Mendime » Xharra
Fahri Xharra: Oliver Schmitti dhe ndërrimi i Historisë (2)
E marte, 07.07.2015, 07:42 PM
Shmitti dhe deformimi i qëllimshëm i historisë
(Pjesa 2)
Nga Fahri Xharra
“Humbja e
traditës në kombinim me dobësine e shtetit, ka krijuar një masë kaotike të
hutuar. Këtë më së miri e pamë te Shqipëria post-komuniste. Komunizmi kishte
ndaluar traditën dhe kishte instaluar një shtet të hekurt autoritar, për ta
zevendesuar traditën. Fuqia, dhuna e shtetit dhe regjimi, ishte ajo qe e mbante
nën kontroll të hekurt hutinë e shqiptarit, që vinte për shkak të mohimit të
tradites (religjioneve dhe kanunit). Pasi shqiptari u lirua nga hekurat në të
'90-at, ai nuk e pati më traditen në shpirtin dhe moralin e tij, por doli prej
komunizmit si një egërsirë qe
vazhdon nga dje…
Ndersa fakti qe tani politika ia bene kete 'dhurate' ASHAK-ut ka te beje edhe me lidhjet e disa shokeve 'historiane' te Schmitt-it ne Kosove, qe politikisht jane te afert me 'rilindjen' ne Shqiperi, te cilet 'historiane' jane te 'shkolluar' ne universitetet evropiane, dhe (vetem) per kete arsye paraqesin ‚eliten‘ e re ‚shkencore‘ e politike.
Kjo ‚elite‘ e re paraqitet si ndjekese e Schmitt-it qe para publikimit te perkthimit te A. Klosit, si ‚liber‘ kunder Skenderbeut ku provon qe gjithe luften e Skenderbeut ta paraqes si lufte per hakmarrje, me crast ai 'harron' qe Skenderbeu kishte luftuar edhe kunder Republikes se Venedikut, kunder Brankoviqeve vasal te Sulltanit, kishte ndihmuar Huniadin ne Hungari dhe per me teper kishte ndihmuar Romen dhe Mbreterine e Napolit (Alfonsin V) ne Itali, duke fituar keshtu feude ne Jug te Italise dhe duke u bere feud me te dy anet e Adriatikut !! Duke marr titullin me te larte te asaj kohe „Athleta Christi“ !
Gjera qe nuk jane bere, as arritur per hakmarrje, respketivisht nje pohim i tille eshte jo vetem joshkencor, por edhe nonsens. I kategorise se tille eshte edhe qendrimi se ne ate kohe te Gjergj Kastriotit nuk kishte Komb shqiptar, pasiqe nuk kishte kombe, mirepo ne te njejten kohe, po ne kete ‚liber‘ shkruhet se nena e Skenderbeut ishte serbe e ai ‚nip serb‘, qe ne fakt deshmon manipulimin tjeter ne kete liber, te shpaljes se ‚kombit serb‘ ne kohen kur nuk kishte kombe ?!
Per me shume perpilimi shkencor i manipulimit shkon edhe me tutje, duke provuar qe edhe vellezerit e motrat e Gjergj Kastriotit, per me teper edhe babain e Tij Gjonin ti nxjerr si sllav e serbe, per shkak te orthodoksise se tyre. Dicka teper e pavertete per atehere, por edhe per tash, pas aq shume falcifikimeve te historise, pasiqe orthodoksizmi tek shqiptaret nuk mund te shlyhet me nje rishkrim te historise.
Ashtu sic nuk mund te heshtet e tretet Kuvendi i Arberit (1444), si Kuvend i Princave dhe Feudaleve Shqiptare te mbledhur per te krijuar nje 'Beselidhje' dhe nje organizim politiko-ushtarak per lufte dhe mbrojtje kunder perpjekjeve te Perandorise Osmane per te pushtuar trojet e tyre. Kuvend ky qe u thirr ne baze te kritereve te prejardhjes, pra gjuhes dhe kultures, me perfshirje te perbashket territoriale me forca te armatosura e burime materiale, i cili doli me vendime e perfundime per nje ushtri te perbashket, me udheheqje politike dhe ushtarake te perbashket dhe me financa te perbashketa, artibute keto qe se bashku tregojne per karakteristikat, jo vetem te Kombit, por edhe te shtetit, respektivisht mbreterise – per me shume jo vetem per ate kohe, por edhe per sot – per te cilin Gjergj Kastrioti ishte shpallur udheheqes i Beselidhjes politiko-ushtarake (1444) dhe me vone ishte shpallur Mbret i Shqiperise, Epirit e Maqedonise (1458) dhe njohur nga Papa Piu II.
…
Keshtu, ata historiane qe kundershtuan Schmitt-in u etiketuan si historiane te komunizmit dhe keto etiketime fillimisht i bene bartesit e 'rilindjes' se historise dhe politikes ne Shqiperi dhe perkrahesit e 'rishkrimit te historise' shqiptare, e cila prap filloi ne Kosove me kerkesen e Turqise dhe pajtimin e KEQqeverisjes se kaluar, per te vazhduar mandej si fushate e ‚osmanlinjeve te rinj‘.
Shkrimtari
i shquar Ismail Kadare konfirmoi faktin se është në listën e intelektualëve që
kanë firmosur peticionin kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen e
autoriteteve shtetërore turke.
“Nga Peticioni “Përpjekja për të trilluar një histori të paqenë, me pseudohistorianë dhe pseudokomisionerë shtetërorë, të drejtuar sipas një projekti të errët politik, s’i shërben as paqes dhe as miqësisë së vërtetë mes popujve dhe as projektit të një të ardhmeje që sjell paqe, harmoni e mirëkuptim. Përpjekjet që interpretimi i historisë të bëhet në funksion të pushtetit dhe jo në funksion të së vërtetës, janë të rrezikshme dhe vënë në pikëpyetje të ardhmen tonë.( Kadare: Pse e firmosa peticionin, kundër rishikimit të historisë nën mbikëqyrjen turke )
Ndryshimi
i historisë në formë arbitrare, duke i ardhur rreth oreksit të diplomacisë
turke, krijon një precedent të rrezikshëm: pas disa vitesh edhe
Vijon neser