Mendime
Bukuroca: Qosja, nga iluminist në një Kuazimodo (3)
E premte, 14.08.2015, 07:25 PM
Qosja iluminist, Qosja
obskurantist
Nga Lis BUKUROCA
Qosja do të jetë mbështetës i lëvizje dhe motivues i saj. Do të ndriçojë popullin rreth një ideje. Pas luftës do ta bëjë të kundërtën: nga keqardhja do të merret me shpartallim dhe do të ndihmojë implozionin. Nëse e vështrojmë nga viti 2200, atëherë do të numërohet si publicist tepër i madh. Romanet do të mbijetojnë, por kush do të lexonte libra publicistikë të këtij shekulli? Në fakt dhe shumë libra të tij i ngjajnë fjalimeve. Retorikës dialektike. Do të jetë në libra shkollorë, por pas një kohë në masë tepër të reduktuar. Romani tij “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, do të ngelet si lekturë shkollore, vepra tjetër, nuk do të ketë rrezatim të përgjithshëm, por do të jetë interesante si figurë më shumë për ata që studiojnë letërsinë shqiptare. Ai pasi të ketë denoncuar Kadarenë në të gjitha rrafshet nacionale dhe ndërkombëtare, fetare dhe politike, do të shprehet se është i gatshëm të pajtohet me të. Ky është Rexhep Qosja. Ky është qëndrim qosik. Pajtim pa kërkuar ndjesë.
Qosja duke dashur të shpallet “pater patriae”, do të përpiqet me të gjitha metodat për të rrënuar Kadarenë dhe Rugovën. Ai është i bindur se është numër një dhe kushdo që i afrohet, do t'i nënshtrohet gozhdimit të tij. Ai polemizon rregullisht vetëm me ata që pranon se kanë më shumë peshë se ai. Sikur të kishte vdekur Kadare në burg, do të kishte folur për të në sipërore, edhe nëse nuk e kishte merituar, por përsëri, nuk do ta kishte zëvendësuar dashurinë e tij platonike enveriane me një tjetër, sepse ai adhuron Enverin dhe adhuron të vdekurit nga Enveri. Ai ka nevojë për idhujtarë, tani adhuron Erdoganin. Ai adhuron diktaturën e huaj. Qosja adhuron të vdekurit edhe me pak vepra, por jo të gjallët që tejkalojnë atë. Me dimensionin filozofik të Ukshin Hotit, as nuk mund të krahasohet, por si LDK, edhe Qosja, duruan që ai të përfundojë jetën në burg, sepse ishte një konkurrencë tepër e madhe intelektuale dhe politike.
Analizat duken të një niveli akademik, por pas leximit të dytë, rrëzohen dhe përplasen në nivelin ballkanik rural, folklorik. Me ide folkloriste do ta kundërshtojë edhe ndryshimin e himnit, himnin mizogjinë, për të cilin dinte se ishte plagjiat. Shumë herë do të përzihet edhe në çështje aq private të njerëzve, çfarë asnjë akademik nuk ia lejon vetes në Perëndim. Ai do të bëjë apel të mos i ndryshojnë emrat apo religjionin, madje për këtë të fundit, i trishton duke u thënë se traumatizohen. Faktet empirike dëshmojnë se në Gjermani kanë kaluar intelektualë në budizëm apo zenbudizëm, por asnjëri nuk ka folur për trauma psikike. Traumat mund të ndodhin vetëm kur religjioni imponohet me dhunë, jo mirëpo kur është vendim vetjak, nga bindja e braktisjes së njërës fe dhe bindja e pranimit të tjetrës. Religjion të ri pranojnë vetëm ata që kanë braktisur të vetin. Tek hundfutja e ndërrimit të emrave, që e kishte bërë temë edhe në roman, i lejon vetes për të depërtuar në sferën private në rendin demokratik, saqë njeriu mendon, t'i drejtohet edhe për këshilla të kësaj natyre: cilën nuse të marrë, çfarë makine të blejë, çfarë këpucë, kur të bëhem synet? Njerëzve ua lejon ligji të ndërrojnë religjionin dhe emrin nëse nuk ndjehen të lumtur.
Qosja me këtë bën apel kundërkushtetues. Një intelektual, një akademik konsideron sferën private të shenjtë të individit, por Qosja duke mos pasur kohë të jetë baba i fëmijëve të vet si dhe sa duhet, do të përpiqet të bëhet baba i popullit, domethënë i askujt. Në një rend demokratik një përzierje paternaliste është tipar i një karakteri bulevardesk, polarizues dhe ngucakeqi, trazovaçi, që ka bindur veten se është Aristoteli i gjykimit dhe rezonimit. Se ka karakter bulevardesk do të tregojë kur flet për Rugovën dhe për ta bërë të urrejtshëm tek fetarët, thotë: “Rugova ka pirë uiski të përzier me verë”. Merreni me mend ju lutem se sa me rëndësi është për mendimin shqiptar, për letërsinë shqiptare, për historinë shqiptare të dimë se a pin Rexhep Qosja dhallë apo dhallë të përzier me ujë mineral, ose dhallë të përzier me fasule?!! Ai ka përfolur madje edhe kostumin e Kryetares Jahjaga... Merreni me mend se në çfarë derexhe bie një akademik shqiptar duke u munduar plot ethe, plot grip, plot teshtimë të dëmtojë një kundërshtar, pse me shpërfillje e ka dënuar. Pse i ka dëshmuar me numra se politikisht është i pavlerë dhe ka fituar një përqind, sa do të kishte fituar edhe një Kuazimodo në mesjetë.
Nuk do të pendohet për ato lajle e lule kushtuar Titos, çfarë duhej pritur, ai në kundërshtim me faktet historike do të përligj kohën e Titos, se shqiptarët kishin përparuar. Edhe pse dihet se pikërisht në atë periudhë u dëbuan qindra mijëra shqiptarë. Për të drejtat në Luginë, Mal të Zi e Maqedoni, as të mos flasim. Përjashtim bëjnë vetëm shtatë vite në Kosovë: 74 - 81. Ai do ta ngre Titon në qiell, duke shpërfillur dëbimet masive, diskriminimin në Jugosllavi dhe në vend të pendimit, çfarë do ta kishte kuptuar edhe lexuesi dhe konsideruar burrëri, ai do ta rikonfirmojë mendimin e vet.
Duke parë se Rugova po ngrihej në një piedestal kombëtar me një lëvizje paqësore, që i mundësoi Kosovës të profilizohej si një popull me kulturë të madhe, që depërtoi në kancelaritë kryesore botërore, ai pa pasur alternativë të sigurt, do të nisë rrëzimin e tij. Rugova do t'i ofrojë edhe postin e Kryeministrit. Ai nuk do të pranojë sepse kritika do t' ishte më e lehtë se sa ndërtimi i politikave. Më herët do t'i ofrohet edhe posti i kryetarit të LDK-së, nuk do ta pranojë. Ishte kohë e rrezikshme. Mu atë vit tregohej guximi. Aty nuk do të kishte mundur ta mbrojë as Fadil Hoxha. Kur bëhet diferencimi i famshëm në Kosovë, ai do të ikën tek nëna e vet në Mal të Zi, por ata që kishin shkuar në tubime partiake, jo atëherë, tani do t'i kritikojë apo nxjerrë në dritë ditarët denoncues, që nuk ka pasur guxim t'i publikojë kur kanë pasur vlerë dhe protagonistët ishin të gjallë, por pas vdekjes së tyre.
Do të kërkojë nga Kadare dhe Rugova qëndrim prej Giordano Bruno, por vetë do të futet në banjë, rruhet mirë e mirë, do të veshë fustanin e rrudhur të plakave, do të veshë brekët e plakave dhe do të ikë në Maqedoni si plakarushe dhe do të pritet atje si trim. Këtë akt trimërie do ta përjetësojë Ali Podrimja, të cilin Qosja nuk e konsideronte poet - e urrente qysh në vitet ‘80 në poezinë e tij me titull “Mes dy gurëve, Bllacë 1999” dhe do ta skalisë aktin qosik me këto vargje:
"...Donkishoti ynë qeth e rruar në zero,
në rroba femre vesh,
në karro plehu kalon kufirin Shq-Shq..."
Përpiquni ju lutem të imagjinoni sa pamflete do të kishte shkruar ai, sikur Rugova dhe Kadare të ishin arratisur me fustane? Sa sharje, sa etiketime, sa urrejtje?
Ai do të
thirret me megafon në Bllacë dhe dërgohet tek miqtë derisa t'i rritet mjekra,
edhe pse ata që braktisnin Kosovën një ditë më herët, i pat quajtur tradhtarë,
por të nesërmen, u arratis ai zi e më zi. Sidoqoftë fustani, shamia dhe donet
(brekët e gjata) e grave, kanë realizuar detyrën e vet dhe as nga Rugova, as
nga Qosja nuk mund të kërkohet flijimi. Nuk duhet kërkuar atë që nuk jemi në
gjendje ta bëjmë vet. E as nuk mund të mburremi me flijimet e huaja. Lehtë
rrezikohet jeta e tjetrit, por e jona, na motivon të bëhemi edhe transvestit.
Mendimin demagogjik, që përsërit vazhdimisht duke menduar se ky popull po han
barë është ky: “Rugova ka regjistruar LDK në
Ai është mbështetës dhe bashkëndërtues i meritokracisë në Kosovë. Meritokracia e Kosovës publikoi kompletin e librave të tij dhe ai qepi gojën me vite. Meritokracia nuk kishte baza intelektuale të forta, jo e tëra, por pasion nacional. Sikur të kishte pasur mundësi ai, sikur ta kishte njohur gjermanishten, do ta kishte lexuar edhe kancelarin e parë gjerman pas LDB, i cili thoshte: “nuk do ta derdhim ujin e pistë, deri sa nuk kemi ujë të mjaftueshëm të pastër”. Pra në shtet ishin të pranishëm edhe nazistë, por shtetit i duhet edhe njerëz të dijshëm, edhe ekspertë, jo vetëm guerilë. Ai do të habitet në një shkrim të tij, pse Kadare respektohej në diktaturë dhe pse duhej respektuar edhe në demokraci. Shkrimtari i madh nuk është çështje rendi, mode, por çështje arti universal. Qosja ka frikë nga shfronësimi, por edhe nëse shkruan dhjetëra morfologji të fushatës apo anatomi të kulturës, atë askush nuk mund ta vendosë në vendin e parë.
Polemikat
mund të prodhojnë iluzione të përkohshme, por shkrimtar sa Kadare, nuk e bëjnë
kurrë. Ai nuk do të ndalet, madje do të kritikojë Thaçin pse ka shkuar tek
varri i Rugovës. Rugovës do t'i trishtohet edhe i vdekur, edhe pse ky i fundit
nuk është marrë kurrë me Qosjen. Ai duke menduar se kishte ndikimin aq të madh,
krijoi edhe partinë për të rrënuar atë të Rugovës, por katapultoi veten tek
dështak më të mëdhenj politik në historinë e Kosovës. Nëse Rexhep Qosja deri në
mbarim të luftës ishte ideologu shpirtëror i çlirimit të Kosovës, pas luftës do
të shkatërrojë kohezionin brendakombëtar. Në vend që të bëjë apel për pajtim në
Kosovë, për kremtim të përbashkët të fitores, ai do të merret me denigrime dhe
përçarje në nivelin e lartë, sa agjentët e Serbisë, do të vazhdojnë punën të
papenguar, sepse inteligjencia kosovare po merrej me kultivimin dhe skicimin e
tradhtarëve pas çlirimit dhe, e kryesonte Qosja. Qosja duke quajtur Rugovën
tradhtar, do të rrënojë edhe kuptimin dhe përkufizimin semantik të tradhtisë.
Rugova, sipas publikimeve të fundit të dokumenteve sekrete të SHBA-së, në vitin
‘95 do të kërkojë në Uashington pavarësi dhe bashkim me Shqipërinë. Qosja do ta
quajë këtë Rugovë tradhtar.