E marte, 30.04.2024, 02:41 AM (GMT+1)

Mendime

Bardh Nëngurra: Pse përbuzet Gjuha Shqipe

E premte, 07.08.2015, 08:29 PM


PSE PO PERBUZET KAQ POSHTERSISHTË GJUHA SHQIPE NGA VET SHQIPFOLSIT

Nga Bardh Nengurra

Ka tashma tre muej qe jam në vendlindje dhe sado qe para se te vi ketu pata dhan vetes fjalën se do pushojë dhe do shetis e nuk do mirrem me asgja tjeter , megjithate nuk po mundem te permbahem pa shkrue tash ketu, pa e shpraz mëllefin tim dhe indinjaten e thellë per mjerimin shpirtnor te popullit qe mjerisht i perkas dhe qe shpesh po turpnohem pse i perkas.

Shqipfolësit e Dardanisë dhe edhe ata te Maqedonisë i ka kaplue nji mjegullnajë ne te cilen mjegullnajë i ka marr para vetes KALLUKONGJA dhe ata po ecin, po ecin pa ditë se ku po shkojnë, pa ditë se ku po vejnë kamben kur baj hapin.

Me ka rastis te shkoj në disa raste per ngushëllime dhe asnjihere se ndegjova fjalen MIRË SE ERDHET nga pritësi i ngushëllimeve e as ate MIRË SE JU GJETA nga ata qe vishin per ngushëllime. MERHABA asht fjala qe zavendëson keto dy fjalë të Gjuhes ton Shqipe.Dhe qe mjerimi te jetë i dukshem, fjalen turke , pra fjalen e pushtuesit tonë shekullor dhe anmikut te perjetshem e perdorin me krenari edhe puntor shumë vjeçar te arsimit, edhe intelektual me emën. Besa me ka rastisë qe këtë fjalë te gjuhes turke ta perdorin edhe shqipfolsit e besimit katolik.

Gjithandej rrugëve njerzit pershendeten me SELAMALEIKUM dhe shumë rrallë ndegjohet TUNGJATJETA, MIRË MENGJESI, MIRË DITA, MIRË MBRAMA, A JE BURR? etj etj te gjuhes Shqipe.

Nuk e di , nuk pretendoj te jem shqiptari ma i mirë as shqiptari ma i menqem, ma patriot, por keshtu çfar jam me ato pak njohuni qe i kam per origjine e popullit tim, per historinë e kulturen e Ti mendojë se asht poshtërsi, asht idiotizem, asht ligësi dhe asht tradheti ta perbuzim gjuhen tonë te Shejt e cila asht ma e pasun me fond fjalësh se keto gjuhet ( turke dhe arabe ) qe neve po e perdorim. Pse po bajmë kështu ?!

Po e kam te neveritshme shkumjen e detyrueshme ( obligative ) në ndeja te familjarve, miqëve farefisit sepse posa po ulem si musafir nikoqiri me pershendet me merrhaba. Keshtu nuk ishte kur ishim te okupuem nga Jugosllavia e Titos e as në kohen e Millosheviqit. Çka po ndodh me neve si popull,? Pse po turqizohemi e arabizohemi?

Pardje pas nji dite te lodhshme qe pata shkaku i disa punve në mbramje shkova te kunetet e mi në fshatin Ramun te Pejës sepse aty kisha bashkëshorten me dy djemet e mi Petritin dhe Fan-Nolin te cilet kishin shkue qe ne mengjes per ta vizitue vëllaun gjegjesishtë dajen Abedin qe kishte pas aksident trafiku me ç`rast ishte shpetue por ishte lendue bukur mirë ndersa vetura ishte ba copë - copë. Pra pasi ishte rasti dhe pasi kisha familjen atje shkova edhe unë ta shof kunatin Abedin dhe te kethehem bashk në shtepi me gruen dhe djemt.

Aty gjeta edhe musafir te tjerë. Kishte pas ardh edhe kunati im ma i vogli nga Prishtina së bashku me bashkëshorten , vajzat dhe mikun e vet efendi Hamdi Bilkiqin nga Janjeva.

I pershendeta me nji mirë mbrama dhe u afrova e jua zgjata doren secilit me radhë . Kur u ula në nji karrige efendi Hamdi Bilkiqi më pershendeti me MERRHABA, nuk mujta te durohem dhe njihere mendova tja kethej me DOBROVAM NASHAO ose DOBRO VECE( fjalë serbishte keto ) , por nuk e thash, i thash vetem se nuk kuptoj turqisht unë dhe as qe due ta mesoj ate gjuhë per ta kuptue sepse kam gjuhen time shqipe unë.

A mos deshte të pershendes llatinqe vazhdojë me te veten efendi H. Bilkiqi. Mu ngrit andrenalina dhe ja dredha: ...nuk ke faj ti jo se ti han buken e llatinve ( ky badallë me kete kupton te gjithë popujt e krishtenë europrendimor dhe edhe katliket shqiptar ) ndersa i shan ata. Ti jeton në Gjermani , ke marr pushim mjeksor atje me pagesë dhe si i " SEMUET " ke ardh me punue te djali im në Norvegji dy muje dhe me gjepin plot euro je kethye. Ti mban mend se kur te pata ftue në drekë si mik i mikut qe mendova se je, posa u ule në tryezë dhe pave bustet e Gjergj Kastriotit dhe Nanes Tereze me lute ti hjeku ata sepse te pengojnë e nuk mundesh me ngranë sepse ata jan qifar te krishten. A te kujtohet se sa ngusht me pate zan sepse në shtëpinë time nuk koritem me musafirin dhe ta thash, del në anen tjeter e mos i shiko ato buste, por spo kuptoj se si paske lejue pra si musliman qe qenke qe dy motrat e tua te punojnë mbi 10 vite në SHOQATEN BAMIRËSE NANA TEREZE. Por ato aty kan punue per para dhe se ke pas dert ti këte sepse per para shitni gjithcka juve.

Mos te lutem mos e vazhdo muhabetin me mu per kete temë sepse tek e fundit unë jam ardh te kunati im dhe ketu femijet e mi jan nipa ner dajë e ti je vetem mik qe nese neser te ves motra e jote dhe dhandrri yt martohet me tjeter ma ty nuk te njef kush ketu.

Mbretnojë nji heshtje disa qaste dhe ai budallë me tru taman psikopati islamik si ata te ISISIT fillojë perseri.... se di pse ti e urren Turqinë, e a e din ti se mos tishte kan Turqia sot juve do flisnit ose greqisht, ose serbisht ose gabelishtë.

Këtë nuk ja durova dhe i thash; ... mos ha mut ma se e tejkalove cdo kufi, U prish ndeja dhe ai mori motren e vet e iku si qen. Mirpo sherrin qe e filloj ai dhe e la pas perpak solli deri te konflikti mes djalit timFan-Nolit dhe dhandrrit te keti far talibani me mbiemnin serbogabel BILKIQI nga Janjeva e qe ky dhanderr njiherit asht daja i Fan-Nolit. Deri te perplasja erdhi sepse Fan -Noli u revoltue qe miku i dajës se ti ja provokon baben ( pra mue Bardh Nengurren ) e daja poashtu fillojë me reague pse i iku miku dhe u ba aty njifar debati vesh me vesh mes familjarve te kunetve te mi. Per fat isha vet aty dhe edhe djali im Petriti qe penguem Fan - Nolin dhe shpetojë daja i Fan-Nolit pa i hanger disa grushta nga djali i motres se vetë Fan-Noli.

Kjo pra asht Dardania sot. Ka te drejtë miku im z. Enver Bajraliu qe i thotë APSURDISTAN.



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora