Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Kush ta mbrojë të kaluarën shqiptare?
E premte, 29.05.2015, 07:00 PM
Nga Fahri Xharra
Arthur John Evans 1878 thoshte „Biri i shqiptarit është bashkëpatriot i Skënderbeut, trashëgimtar i fortë si shkëmbi, që i përket një race luftarake dhe gjithmonë të pamposhtur! I shpejtë, energjik, skeptik, gjithnjë në lëvizje dhe nuk e duron dot mbikëqyrjen. Për të mbi gjithçka tjetër është LIRIA….
Liria po , por sa e çmojmë ate?. Jemi një popull që fatbardhësisht për mbrojtjen tonë ushtarake nuk na duhet të shpenzojmë asnjë cent. Kemi të hyra materile , para të bardha që vijnë nga dhënësit e ndryshëm të ndershëm (që iu dihet prejardhja ) . Kemi profesorë , kemi akademikë në të dy shtetet shqiptare . Kemi universitete publike dhe private. Kemi institucione të cilat derdhin para të mëdha për “muhalife” ( gjëra paradoksale ) , dhe historisë sonë askush asnjë fjalë të mire nuk ia thot.
Historikisht në 2000 vjetshin e fundit nuk kemi pasur kohë dhe mundësi më të mire dhe pa frikë e pa censurë të shkruajmë të kaluarën tonë dhe përfundimisht t`i vejmë në “blokadë” mashtrimet dhe vjedhjet e huaja që poi bëhen asaj pa fije fytyre.
Nuk guxojmë të flejmë . Jemi në gjumë a po jemi në ëndërr ? dhe po na duket se ajo çka po ndodhë me ne , është një lojë fëmijësh?
Shpesh në shkrimet e mia publicistike më japin vërejtje pse vetëm me histori kur kemi probleme edhe më të mëdha se sa këto për të cilat unë shkruaj. E vërtetë është ,por sikur ta bënin të gjithë punën e tyre për atë që janë të thirrur , do të ishte edhe më mire që lexuesi , atdheu dhe historia të begatohen me prurje të reja .
Sot posa e lexova shkrimin : “ Pse kryevepra e babait të albanologjisë nuk u botua kurrë në gjuhën shqipe?! shkruar nga Lekë Pepkolaj .Pse ? Unë ju pyes pse e lejojmë vjedhjen e historisë të lashtë pellazge, ilire , dardane arbanase dhe së fundi shqiptare ? Pse? Sidoqoftë , dikush duhet të ngris zërin kundër të gjitha të metave shoqërore në mënyrë të ndershme dhe pa interes personal .
Efesi grek në Turqi , e tani na
Sipa
serbeve , (" Esej o Iliadi " Slobodan M . Filipoviq ,
"Perendesha e Efesit ishte serbe nga Metohija ( Dukagjini) " Kurse ne literaturen botërore , kjo perendeshë ishte Greke,( Efesi eshte ne Turqinë e sotme)
Te bisedojme : ne te djathtë veshje popullore dikur shqiptare ( tani qenka serbe e Metohisë )
Sa e komplikuar kjo histori ? Jo, aspak por ne nuk e duam , dhe nuk e pranojme si te tonen, ashtu na kane mbushur mendjen ose na kane obliguar shtrembet te mendojme )
Kundër gjithë gënjeshtrave dhe akuzave se shqiptarët janë egërsira unë citoj fjalët e Eriksonit, këshilltar amerikan, që ata e kanë dashur dhe e duan, pse ai ka punuar e jetuar midis tyre. “Nuk ka popull më të dëshirueshëm dhe më të dashur në gjithë Europën se Shqiptarët. Ata kanë në të njëjtën kohë elementët e forcës, burrërinë, kurajon, të lidhura me devotshmërinë më të butë dhe më të ligjshme!”. E vërtetë , i kisha thënë Zotit Ericson. Por jemi të lehtë , lehtë mashtohemi .
Pita dhe spiralja . Serbët pyesin : nga iu erdhë atyre emri “pita” ( shqip pitja , pite ) ?
Ata e spjegojnë kështu “ Formen spirale , ne serbët e quajmë pite.Pita është fjalë sanskrite që do të thot
“ ati, babai” Ishte dikur Perendia Prajapita , që do të thot “ babi i popullit “ prajapita kishte ardhur nga kosmosi për ta shpëtuar botë. Dhe besuat apo jo, ai ishte serb. (fig 1)
Figure 1
Buka e pagëzimit tek sllavët (fig 2) Pse shkronja S , në bukën e pagëzimit ?( simbolet diellore janë ruajtur shumë tek sllavët –shkruajnë ata , te sllavët (serbët) e Bosnes qendrore ???? )
Figure 2
Mbetshi me shëndet , deri në publikimin tjetër.