E hene, 10.02.2025, 01:31 AM (GMT)

Mendime

Faton Mehmeti: Gjykata speciale shuplakë Kosovës

E marte, 04.08.2015, 07:01 PM


Gjykata speciale shuplakë Kosovës

Shkruan Faton MEHMETI

Në dhjetorin e vitit 2010, senatori zvicerian Dik Marti duke  shfrytëzuar kryesimin e Këshillit të Europës nga Serbia kishte përgatitur një tjetër raport linçues për Kosovën. Shtypi i huaj dhe ne vecnati gazeta britanike "The Guardian", kishte cituar pjesë të raportit të Dik Martit që ngre edhe një herë çështjen e "Shtëpisë së Verdhë" dhe gjoja trafikimin e organeve të serbëve. Raporti i këtij hetimi dyvjeçar, i cili citon burime të tjera të FBI-së dhe të inteligjencës, teksa spikaste emri i Hashim Thacit sic thuaj "Kryeministri i Kosovës është kreu i një grupi shqiptarësh "në formë mafie" përgjegjës për kontrabandën e armëve, drogës dhe organeve njerëzore nëpër Europën Lindore.

Hashim Thaçi është identifikuar si "bosi" i një rrjeti që ka filluar të vërë në veprim reketet e tij kriminale në prag të luftës së vitit 1999 në Kosovë, dhe i cili ka ruajtur ndikimin e tij të fuqishëm mbi qeverinë e vendit që nga atëherë"..Pastaj ky raport u prezentua para 47 vendeve anëtare të Këshillit të Europës në Paris.

Për të hetuar pretendimet e Dik Martit, u emeruar Prokurori Special i Task-Forcës për Krime Lufte, Clint Williamson. Në korrik të 2014 Clint Williamson erdhi në Prishtinë, duke paraqitur raportin e tij në bazë të së cilës  “ është vërtetuar se ka pasur persekutime ndaj pjesëtarëve të pakicave në Kosovë, të udhëhequra nga struktura të larta të UÇK-së. Por, gjithashtu ka dëshmi se janë kryer edhe vrasje të figurave të ndryshme politike”.

Pas pesë vitesh përpjekje, këtë të hënë në Kuvendin e Kosovës me 82 vota pro u votua amandamenti 24 i cili i hap rrugë formimit të Gjykatës Speciale. Formimi i kësaj gjykate një është shuplakë për shqipëtarët e Kosovës, të cilët nuk arritën të krijojnë shtetin ligjor, të rrisin mireqënien e qyetarëve, te luftojnë krimin dhe korrupsonin dhe për të qenë palë relevante karshi ndërkombëtarëve.

Përse e vetmja është Kosova, që po formon një Gykatë të tillë, duke ditur se Gjykata e Hagës është themeluar pikërisht për ish Jugosllavinë , ku bën pjesë edhe Kosova ?...shumë pikëpyetje të cilat zor se marrin përgjigje direkte, por që vën në pah të metat tona si shoqëri . Duke ditur brishtinë e krijimit të institucioneve, pasojat do i vujamë si qyetatarë, nëse përflitjet për aktakuzë përfshin edhe zyrtarë të lartë si zv.kryeministrin apo kryetarin e Kuvendit. Kjo Gjykatë është produkt i dështimit të Kosovës, si në sundimin e ligjit ashtu edhe ne krijimin e një shteti ku jetohet.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora