E marte, 30.04.2024, 05:51 AM (GMT+1)

Mendime

Gëzim Llojdia: Ardhja e kosovarëve ndihmë turizmit

E premte, 07.08.2015, 07:45 PM


ARDHJA E  KOSOVARËVE NË NDIHMË TURIZMIT TË RËRËS DHE DIELLIT

Nga Gëzim Llojdia

1.

Lexova një shkrim në një të përditshme ku flitej për  turizmin,   ose më saktë  ardhja e kosovarëve në plazhet publike shqiptare. Adresimi,  që duhej bërë për dyndjen  e kosovarëve në plazhet publike shqiptare është në kuadër të “turizmit  patriotik “një nismë e filluar vite më parë. Besnikërisht vëllezërit tanë të lënë përtej kufirit,  popullojnë plazhet shqiptare duke xhiruar kështu  të ardhura për ekonominë tonë dhe sivjet ata  kryen të njëjtin ritual duke zbarkuar në bregdetin shqiptar pas përfundimit të muajit të agjerimit. Dihet,  që turizmi ka disa ndarje ku përfshihen dhe  turizmi i rërës dhe diellit. Ky lloj turizmi është më masivi në të gjithë botën ngase edhe  është më i nevojshëm nga ana shëndetësore. Turizmi i rërës dhe diellit në Shqipëri ka vite,  që frekuentohet masivisht madje,  që nga koha e diktaturës

2.

Krijimi i Ministrisë  së Kulturës popullore  shënoi edhe hapin zyrtar të fillimit të turizmit kulturor etj.Ja cfarë përmend shtypi i asaj kohe:”Krijimi i Ministrisë së Kulturës Popullore në vitin 1939,  cilësohet si një nga reformat e mbretit Zog me përkushtim për kulturën e vendit të tij . Në gazetën : ” Drita “ të vitit’ 39 e cila në mënyrë koncize zbulon faktin e mirëpritur prej njerëzve të kësaj fushe ku cilësohet përpjekje për zhvillim dhe përparim sipas gazetës në fjalë,  Mbreti Zog I dekretoi ligjin për Krijimin e Ministrisë së Kulturës Popullore .Në çështjen e turizmit ministria do të mbikëqyr dhe drejtojë aktivitetin turistik i cili zhvillohet në Shqipëri nën patronazhin e N. S. Mbretërore princesha Mexhite . Ky aktivitete cilësohet  se jo vetëm pasurohet vendi por ka të bëjë me tërheqjen e të huajve por dhe ti shtyjë shqiptarët të njohin Shqipërinë dhe bukurit e saj dhe ta dashurojnë më shumë vendin e tyre . Thuhet se qëllimi në këtë aktivitete hynë bënë pjesë edhe organizmi i mirë i kremtimeve popullore që do të shërbenin me shtegtimet e tyre edhe me shfaqjet folklorike për të zgjuar krenarinë dhe sedrën kombëtare .Gjithashtu këto kremtime do të shërbejnë për ti ruajtur dhe kremtuar veshjet tradicionale,  muzikën dhe vallet e popullit tonë “.

3.

Në turizmin e rërës dhe diellit,  Shqipëria ka një bregdet të shtrirë në dhjetra km dhe plazhe , që përfshinë dy dete, nga veriu kryesisht nga Shëngjini në jug, në Sarandë.

Frekuentuesit e këtij lloji janë vëndas,  por edhe të huaj.Pretendimet e kësaj kategorie janë të vogla.Jo vetëm kosovarët , por dhe të huajt,  italiane apo turistë nga Evropa qëndrore   që përfshihen në këtë nëndarje të turizmit kryejnë të njëjtin ritual ditor :plazh , hotel, pasdite plazh ose qëndrimi në lokal dhe  sic është theksuar ata nuk shprehin interesa për  historinë apo kulturën e vendit, që janë duke pushuar.Vetëm një kategori e vogël del jashtë guacke.Kur menaxhoja dy parqet arkeologjike  në jug, ishte i cuditshëm fakti, që  dhjetra pushues  , turistë të huaj  e vendas merrnin rreze dielli dhe kalonin pasdite duke pirë birë,  por nuk shfaqnin asnjë interes për të vizituar Orikun e lashtë vetëm 5 m larg plazhit të tyre.Kur maqedonësit,  5 vite më parë erdhën në plazhet e Orikumit, ata e bënin më të theshtë jetesën, bukë me vete dhe asnjë interes për kulturën apo historin, për vende ataraktive, natyrale etj.

Një fakt tjetër,  që dua të sjell është ky.Në Orikum është porti i jahteve.Pronarët e tyre janë të gjithë të huaj  shumica italian etj,  e ngrysnin dhe e gdhinin ditën në detë,  por asnjëherë nuk shprehën interesë për të vizituar portin më të vjetër në gjiun e Vlorës, Orikun , portin dikur  e kishte zotëruar Pompei dhe e mori gati pa luftë Julio Cezar,  në kohët e  luftës civile.Është një fakt tjetër turizimi kulturor,  fetar, mjekësor, balnar, malor ka frekuntuesit  e tij.Në turizmin kulturor vetëm 10% e popullësisë , përfshihet dhe është e interesuar për ti vizituar vendet kulturore apo historike.Prandaj thuhet se numri i tyre mbetet gjithmon në rritje, por gjithsesi i vogël në krahasim me turizmin e rërës dhe diellit.Këtë lloj turizmi e frekuentojnë intelektualët,  studentet, njerzitë e artit, kulturës dhe një pakicë e vogël.Ka edhe një arsye që e mbanë të vogël numrin e turistëve në këtë fushë.Një vizitor e viziton vetëm  një herë një sitë arkeologjik, qëndër historike apo dicka tjetër të këtij lloji.Askush nuk i rikthehet për herë të dytë të rivizitojë  Butrintin, Apoloninë, Orikun, Antigonen etj.Ndryshe qëndron puna me të interesuarit sic janë studiuesit.Pier Cabane prej 20 vjetësh sjell në sitet arkeologjike të Shqipërisë, grupe studiuesish francez.Apo grupet turistike,  që janë në  patronazh të agjencive turistike.Turistëtë e tjerë vijnë të pa organizuar dhe  janë frekuentuesit e rërës dhe diellit ata mërijnë në kohë dhe kryejnë ritualet e zakonshme për cdo vit. Kështu duke gjykuar shkrimin e disa ditëve më parë duhet të thekësoj se turistët e rërës dhe diellit janë ata  të cilët gjenerojnë të ardhura për ekonominë.Dhjetra kosovarë të cilët mërijnë nga Morina në plazhet e këtij vendi, me automobilat e tyre konsumojnë karburante,  ujë,  bukë,  ushqime, djath, mish, vezë, perime, pije, kafe, alkol etj dhe këto të ardhura u shkojnë pronarëve shqiptarë.Në një farë mënyre kosovarët janë duke e bërë mjaftë mirë detyrën  e tyre patriotike,  madje prej disa vjetësh, ata mbeten frekuentuesit më të mëdhenj të turizmit,  të rërës dhe diellit.Edhe një fakt tjetër shkollat e Kosovës,  që prej 100 vjetorit të pavarësisë kanë ndërmarë një nismë.Të vizitojnë muzeumin e pavarësisë në Vlorë dhe të tjera pika historike ,  në vjeshtë apo në pranverë, ata mërijnë në autobuzët e turistik  duke e bërë realitet nismën e ndërmarrë.Edhe më sipër theksova se kosovarët po e  bëjnë cdo vit detyrën e tyre dhe duhet ti jemi mirënjohës jo vetëm atyre që shfrytëzojnë turizmin e rërës dhe diellit,  turizmin elitar, malor, kulturor, fetar etj , por duhet të kujtohemi se  kosovarët cdo vit po i përndjekim me rritjen e cmimeve  në cdo pikë që blejne kosovarët.Po ua kthejme pushimet në ferr e dëshpërim me cmime të kripura dhe më pas ankohemi se :përse nuk vijnë turistë  e pushues në këtë bregdetin tonë.Ata vijnë madje cdo vit,  po ne vijojmë avazin e vjetër.I  presim me fjalë, me  citate patriotike  se jemi vëllezër dhe nga pas  i dyfishojmë faturat  dhe cmimet e hoteleve ku atyre u bie më mirë të shkojnë të pushojnë në Malë të Zi  e gjetkë ku  tarfiat janë sa gjysmat e lokaleve prej kashte në jug të vendit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora