E diele, 09.02.2025, 05:44 AM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: Velania, vend i shenjtë për çlirimtarët!

E premte, 07.08.2015, 06:20 PM


Velania, vend i shenjtë për çlirimtarët!

Nga Florim Zeqa

Tek njerëzit e mëdhenjë vdekja nuk është fjala e tyre e fundit, madje nga ai çast fillon epoka e perjetësisë së tyre, nga ai çast vie në shprehje shfaqja e vlerave të vërteta të tyre. Njerëzve të mëdhenjë me kalimin e kohes ju ngritet vlera, ndërsa diktatorëve e shpirtëligëve koha ua qet pluhurin e harresës.

Disa nga ata që sot thirren në emër të presidentit historik, për së gjalli jo vetëm që nuk e kan dashur e respektuar, madje gjithmonë e kan mbajtur në shënjestër të denigrimit moral dhe likuidimit fizik.

Tani kur ai nuk është më në mesin tonë, sa here që e ndijnë vetën ngushtë apo të rrezikuar nga diqka, si shpëtim e gjejnë po atë emër ( Ibrahim Rugova ), si mburojë, si forcë mbrojtëse nga kërcënimet dhe sulmet ndërkombëtare.

Na ka rënë t'i shofim shpesh para fushatave zgjedhore oponentet politik të dikurshëm të presidentit, të shkojnë të varri i tij me përulje duke u shendrruar në lepirësit më të mëdhenjë të mermerit mbi varrin e tij.

Mbase tanimë kjo nuk është risi në Kosoven Post-Rugoviane, por risia më e RE është e ketyre ditëve e oponentes së dikurshme të tij, të cilët nga frika e Gjykatës Speciale, nga lëkundja e pushtetit, ju kan kthyer prap presidentit historik, Ibrahim Rugova, jo për ta sharë si dikur, siq i thonin "pacifist", "tradhëtar", e terma tjerë të ulët në stilin e tyre tradicional, por tani ju kanë kthyer stilit rugovian të politikbërjes, duke u betuar në partneritetin me miqët ndërkombëtar !

Kjo është qartë e kuptueshme se gjithë ky admirim i tyre për ndërkombëtarët nuk është nga dashuria e respekti per ta, por nga frika e ndëshkimit nga ana e tyre për të bëmat gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Historia është e pamëshirshme, ajo nuk e lejon askend të bëjë manipulime sipas tekëve dhe aspiratave personale, për arsye se ngjarjet e ndodhura në ket vend nuk kan qenë të shkruara në akull, porse janë të shkruara mirë në kujtesën e popullit përmes vuajtjeve e sakrificave të shumta, përmes mundit e djersës, përmes flijimit e gjakut të derdhur ndër vite e dekada për ket LIRI që e gezojmë sot.

Pushtetarët milionerë, "çlirimtarët" dhe "institucionalistët" e djeshëm qëndrojnë përballë një popullate të pashpresë për ardhmëri, të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social i vlerave shoqërore në vendin tonë.

Pasurimi i paligjshëm i një kaste politike filloj përmes "patriotizmit" folklorik, që nga rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari me familjen e tij në fillim marsin e '98-së.

Milionerët e pasluftës, të maskuar nën petkun e "çlirimtarit" dhe atë të "institucioneve", janë shndërruar në "figura" vrastare të lirisë dhe pavarësisë së popullit të tyre.

Kush e ka besuar se 16 vite pas lufte do të bëhen bashk kundërshtarët e Rugovës dhe Adem Jasharit, kush e ka menduar se 16 vite pas lufte do të bëhen bashk përçarësit më të mëdhënjë të popullatës në Kosovë, kush e ka menduar që 16 vite pas lufte do të bëhen bashk ata që rropën e ç'rropën bashkatdhetarët në emër të ndihmës së luftës çlirimtare-dy fondet famoze të luftës; qeveria e Bukoshit dhe Fondi Vendlindja thërret.

Nga gadishmëria e bashkatdhetarëve që dhanë gjithëçka nga vetja e tyre për lirinë e Kosovës, përfituan disa nga "patriotët" e mbështjellur nën petkun e "çlirimtarëve" dhe ata nën petkun e "institucioneve"...të cilët kurrë nuk dhanë asgjë nga vetja e tyre për lirinë e vendit, përfituan nga tragjedia e popullit duke u pasuruar me djersën e mërgimtarëve dhe gjakun e dëshmorëve.

