E diele, 28.04.2024, 03:17 AM (GMT+1)

Mendime

Dibran Demaku: Kur të sulmon e fyen miku!

E marte, 28.07.2015, 07:46 PM


KUR TË SULMON E TË FYEN  MIKU?!...

Nga Dibran Demaku

Jeta e njeriut është shumë më komplekse dhe më e ndërlikuar sesa mendojmë ne.Ajo nganjëherë di të jetë aq e padrejtë dhe e pamëshirëshme, saqë individin e shtyn t`a kujtojë atë të famshmen hamletiane:“Të rrosh apo të mos rrosh-kjo është çështja“?!...Dhe, kjo ndodhë kur të sulmon e të fyen pa të drejtë personi që ti deri dje ke menduar se e ke mik për kokë?!...

Deshe apo nuk deshe, ti do të ndalesh e do ta kujtosh tërë të kaluarën tënde jetësore;do të kujtosh deri në imtësinë e grimcave atomike se ku ke gabuar me Mikun! Me Mikun që të sulmon e të fyen me fjalët më denigruese:Të quan trathtar(edhepse ti e di me tërë ndërgjegjën  tënde se nuk ke qenë i tillë);të quan spiun( edhepse ti e di me tërë ndërgjegjën tënde se nuk ke qenë i tillë);të quan titist(edhepse ti e di me tërë ndërgjegjën tënde se nuk ke qenë i tillë)?!...

Dhe natyrisht që edhe ti je prej mishi e prej gjaku, andaj sulmi dhe fyerja e mikut të lëndon! Të lëndon dhe të ngritë edhe tensionin e gjakut!Të bën të mendosh se si të ia kthesh Mikut sulmin dhe fyerjen!Në fillim, ashtu i nxehtë siç je, ti mendon se sulmin dhe fyerjen duhet të ia kthesh me të njëjtën monedhë!Sa kalojnë minutat ti e pyet vetën se athua duhet që edhe ti të biesh në nivelin e Mikut tënd dhe ta sulmosh e ta fyesh atë?!Ti që as nuk je i rrëmbyer si ai dhe as dëshiron të jesh i tillë?!...

Minutat ikin e ti ende nuk ke vendosur se si do të bësh: Ta sulmosh e ta fyesh apo ta harrosh atë ngjarje si një plaçkë të pavlerë?!...

Kur tashmë je qetësuar dhe kur tensioni i gjakut t`u ka kthyer në vlerat normale, në skutat e trurit të është kujtuar një detaj fare i imtë që ka të bëj me Mikun tënd: Para ca kohësh ti ke biseduar me Mikun tënd(apo ke shkruar nëpërmes të Facebookut) krejt njësoj është, dhe në bisedë e sipër keni kujtuar të kaluarën.Miku yt e ka sharë Titon(dhe mirë ka bërë), pastaj fare rastësisht ka rënë biseda edhe për Enverin(Hoxhen).Ti pa menduar se miku yt është një enverist i zjarrtë i ke thënë ca fjalë denigruese për idolin e tij! Ai, në mbrojtje të idolit të tij ka shpërthyer duke të quajtur ty trathtar të kombit dhe të atdheut?! Ti, ke qeshur dhe kështu e ke tejkaluar momentin kritik të zënies me Mikun?! E ke kuptuar se Mikut tënd i është ndalur ora tek idoli i tij dhe nuk ke dashur që zënka të shpërthej edhe më shumë, duke shkruar për gjëra të tjera!...

Ora e ndalur e Mikut  ngjanë me atë populloren në të cilën thuhet:Dy vëllezër, të moshuar kishin shkuar te një mik i tyre për darkë.Pasi kishte përfunduar darka dhe muhabeti, ata dy vëllezërit i kishin uruar natë të mirë mikpritësit të tyre dhe kishin marrë rrugën e kthimit për në shtëpi.Ishte natë verore e kthjellët me një qiell plot me yje.Duke ecur njëri nga vëllezërit ishte ndalur për një çast dhe duke vështruar qiellin kishte thënë:-Sikur qielli të ishte livadh  im!Vëllai tjetër e kishte shikuar me habi, por për të mos mbetur prapa kishte thënë:-Sikur yjet e qiellit të ishin delet e mija!...

Vëllai që kishte shprehur dëshirën që qielli të ishte livadhi i tij e kishte pyetur të vëllain që kishte shprehur dëshirën që yjet e qiellit të ishin delet e tij:-Sikur yjet e qiellit të ishin delet e tua ku do t`i kullosje or vëlla?!Tjetri pa një pa dy ia kishte kthyer:-Në livadhin tënd o vëlla?!-Punë që s`bëhet!-ia kishte kthyer i vëllai.-Bëhet, bëhet!-ishte përgjegjur tjetri.

Jo bëhet, jo s`bëhet…jo bëhet, jo s´bëhet… dhe të dy vëllezërit ishin zënë keq me njëri tjetrin?!Thuhet se ia kishin dhënë njëri-tjetrit ca grushta e shqelma derisa ishin lodhur?!Kur ishin lodhur ishin ulur të pushonin.E kishin kuptuar gabimin dhe i kishin kërkuar falje njëri-tjetrit.Ishin pajtuar dhe kishin vazhduar rrugën.Në rrugë e sipër vëllai që kishte shfaqur dëshirën që qielli të ishte livadhi i tij kishte thënë:-Dhe ti thoje se do t`i kullosje delet në livadhin tim?!-E pse mos t`i kullosja?!-ia kishte kthyer vëllai tjetër.Nuk dua që të zihemi sërish!-ia kishte kthyer vëllai i deleve, por dije se po t`i kisha të gjitha ato dele do t`i kullosja në livadhin tënd!-Jo, qebesa!-ia kishte kthyer vëllai tjetër.-Po qebesa!-kishte shpërthyr vëllai i deleve!-Jo qebesa, po qebesa…jo qebesa, po qebesa!…dhe grushtat e shqelmat kishin nisur sërish.Ishin rrahur vëllezërit sërish?! Ishin rrahur për qiell e yje?!...



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora