E diele, 28.04.2024, 01:06 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Është koha të duhemi

E hene, 27.07.2015, 07:50 PM


''ËSHTË KOHA TË DUHEMI''!...

Nga Dibran Demaku

Është ky një titull i një poezie të poetit të njohur në përmasa kombëtere e më gjër Ali Podrimja.Nuk dihet se në ç`gjendje shpirtërore do të ketë qenë poeti kur e ka shkruar këtë poezi, por nga vetë titulli mund të supozohet se do të ketë qenë në gjendje dëshpërimi për  shkak të ndonjë krize morale apo edhe kombëtare të kombit!E dihet që kombi ynë, për shkaqe historike që dihen gjatë tërë historisë së tij, shpeshëherë është gjendur në zgripc të fatit kur tek ai është shfaqur ajo ndjenja hamletiane:“Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është qështja“!...

Mileniumi i ri, që sapo ka filluar i ka gjetur shqiptarët të përqarë e të shpërndarë si asnjëherë më parë në historinë e tyre mjëvjeçare.Globalizimi politik dhe ekonomik, që përfshiu njerëzimin në përmasa planetare,  i gjeti shqiptarët të papërgatitur.Sot e këtu ata deshën nuk deshën, duhet t`i përshtaten kësaj lëvizjeje të re.Dhe shqiptarët, si shqiptarët e përqafuan këtë lëvizje të re pa e bërë mendjen dysh!Dhe kur ti që deri dje ke jetuar një jetë brenda rrethit tënd kombëtar, kur ai rreth zë e zgjërohet, ti deshe nuk deshe do ta humbësh ekuilibrin! Kështu  rrethanat e reja, të krijuara si të thuash ia lëkundën ekuilibrin kombit shqiptar!Dhe kur individi humbë ekuilibrin, në jetën e tij ndodhë rrokullisje e madhe, e cila shpeshëherë e dërgon në humnerë.Një fenomen i tillë mund t`i ndodhë edhe kombit, kur ai është i vogël në numër, siç është kombi ynë!...

Përveq të tjerash, globalizimi politik dhe ekonomik, tek shqiptarët solli edhe fenomenin e shpërprishjes kombëtare e që është ikja nga trojet e veta etnike.Dhe kjo ndodhi dje e po ndodhë edhe sot për shkaqe ekonomike, apo për një jetë më të mirë.Një armatë e tërë të rinjsh shqiptarë, apo ajo pjesa më vitale e kombit ka ikur nga trojet e veta etnike! Ata që kanë mbetur janë në pritje të realizimit të ëndrrës së tyre e që është:Ikja nga vendi i tyre?!Dhe ata ëndrrat e tyre i realizojnë në mënyra e forma nga më të ndryshme: Dikush duke kaluar ilegalisht kufij shtetesh;dikush duke lidhur martesa me të rinj e të reja të kombit të vet që tashmë ndodhen në cepe të ndryshme të planetit e dikush tjetër duke lidhur martesa me të huajt e qfarëdo ngjyre e gjaku qofshin ata?!...

Kjo shpërprishje që po i ndodhë kombit tonë, në këtë milenium të ri, nuk i ka ndodhë asnjëherë në historinë e tij mijëvjeçare.Andaj ky fenomen tragjik do të duhej të ishte një temë e ngritur për studim nga sociologët dhe psikologët e kombit!...Dhe atë sa më shpejt aq më mirë!...Më mirë sot se nesër do të bëhet shumë vonë!...

Megjithate, më të rrezikuarit e kombit,  për shpërbërje, mbetën mërgimtarët, ata që për një arsye apo një tjetër ndodhen në cepe të ndryshme të planetit.Ata, pra mërgimtarët shqiptarë ngjajnë në ato pikat e shiut që bijnë furishëm mbi sipërfaqen e detit dhe sapo takohen me ujin e tij, tretën në te!Kur kësaj t`i shtohet edhe fenomeni i lidhjeve martesore të të rinjëve shqiptarë, me të rinj apo të reja të vendeve ku jetojnë, atëherë shpërbërja e tyre kombëtare, apo siç thuhet ndryshe asimilimi i tyre është i pashmangshëm?!

Tentimet e familjeve të tyre, që ata të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të shpërndarë gjithanej cepeve të planetit, të bëjnë martesa me të rinj dhe të reja të sjellur nga trojet etnike shqiptare, në shumicën e rasteve, për shkaqe nga më të ndryshme, përfundojnë të pasuksesshme?!...Të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të lindur dhe të rritur larg etnikumit shqiptarë, nën presionin e vazhdueshëm socio-kulturor të vendeve ku jetojnë, vështirë të pajtohen me të rejat e të rinjtë në trojet etnike shqiptare, të rritur dhe të edukuar në rrethana krejt  të tjera socio-kulturore! Andaj, shumë prindër shqiptarë, të ballafaquar me këtë fenomen të ri, në kohë të fundit sikur janë pajtuar me fatin, dhe ashtu në heshtje lejojnë që të rinjtë dhe të rejat shqiptare, të lidhin martesa me të rinj dhe të reja të vendeve në të cilat jetojnë?!...

Që ky fenomen i ri të paraqitet me tërë vrazhdësinë e tij, është kur nga këta prindër dëgjon të flasin me gjuhë denigruese për vendin e tyre dhe për njerëzit e gjuhës dhe të gjakut të tyre?!...Nuk dihet se si dhe përse ka lindur një frustrim i tillë i prindërve shqiptarë, në mërgim, në raport me njerëzit e gjuhës dhe të gjakut të tyre, që jetojnë në trojet etnike shqiptare?!...Mbase edhe ky fenomen i ri do të mund të ishte temë studimi për sociologët dhe psikologët e kombit?!...

„Është koha të duhemi“!-thonte vite më parë në poezinë e tij poeti ynë kombëtar Ali Podrimja.Është koha të duhemi-do të duhej të ishte fjala e parë e çdo shqiptari, kudo ku ndodhet ai!Sepse po nuk e deshëm ne vetëvetën dhe njeriun e gjuhës dhe të gjakut tonë, kë do ta duam pastaj?!...

Është koha të duhemi!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora