Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Shqiptarët ortodoks të Pejës
E premte, 26.06.2015, 07:32 PM
Shqiptarët ortodoks të Pejës
Nga Fahri Xharra
Shqiptarët ortodoks të viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, na mbetën si të ndarë dhe ne i quajtëm shkije! Falë shkizmës. Mirëpo, a e merituan ata këtë veçim?
Deri me
ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte
organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb
shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e
përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët). Qëllimi tij
ishte që të pushtonte Konstantinopolin dhe të bëhet trashëgimtarë i
Imperatorisë së kohës. Car dhe si i tillë, sundimtar i Ballkanit dhe i serbëve
të tij (?) (në atë kohë serbët ishin në pakicë e Car Dushani- arbanas
ortodoks.)”. Ndërsa studiuesi tjetër serb Lazo Kostiq shton: “ Nemanasit
(Nemanjiqët-sipas atij) kishin mundur të sundojnë Bizantin, por jo serbët”
(Sepse nuk kishte Serbi). Historia serbe flet ndryshe, flet ndryshe dhe e
gënjen historinë ndryshe. ( për me shumë lexojeni . “
Por , shtrembërimet historike nga të tjerët për ( se nuk kishim gojë për të folur !!!) e katandisen jo vetëm historinë por edhe popullin tonë si mos më keq.Me miliona shqipëtar u bën turq , boshnjak sepse e kishin të lehtë se ishin musliman , e në anën tjetër u sllavizuan dhe u grerqizuan si ishin të fesë ortodokse.
Fatkeqësia është edhe më e madhe ,që edhe në ditet e sotme kur “ mësuam shkrim –lexim “ na dalin shtembëruesit tjerë autokton ,shqiptarë me fytyra të dyfshta dhe flasin e shkruajnë jo për në por për ata që na sollën në këtë gjendje. Nje fare profesori (Prof. Nexhat Ibrahimi nga Prizreni , i edukuar në frymën e Alija Izetbegoviqit në Sarajevë ) e mbeshtjellë token tonë me një histori e cila nuk qëndron “as në tokë e as në qiell:: “(1) Pushtimi romak i trojeve ilirike bëri që një pjesë e popullit vendas, veçan qendrat, herët të bien nën ndikimin politik e ekonomik, e më pastaj edhe religjioz, kulturor e shoqëror. Ky proces quhet romanizim. Më vonë, duke filluar nga shekulli IV, filloi, nëpërmjet pushtuesve romakë, edhe kristianizimi i trojeve tona. Mirëpo, që në fillim një pjesë e popullsisë vendase i bëri rezistencë të madhe pushtuesit të huaj, duke refuzuar njëkohësisht edhe romanizimin edhe kristianizimin. Kjo pjesë e popullsisë, mjaft e konsiderueshme, qoftë tërësisht duke e refuzuar romanizimin e kristianizimin, qoftë vetëm formalisht duke e pranuar atë, sa për t’iu shmangur zhdukjes fizike, u përballoi vështirësive kohore dhe në shekullin VIII e më vonë u ndesh me kulturën arabo-islame. Kjo ishte realitet sidomos në pjesën lindore të Dardanisë, d.m.th. në Kosovën e sotme, në pjesët lindore të Serbisë së sotme dhe në një pjesë të Maqedonisë. (Prof. Nexhat Ibrahimi ) (2) Me keqardhje duhet konstatuar se hulumtimet në këtë fushë janë nën çdo nivel, ndaj shkencëtarët e painformuar injorojnë realitetin historik se një pjesë e trojeve dardane dhe ilire përgjithësisht, më herët është islamizuar se që është kristianizuar. Shembulli i peçenegëve, muslimanëve në mbretërinë bullgare, i turqve vardarianë dhe i pranisë muslimane në bregdetin ilir më se një shekull e gjysmë, është i qartë dhe kërkon studime më të hollësishme në të gjitha segmentet e mundshme. Në anën tjetër, me këtë realitet, deri tash të heshtur, të parëve tanë muslimanë do t’u bëhet e padrejtë duke thënë se kanë qenë katolikë, por Turqia i bëri me dhunë muslimanë! Parullat e tilla, si duket, do t’i përdorin vetëm mediokrët dhe sharlatanët shkencorë, por jo edhe shkencëtarët e mirëfilltë. ( Prof Nexhat Ibrahimi ) “”” Pra ?
Kemi edhe Historian të tjerë të cilët përkundër vlerave të tyre që i kanë, në disa raste “ rrëshqasin” dhe padashtas ( apo me dashje krijojnë huti në opinionin e interesuar shqiptar ) dhe i mohojnë apo as që i cekin disa periudha të cilat i dalin në mbrojtje të qenjes sonë shqiptare në këto toka, Jahja Dranqolli , prof .dr.
Historiani Drancolli me kete bisede tregoi se eshte perfaqesues i denje i shkolles nacional-historike serbe. Nuk eshte cudi pse ky me ekipin e "historianeve" kosovar ia falen trashegemine kulturore e me kete edhe te drejten historike te Kosoves shtetit serb qe ndodhi permes Pakos se Ahtisarit. Me kete te drejte false, te cilen ia dhuruan ekipi i "eksperve", ku mori pjese edhe ky historian, shteti i Kosoves ne te ardhmen mund te kontestohet ne planin historik dhe te trajtohet si nje sajese artificiale. Pos pergjegjsise shkencore e morale (si kinse intelektual) keta mbajne edhe pergjegjesi politike per lojen me te ardhmen e shtetit te Kosoves.
Shih burimet historike, jo propagandë. Shkenca nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.- thot Nikollë Loka , historian . Eshtë e pranuar se trojet shqiptare per shkaqe gjeopolitike u perfshinë në sferen lindore dhe ndikimi i botës ortodokse qe më i madh dhe më i drejtperdrejtë.
Mos të harrojmë se : “Deri me ardhjen e turkut e gjerë në shekullin XV-të, nuk kishte shtet serb, nuk kishte organizim të një shteti të mirëfilltë serb. Vladimir Çoroviq, në historian serb shkruan: “Dushani e krijoi një principatë e cila nuk ishte serbe, por e përzier, e përbërë nga Serbët, Helenët dhe Arbanasit (Shqiptarët).(fxh)”
Pra shqiptarët ortodoks falë ndarjes së kishes lindore nga ajo perendimorja , falë Shikzmës ( 1047 ) i quajtëm shki , shkije . Kjo ndoshi 400 vjet para ardhjes së turkut në këto anë .
Nëpër publikimet serbe i gjeta fotot origjinale nga ajo kohë, atherë kur shqiptarët katolikë nuk kishin asnjë përkrahje , e shqipatarët musliman i besonin “ dumëbabës”
Shkenca e historisë nuk është çfare dëshirojme ne te ndodhte, por çfarë ka ndodh në të vertetë.
Shqiptare ortodokse e Pejës , viti 1938.
Shqiptare ortodokse të Pejës 1928.
Familje ortodokse shqiptare e Pejes 1904
Ne te djathte shqiptare e Dukagjinit( sipas serbeve , grua serbe e Metohisë? ) Ne te majt Grua Dardane e Efesit nga “Artemisa”
Shqiptare ortodokse te Pejes 1936
Shqiptare ortodokse te Pejes , 1939
Shqiptare ortodokse të Pejës 1936