Grafiti në Prishtinë , fol Glauk
Konjufca!
Nga Fahri Xharra
Para pak çastesh një grup i të rinjëve
në rrugët e lagjes "Dragodan"
kanë vurë mbishkrime kundër amsadorëve në Kosovë. Në këto mbishkrime kërkohet shkruarja në
shtëpi të disa ambasadorëve që operojnë në Kosovë. E pëditshmja “ Zëri” e
quajti Aksion kundër amsadorëve në Kosovë. (28.06.15 )
Kurse qytetari Shpend Bajrami e tha : “Fillimi i fundit të një populli -
komuniteti është atëherë kur atë komunitet, (që s'mund ta quaj popull) e merr
malli për zotërinjtë e tij (serbin, turkun) fillon e mallkon miqtë e
dashamirët.”
“Në kësi
lloj situatash, gjithfarë lloji i aventurierëve, intrigantëve, gangsterëve e
psikopatëve shndërrohen thjesht në heronj. Haxhi Qamili ishte njëri prej tyre,
njëri ndër më famëkëqijtë e historisë së Shqipërisë. Thirrja e tij “Du`m Babën
e jo Papën!” (E duam Sulltanin, e jo Vidin) shprehte mërinë më të madhe ndaj
atdhetarëve dhe protagonistëve të pavarësisë dhe urrejtjen më të madhe ndaj
flamurit kombëtar, “flamurit me sorrë”. Egërsia e tij ishte djegia e shtëpive
dhe pasurive edhe të patriotëve, si ajo e Aleksandër Xhuvanit, Taqi Budës
(babai i Aleks Budës) e të tjerëve, thjesht ngase ata donin një Shqipëri pa
Turqinë. Haxhi Qamili mundohej ta çonte Shqipërinë përtej Adriatikut dhe
Mesdheut dhe ta bashkonte me Turqinë. Ky analfabet dhe injorant turkofil nuk e
kishte as më të voglën ide se çdo të thotë Evropa. Ai s’ishte ideologji
politike përveç përkushtimit të pafrenueshëm për Dovletin, me të cilin i
motivonte ndjekësit dhe mbështetësit e tij.
Por, si
popull, për t`u bërë gaz i vetvetes, ai u shfaq mu në kohën e shtetit të ri të
pavarur shqiptar pikërisht atëherë kur Shqipëria kishte nevojë më shumë se
kurrë për maturi, nguti për të ecur përpara dhe për të vendosur themelet e një
shteti të vërtetë evropian.
Ai u
shfaq si një fatkeqësi por mbi të gjitha si një dukuri që e kishim për ta
quajtur haxhiqamilizëm dhe shfaqet me përmasa më të vogla, me tendencë rritjeje
aty-këtu në shoqërinë mbarëshqiptare edhe pas 100 vjetësh.”
(http://floripress.blogspot.com/2011/08/nga-fahri-xharra-pse-nuk-e-deshem-princ.html
,2011 )
Miku
im Fisnik Peja shkoi me të drejt edhe më largë :
“Haxhiqamilet ne aksion.Shqiptaret ne rrezik...
Kurse
miku tjetër Sahit Hasani , i brengosur tej
mase shkruan: “Po më duket se ky Popull është kah e lyp që jo vetëm
Ambasadorët por ,të tërhiqet komplet përkrahja Ndërkombtare në krye me SHBA dhe
BE .”
Pse nuk e
deshëm Princ Vidin ,në atë kohë ? Fol Glauk Konjufca ! desha të ta rikujtoj “Viti 1914, Serbia dhe Greqia i filluan pushtimet
dhe zaptimet e tyre në Shqipëri, kurse në Shqipërinë e mesme esadizmi morri
hov. Atë e përbënin tre krerët më shkatërrimtarë apokaliptikë, si: Esad Pashë
Toptani, myftiu Musa Qazimi dhe Haxhi Qamili. Këta ishin tre krerët e një
kuçedre, që pasqyronin tradhtinë dhe lakminë, fanatizmin e verbër e krejt këto
nën maskën e fesë. Në atë vit, Shqipëria u bë dëshmitare e një dukurie të
paparë: agjentët e Patrikanës greke, të lidhur ngushtë me fetarin Musa Qazimi,
me njerëzit që pretendonin që luftonin për dinë e dovlet, bashkëpunojnë me çetat
shkatërrimtare greke. po sot?