëgjuar dikund. Në Parlamentin e Shqipërisë u propozua

që paraja e shtetit të quhet Kolonjar për shkak të meritave të njerëzve 

kësaj ane në çështjen shqiptare,, i them unë ati dhe vazhdoj:

,,Të gjithë u pajtuan përveç deputetit kolonjar, i cili, u ngrit dhe e  pye

ti   propozuesin: ,,A do ishe pajtuar Zotrote që paraja të mbajë emrin

jot-Abaz,,? dhe shkon në pazar dëgjon njerëzit kur pyesin sa koshton

ky gomar, i zoti përgjigjet: ,,Gomari koshton 100 abazë,,. Të gjithë  de

putetët qeshnë  dhe, meqenëse kolonjari ishte bektashi, prej ati momen

ti ka mbetur fraza në fjalë:,, Nëse je bektesh e mer vesh,, në kuptim:nje

ri i ditur

Ps. Në përfundim e sipër, më ra në sy edhe pyetja e një gazetarit: ,,Ci

lin shkencëtar e adhuroni më tepër,,?. -Niko Stilon, sepse  është i men

dimit që shqiptarët janë  popull më  vjetër në botë,,.i them gazetarit,

në fund të intevistës me të.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora