Mendime
Kabil Bushati: Dritëhijet e luftës së Koplikut (2)
E shtune, 01.08.2015, 06:26 PM
PËRSE NUK KREMTOHET “LUFTA E
KOPLIKUT”?
Pjesa e dytë
Nga Kabil Bushati
Mirenjohja nuk njeh kufij ndërshtetrorë edhe ato që janë përtej detit. Mjafton të përmendim këtu një rast tipik të një poeti italjan të njohur.Poeti italjan D’Annuzio kishte premtuar para dhe armë dhe hollësitë ishin diskutuar me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin. Brenda Kosovës lëvizja do të përqendrohej rreth rebelit legjendar Azem Bejtja nga Galica. Dhe me të vërtetë, D’Annuncio dërgoi dy torpediniera me armë dhe material luftarak në Shëngjin, të cilat do të merreshin në dorëzim nga koloneli kosovar Dervish Mitrovica.
Por kur piroskafët apo torpedinierët e ngarkuar arritën në Durrës, kryeministri Sulejman Delvina urdhëroi që ngarkesa e rrezikshme të kthehej andej nga kishte ardhur. Politikani Sejfi Vllamasi, dëshmitar okular në takimet e për-faqësuesit të Qeverisë së Tiranës Ahmet bej Zogolli, ministër i Punëve të Brendshme dhe prefekt i komanduar i qarkut të Shkodrës, me përfaqësuesit e Mbretërisë së Jugosllavisë, dëshmon:
Sejfi Vllamasi shkruan:”Zogu menjëherë prej Shkodres vjen në Tiranë dhe, së bashku me kryeministrin, vendosin e na nisën Xhemal Naipin e mua, natën, për në Shkodër me 20.000 fr. ari me vete për prefekturën, me mision të provokonim çdo masë paqësore ose ushtarake për të evituar me çdo kusht shkarkimin e armëve nga vapori që kishte ardhur prej Durrësit në Shën Gjin, pasi fuqitë jugosllave ishin përqendruar në grykën e Bunës, gati për të okupuar Shëngjinin, në rast të shkarkimit të armëve.
Ne, qysh atë natë, erdhëm në Shkodër dhe, në orët e vona u takuam me Bajram Currin për ta bindur atë, pasi ishte më i arsyeshëm se të tjerët. E diskutuam çështjen nga çdo pikëpamje, por nuk mundëm ta bindnim Currin, pasi influencohej prej Bedri Pejanit, që ishte në favor të shkarkimit të armëve. Atëherë shkuam po atë natë në prefekturë, ku na prisnin ndihmësprefekti Sulçe Bushati me komandantin e xhandarmërisë Malo Bushatin për të marrë vesh përfundimin e bisedimeve. Pasi të gjitha përpjekjet me anë bisedimesh dështuan, u vendos për masa ushtarake. Malo(Melgusha) Bushati dërgoi në Shëngjin një fuqi xhandarësh nën komandën e kapiten Hasan Bushatit për të ndaluar me forcë shkarkimin e armëve.” 5)
Fakti që kufijtë e Shqipërisë, në vend që të ndiqnin linjën etnike, ishin produkt i problemeve gjeopolitike, e bënte të qartë se shqiptarët, të dëshiruar për rishikimin e kufijve, do të luanin një rol shumë të rëndësishëm në luftën politike, thotë studiuesi kanadez Robert Austin. Më 1912, trojet ku shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë (trungu etnik), kishin një sipërfaqe prej gati 52.000 km katrorë, me rreth 1.550.000 banorë, nga të cilët afërsisht 1.335 mijë shqiptarë. Kufijtë politikë të caktuar në Londër më 1913, sipas vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha, kishin lënë brenda trungut etnik shqiptar rreth 28.000 km2, me një popullsi prej 740.000 banorësh; pjesa tjetër e trojeve shqiptare prej rreth 24.000 km2, me 595 mijë shqiptarë, iu aneksua mbretërive të Serbisë, Greqisë e Malit të Zi. Trojet e aneksuara nga mbretëritë fqinje përfaqësonin krahinat bujqësore më pjellore dhe zinin sipërfaqen më të madhe agrare të trojeve shqiptare. Me këtë gjymtim territorial u ndërpre procesi ekonomik i shkrirjes së trojeve shqiptare në një treg të brendshëm kombëtar; brenda kufijve të Shqipërisë mbetën viset malore dhe ultësira perëndimore, kryesisht zonë moçalore. Në të vërtetë, problemi i kufijve dhe mënyra e përcaktimit të tyre “ka qenë shkaku i lindjes së irredentizmit shqiptar”, thotë historiani Xhorxh Kastelan.