Lufta ishte shkaku, ndërsa këngët patriotike motivi për zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve, që rezultoi më mbushjen e xhepave të komandantëve, emisarëve politik dhe institucional të luftës.

Më shumë se kaq, askush nuk e ka menduar se 16 vjet pas lufte, bartësit e këtyre fondeve për hatër të Serbisë do të bëhen bashk kundër interesave të shtetit !

Situata e krijuar tani pas votimit të Gjykatës Speciale në kuvend shtronë domosdonë e veprimeve urgjente për mbrojtjen e asaj çka ka mbetur në Republikën e Kosovës.

Pasi agresioni politik i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndalet me themelimin e  Gjykatës Speciale e cila amniston për të dytën herë kriminelët serb të luftës nga ana e "çlirimtarëve" tanë, të cilët e treguan edhe një herë fytyrën dhe shpirtligësinë ndaj bashkëluftëtarëve dhe popullit të tyre.

Amnistimi i kriminelëve serb që vranë e prenë shqiptar, që dogjën e pjekën për së gjalli mijëra shqiptar, që therën më thika foshnjat në barkun e nënave, që dhunuan nënat dhe motrat tona,...paraqet një vrasje të dytë për viktimat dhe lëndim të rënd shpirtëror për familjarët e tyre.

Shpirtëligët e nxitur nga epshet karrieriste, nga egoja për pushtet e pasurim të paligjshëm, u treguan edhe një herë të gatshëm për të rrënuar çdo gjë para vetës, çdo vlerë e pasuri kombëtare për mbajtjen e pushtetit,....të cilët nuk e  votuan as Rezoluten mbi Gjenocidin e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës !

Formimi i menjëhershëm i një Qeverie të unitetit kombëtar në mbrojtje të shtetit të Kosovës deri në mbajtjën e zgjedhjeve të lira e demokratike është nevojë imediate, në të kundërtën e ardhmja e shtetit të Kosovës është e rrezikuar seriozisht.

Që kjo të mos ndodhë, duhet të ngritemi të gjithë në mbrojtje të sovranitetit të shtetit pa dallime partiake apo fetare, me të gjitha mjetet demokratike duke filluar nga: protestat, demonstratat, grevat e pergjithëshme deri në një rezistencë aktive e paqësore mbarëkombëtare.

Kjo është një e drejtë natyrore të cilën nuk mund ta mohoj as komuniteti ndërkombëtar, përderisa serbëve në veri ju lejon barrikadimin në një territor të huaj, tani e 16 vite më parë, pse të mos kemi të drejtë ne të mbrojmë sovranitetin e shtetit të njohur ndërkombëtarisht !"

Shteti i Kosovës duhet të mbetët kështu si është pranuar, si Republikë e Kosovës pa fusnota ***, pa "Asociacione etnike", pa gjykata të huaja,... me një fjalë pavarësia e institucioneve të shtetit duhet të jetë e plotë e jo parciale,...ndryshe nuk mund të quhet ashtu, ngase nuk ka shtet me gjysëm pavarësi dhe gjysëm liri.

Në këtë kontekst pashmangshëm shtrohet pyetja hipotetike; sikur të ishte gjallë presidenti historik Ibrahim Rugova a do të ndodhte kjo që po ndodhë sot në Kosovë ?!

Thellësisht jam i bindur se jo. Fuqia politike dhe autoriteti i lidershipit rugovian do të ishin mburojë e pakapërcyeshme e institucioneve shtetërore dhe mbrojtje e fuqishme e vlerave të lirisë sonë.

Kush më mirë se Ibrahim Rugova në Tribunalin e Hagës e mbrojti luftën çlirimtare dhe vet luftëtarët e lirisë, i cili haptas dhe pa frikë para gjykatës ndërkombëtare deklaroj; "Serbia ka kryer krime në Kosovë,...UÇK-ja nuk ishte organizatë terroriste, ajo lindi nga njerëzit, nga populli, nga patriotët që luftuan për lirinë e Kosovës,...të cilët kanë mbrojtur pragun e shtëpisë..." Këto ishin fjalë të mëdhaja të një burrështetasi të përgjegjshëm, që në çdo situatë i doli në mbrojtje vendit dhe popullit të vet.

Velania, vendi ku prehet në paqe trupi i tij, është vend i shenjtë për të gjithë qytetarët, në radhë të parë për çlirimtarët e vërtetë të këtij vendi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora