E hene, 29.04.2024, 05:09 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Iluzionistët e Speciales!

E premte, 14.08.2015, 07:28 PM


Iluzionistët e Speciales!

Shkruan Florim Zeqa

Nuk ka dyshim se vendimi i "Kuvendit të Republikës së Kosovës për themelimin Gjykatës Speciale është tema më e nxehtë e këtyre ditëve të nxehëta verore, e tillë do të jetë edhe në ditët më të ftohëta dimërore, shkaku i provokimit të ndjenjave të qytetarëve.

Gjykata Speciale tek qytetarët e vendit tonë, përveq se ndjenja të veqanta, ka shkaktuar edhe reagime të shumta pro dhe kontra, shpresa dhe iluzione deri në ekzaltim !

Nga frika e ndëshkimit nga "Specialja", ata që ndjejnë peshën e krimit, familjarët dhe mbështetëit e tyre në të gjitha format e kundërshtojnë atë, ndërsa me shpresën e gjykimit të krimininelëve, pjesa e qytetarëve të goditur nga kupolla e krimit dhe korrupsionit, përveq se e mbështesin specialen, e shfaqin publikisht gëzimin e tyre për krijimin e kësaj gjykate pa llogaritur fare pasojat e saj.

Me vet faktin e ndarjes së popullatës në dysh rrethë kësaj çështje, projektuesit e kësaj gjykate vetëm sa kanë filluar t'i shijojnë rezultatet e para.

Shpërqendrimi i popullatës nga problemet reale socio-ekonomike, nga keqeverisja dhe nga shpërdorimet e përditshme të qeveritarëve vetëm sa do ta thellojnë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social në vend.

Ndarjet dhe përçarjet e popullatës shqiptare me fillimin e punës së kësaj gjykate do të thellohen nga dita në ditë; kërcënimet dhe shantazhet ndaj dëshmitarëve deri në eliminimin fizik të tyre do ta krijojnë një situatë pasigurie totale dhe tepër tensionuese mbrenda popullatës shqiptare,...së paku edhe për një dekadë më askush në Kosovë nuk do të flasë për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare, por vetëm për shpëtimin e "lëkurës" nga valët përcëlluese të ciklonit special të Gjykatës ndërkombëtare.

Kostoja e lartë e Gjykatës (mbi 400 milion euro) do ta rëndoj në masë të madhe buxhetin e varfër të Kosovës. Kur kësaj kostoje i shtohen edhe shpenzimet shtesë për mbrojtjën e të akuzuarëve nga taksapaguesit e varfër, atëherë vetëm aspekti financiar i saj do të jetë më tepër se shkatërrimtar për "arkën" e shtetit të Kosovës.

Efektet politike të "Speciales" poashtu do të jenë me pasoja afatëgjata për të ardhmën e vendit,...të cilat do ta rehabilitojnë pushtuesin tonë verior-Serbinë, sponzorizuesin kryesor të kësaj gjykate.

Specialja do të nivelizoj krimet e supozuara  individuale të ndonjë pjestari të UÇK-së me gjenocidin shtetëror serb në njërën anë, ndërsa në tjetrën do ta bllokoj Kosovën në ecjën e saj drejt integrimeve evropiane  !

Ajo çka është më e dhimbshmja, Asociacionin e komunave serbe në veri të vendit do ta bëjë realitet të pakthyeshëm, që shkakton ndarjen në dysh të sovranitetit të shtetit të Kosovës !

Kjo nuk është e tëra, milionat e disa prej pushtetarëve aktual, të përfolur si të akuzuar të mundshëm nga Gjykata Speciale nuk do të përfundojnë në arkën e shtetit të Kosovës, por në llogaritë e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve  përendimor.

Iluzionistët më të mëdhënjë padyshim janë ata që mendojnë se Gjykata Speciale do të përfundoj shpejtë punën e saj dhe se do ta pastroj skenën politike kosovare me gjykimin e "peshqëve të mëdhenjë", premtim ky i parealizuar i EULEX-it !

Ashtu sikurse UNMIK-ut, EULEX-it edhe "grepit" të Speciales do t'i shpëtojnë "peshqit e mëdhenjë", ngase e kanë fuqinë mbrojtëse-milionat si mburojë para akuzave !

Në "grepin" special të ndërkombëtarëve mund të bie vetëm ndonjëri  që nuk e ka atë fuqi mbrojtëse (milionat),...që është treguar i pandëgjueshëm ndaj tyre apo ndonjëri që është në kundërshtim me pushtetarët aktual.

Ashtu sikurse EULEX-i që kishte prodhuar personazhin e vet mediatik (Nazim Bllaca), edhe Specialja e nxori në sipërfaqe margaritarin e ri me emrin Milaim Zeka i  cili para mediave "zbuloi" i pari emrat e të akuzuarëve, ish bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, jo në cilësinë e dëshmitarit siq e bëri Bllaca, por në cilësinë e agjentit mediatik të diplomacive përendimore !

Por edhe kjo nuk do të përfundoj me kaq, Specialja në vazhdimësi do të prodhoj "margaritar" të rinjë, figura të reja që do të mbulojnë ballinat dhe faqet e shtypit të shkruar, ballinat e mediave  elektronike,...këta "margaritar"do të bëhen objekt i të gjitha kronikave televizive në vend dhe atyre ndërkombëtare.

Nga odiseada e Gjykatës Speciale, emrat e avokatëve, prokurorëve dhe gjykatësve ndërkombëtar do të arrijnë të bëhen të njohur për mbarë opinionin vendor, madje edhe për të posalindurit, që do të rriten duke ndëgjuar të flasin prindërit dhe gjyshërit e tyre për gjykimet dhe vendimet e këtij tribunali ndërkombëtar.

Përderisa vendi ynë të qeveriset nga injoranca politike, Kosova do të mbetët e sunduar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni (vendor dhe ndërkombëtar), përderisa Kosova nuk do të ketë ushtri të vetën,...nocionet Liri dhe Pavarësi për qytetarët e Kosovës do të mbetën përveqse  nocione ngushlluese edhe mashtruese njikohësisht dhe asgjë më shumë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora