Mendime » Xharra
Fahri Xharra: E kujt është “Koha Ditore”?
E diele, 12.07.2015, 01:27 PM
E kujt është “Koha Ditore”? ose “Kud svi turci , i “ Koha Ditore” tamo !
Nga Fahri Xharra
Të
nderuar miq. Mediat njoftojnë se Kryeministri Turk ka deklaruar se po punohet
shumë për të ngjallur kulturën turke në trojet etnike shqiptare. Ndërsa lexojmë “shqipëria ndodhet në një rrezik
të lartë nga radikalizimi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm, ndërkohë që nuk
është vend imun ndaj këtyre fenomeneve. Ky është konkluzioni i një studimi të
Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (
Vazhdojmë
me lajme inkurajuese : Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës
Ndërkohë,
njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, në një postim në rrjetin
social “Facebook”, ka thënë se rreziku nga sulmet terroriste nuk është i
papritur.” Rreziku nga sulmet terroriste nuk është i papritur. Porse,
fatkeqësisht, shoqëria dhe institucionet e Kosovës nuk kanë dashur ta shohin
këtë rrezik. Madje, kanë demonizuar pothuajse të gjithë ato dhe ato që kanë
ngritur alarmin qysh vite më parë. Radikalizimi, që ka filluar vite më parë,
dhe tru-shpërlarja e organizuar dhe financuar nga organizata e rrjete
ekstremiste dhe/apo terroriste kanë dhënë pasoja të shumta deri më tash. Por, rreziqet e vërteta për sulme terroriste
edhe në Kosovë janë afruar çdoherë e më shumë”…… Te vetdijshëm ?
Tani lexoni një shkrim shumë të “ nevojshëm” për kohën e sotit , që unë e shoh si hipokrizia më e madhe në publikimet e “Kohës Ditore” : “Ka njëzet vite që në historiografinë e Shqipërisë zyrtarisht është imponuar një qëndrim negativ karshi Perandorisë Osmane, invazionit të turqve në Ballkan, kulturës lindore, madje kundër çdo prurjeje që ka të bëjë me Lindjen.
Me një fjalë, kundër çdo fenomeni dhe ndodhie që ka ardhur nga pushtimi osman i Ballkanit, shkruan Koha Ditore, në serinë e artikujve nga Hasan Kaleshi, si pjesë të kumtesës që kishte lexuar në Kongresin I Ndërkombëtar të Turkologjisë në Stamboll, në vitin 1973.
Në shumë vende të librit “Historia e popullit shqiptar” (“Historia e popullit shqiptar I”, botim i dytë, Prishtinë, 1969, në disa vende), i cili dhe reflekton qëndrimin zyrtar të historiografisë shqiptare, hasim shprehje të panjohura për terminologjinë shkencore, si për shembull “turqit e tërbuar”, “hordhitë turke”, “aziatikët turq”, “barbarët”, etj.. “(Turqit ndërprenë asimilimin e shqiptarëve, Koha Ditore , 11 Korrik 2015 )
Dhe “Koha ditore” qanë e vajton : “Administrata e osmanëve në Ballkan, shpërbërja e Perandorisë Osmane dhe padrejtësitë që me të vërtetë iu bënë popullit shqiptar shihen nga prizmi i shekullit XIX. Gjykohen ndikimet shumë të mëdha të orientit në secilin dimension material e shpirtëror të popullit shqiptar. (P.sh. në të gjitha shkrimet rreth folklorit shqiptar nuk thuhet asnjë fjalë për ndikimin e kulturës orientale, megjithëse ky ndikim është tepër i madh.” Dhe redaktorët e kësaj të pëditshmeje” zulmëmadhe “ bashkohen dhe në grup vajtojnë e qajnë dhe sa e sa loti derdhët : . Në njërën anë promovohen veprat “atdhetare” të disa aktivistëve të dyshimtë të periudhës së Rilindjes Kombëtare, e në anën tjetër lihen në harresë personalitete të dobishme të kombit shqiptar. (Në librin “Historia e letërsisë shqipe I-II” të botuar nga Instituti Shtetëror i Tiranës, një kapitull iu është kushtuar humanistëve shqiptarë që shkruan në gjuhën latine dhe italiane, por nuk thuhet madje një fjalë e vetme për Koçi Beun, Lytfi Pashën, Jahja Bej Dukagjinin, Mesihin nga Prishtina, Shemsedin Sami Frashërin, Mehmet Akif Ersojin, e shumë të tjerë që lanë gjurmë në letërsinë dhe shkencën turke. Nga letërsia janë tërhequr edhe ata emra të poetëve shqiptarë që krijuan shqip me alfabet arab). “
Desha ta përfundoj por thash me vete ndoshta edhe ju do të vajtoni dhe po iu japi mundësinë të shkreheni në vaj dhe mos t`ë lejojmë që vetëm ata të “ Kohes Ditore’ të vuajnë nga nostalgjija (përmallimi i tepruar për Hasan Kaleshin , dhe kohën osmane ) .” Pa dyshim se pushtimi i Ballkanit nga turqit rezultoi me dëme të rënda për serbët, grekët, bullgarët dhe disa popuj të tjerë të Ballkanit, të cilët kishin shtet, organizim të kishës, kulturë, letërsi dhe shkrim të vetin. Pushtimi turk i dha fund procesit zhvillues të këtyre popujve, si dhe ngadalësoi zgjimin e tyre kombëtar dhe kulturor, organizimin si kombe unike dhe pjesëmarrjen në lëvizjet kulturore dhe qytetëruese të Evropës. Por, nuk mund të flitet njëjtë edhe për popullin shqiptar, ngase ai nuk kishte asnjërën prej këtyre që përmendëm. Deri në periudhën kur erdhën turqit, shqiptarët ishin nën sundimin e të huajve dhe nën influencën e kulturës së tyre, dhe pandërprerë asimiloheshin etnikisht dhe kulturalisht. Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit, populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri. “
E , i
nderuari Kadare e sheh se sa largë jemi nga realiteti shqiptar? : Më “kot” e thua; “Me Nenë Terezën, ne duhet të
krenohemi, ajo është e të gjithë botës, gjithë planetit. Ç’do njeri i shquar në
botë ka dy informacione bazë. E para, ku ka lindur ajo dhe e dyta e ç´populli
është? Ky është ligj universal i njerëzimit. Tani të heqim dorë ne nga
modestia. E dimë ku ka lindur, po atë punën popullit nuk e dimë mirë ne ,.
Popullin nuk e dimë që i ka varret e nënës dhe motrave në Tiranë! Pse duhet të
tregohemi kaq modest papritur? Kur të tjerët s´na kanë lënë gjë pa na thenë. Na
kanë bërë, egërsira, gangstera, kodoshë e prostituta .. Ç´nuk kanë thënë për
shqiptarët.
Kud svi turci , i “Koha Ditore” tamo .kishim më thënë boshnjakët .( Aty ku janë të gjithë turqit, aty edhe ne të Kohes Ditore )