Përkujtimi i kësaj lufte mbrojtëse (si dhe të tjerave) që kanë sjellur lumenjë gjaku e dete mjerimi ,nuk kanë per qellim të nxisin urrejtjen me fqinjet sot as mot ,nuk kanë si qëllim të nxisin ndasitë mes kombeve, por të tregojnë realitetet reale dhe se si keto realitete nuk duhet të përseriten më mes nesh në forma e trajta të tjera më të kamufluara.Luftrat nuk na çojnë asgjekundi,veçse prodhojnë vrasje të pafundme njerëzore.
Babai im,që kishte ardhë vullnetarë nga Shkodra nga lagjja Dudas, pati si trofe nga kjo lufte një gjë shumë simbolike,një pushkë jugosllave.Këtë gjë ma ka konfirmuar 50 vite më vonë plaku nga Polvari i Koplikut, Met Saiti. Kaq solli në shtëpi nga kjo luftë e gjatë 7-mujore,dhëmb për dhëmb e gjak për gjak me sërbët,duke levizuar me këmbë së bashku më shokët vullnetarë shkodranë,zall më zall,mal më mal e kodër më kodër në trevën e Koplikut. Plagë nuk mori,ndonëse shumë herë vuri kokën e tij në rrezik,por kështu deshi fati që të kthehej i pa prekur nga plumbat.Asnjë mirënjohje nuk pati as për babanë as për shokët e tij qytetarë,malësorë të ardhur nga të tëra trevat shqiptare që qëndruan me trimëri të radhë për shtatë muaj rresht nga Hoti,Kastarati,Shkreli, Kopliku,Grizhja,Vraka. Vërtetë të bën përshtypje një gjë se si u anashkalua kjo epope dhe e mbuloi heshtja. Lufta e Koplikut,me ato veprime taktike luftarake,ku shkelqeu edhe një here si feniksi zgjuarsia dhe trimeria e prijësve popullorë në tërë linearitetin e tyre,do të mbetet në fondin e artë të përpjekjeve shqiptare për ruajtjen e kufijve të tyre,kundër shovinizmit sërbomadh.
Por në
dritëhijet e historiografisë komuniste në Shqipëri, Lufta e Koplikut u mënjanua
fare dhe pothuajse u harrua. Për turp të kësaj historiografie edhe në dy tre
raste të përmendura, flitet për ushtarë anonim dhe nuk përmenden ata kapitenë
dhe udhehqësa popullorë që bënë këtë epope,perfshi edhe Ministrin e Brendshëm
të Qeverisë Shqiptare Ahmet Zogun. Sulço Beg Bushati, pasi u arrestua nga
rregjimi komunist dhe pas disa kohësh u
pushkatua, si “shperblim “ për Luftën e Koplikut. Hamid Gjylbegu oficer me
Akademi Ushatarake të kryer në Stamboll
dhe Akademi Shtatmadhorie të kryer në
Nuk duhet të harrojmë për asnji cast se Lufta e Koplikut është zhvilluar pothuajse paralel me atë të Vlorës. Lufta e Koplikut zgjati 7 muaj ndersa lufta e Vlorës 2 muaj.E para lihet tërësisht në errësirë,ndërsa e dyta ndricohet komplet.Historia komuniste e shpalli Luftën e Koplikut non grata dhe ja mbylli çdo dritë,ndërsa Luftës së Vlorës ia hapi dritat jeshile duke e potencuar gjer në majet më të larta. Historianet vlonjate me bujë përmendin, ndërthurin dhe vënë në një veprimtari intensive historike 696 emra personash dhe personalitetesh, kryesisht nga Labëria.
Dihen nga të gjithë flirtet e Enver Hoxhes me Titon.Te dy së bashku synonin për të bërë Jugosllavinë e Madhe,e në këtë kuadër në tryezë të bisedimeve ishte shndrrimi i Shqiperisë në “Republikë të Shtatë”.Propaganda e djallëzuar komuniste paraqiste shqiptarët dhe jugosllavet si dy popuj vëllezër.Kështu që Lufta e Koplikut u harrua dhe u la në Kalendat Greke.Ndërsa kjo luftë po harrohej ne sytë e shqipitarvet,një tjetër luftë po glorifikohej,ajo e Vlorës.
Lufta e Vlorës që zgjati tre herë më pak se ajo e Koplikut po maksimalizohej dhe potencohej në sytë e shqiptarëve dhe po bëhëj sa lufta e Trojës. ”Herojt” e Vlorës nuk i zinin muzeumet,dhe ndërtoheshin përditë të reja në qytete,kryeqytet e fshatra.Ishte epoka kur kishte superprodhim muzeumesh.Të gjithë vlonjatët ishin heroj dhe heroina.Të gjithë duhet të shkonin në shkolla të larta jashtë shtetit,dhe mundësisht në shkolla ushatarake. Arriti puna sa nga një fshat i vogël si Tragjasi të gradoheshin tre gjeneralë.Vlora po gjeneralizohej.U dekoruan me qindra vetë për Luftën e Vlorës.Të gjithë luftëtarët e Labërisë duhet të merrnin dekorata,shpërblime në pensione lufte ose suplemente mbi pensionet e punës.Dhe i morën duke krijuar për vehte privilegje ekonomike dhe politike.Një trajtim dhe privilegj i pa parë ekonomiko-politik iu krijua Labërisë.
Le të shpjegohemi qartë. Nuk kam asgjë të keqe me vlonjatët,pasi ata janë njerëz trima ashtu sit ë gjithë shqiptarët. Bile të them të drejtën, kam me dhjetra shoke e miq nga ky qytet me të cilët kam mardhënie të mira edhe sot e kësaj dite.Vlonjatët janë njerëz të mirë dhe e duan Shqiperinë. Por e kam me rregjimin e at’hershëm dictatorial, i cili potencoi Vlorën në kurriz të qyteteve të tjerë duke lënë në harresë me mijra bij e bija shqiptare.A thue se këta bij e bija shqiptarësh ishin jetim dhe nuk u duhej përmendur emri,për të vetmen aresye se ishin veriore?!
Në vitet
tetëdhjetë, u desh dalja në treg e librit “Titistët” të Enver Hoxhës që
“Perënditë e Olimpit” të kujtoheshin për Luftën e Koplikut. Me sa duket Titoja
kish nxjerrë kunjin me Enverin plot dyzetë vjetë më radhë,dhe këtë “kunj”
Perandori yne arriti ta kuptojë pas gati gjysëm shekulli,atëhere kur i dogji.
Nuk duhet të harrojmë se Enveri vuante shume nga kompleksi i inferioritetit dhe
nuk mund të dilte haptazi se Jugosllavinë e
I rezervoj vehtes të drejtën që të shtroj pyetjen divergente.Përse as sot e kësaj dite nuk kremtohetDita Perkujtimore e Luftës së Koplikut me madheshti e solemnitet.Perse vijon te festohet Dita e Luftës së Reçit akoma edhe sot,festë që vetëm e ndanë popullin ne dy kahje kundershtare dhe shpesh behet objekt talljesh. Kremtimi i Luftës së Koplikut në menyrën më dinjitoze nuk do të bente asgjë tjetër përveçse do ta bashkonte popullin dhe nuk do ta ndante në demokratë e socialista.Jemi shqiptarë dhe bashkimi na duhet si një gjë e shenjtë.