E marte, 30.04.2024, 04:00 AM (GMT+1)

Mendime

Serxho Mazreku: Paketë për konsensusin qeveri-opozitë

E marte, 11.08.2015, 07:24 PM


Një paketë ligjore kushtetuese që të garantojë konsensusin qeveri-opozitë?!

Nga Av. Dr. Serxho Mazreku

Gjithnjë e më tëpër, sot më shumë se kurrë më parë, Europa dhe SHBA, me anë të kancelarive të tyre në Tiranë, po kërkojnë bashkëpunimin pozitë-opozitë për hartimin e paketave ligjore me konsensus të plotë dhe zbatimin e tyre nga qeveria me efikasitet e përparësi.

Kjo është një kryekusht i Bashkimit Europian për të hapur dyert e antarësimit të Shqipërisë në Bruksel, pasi kancelaritë e kontonentit të vjetër në Tiranë, ka kohë që e kanë kuptuar se në vendin e shqiponjave, tash njëzët e pesë vjet tranzicion, Shqipëria po ecën drejt një rrethi të mbyllur.

Në këtë rreth kanë ngecur reforma të rëndësishme në mes të rrugës, thuajse gjithçka është sendërtuar si alibi e humbjes së pakicës apo si dhunë e kartonit të shumicës.

Ky është një rreth konfliktualiteti politik, ku dy partitë kryesore në vend e kanë kthyer vendin e tyre në një luftë demash e gladiatorësh, për shkak të  interesave të ngushta të oborreve partiake. Ato që kanë munguar të shpalosen e të realiziohen gjatë këtij çerekshekulli janë intersat e mëdha kombëtare, interesat e qytetarëve të këtij vendi.

Bie fjala, ende nuk kemi një paketë ligjore efikase dhe që të zgjidhë përfundimisht çështjen e pronave në Shqipëri.

Ende në praktikën e kësaj çështje veprohet me dy ligje dhe me dy standarde, me ligjin 7501, që nuk është shfuqizuar por vepron dhe me ligjin e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Ligji më i fundit i hartuar nga qeveria dhe i miratuar me dhunën e kartonave në Kuvend, jo vetëm nuk e zgjidh këtë çështje, po e shtyn atë në rrugë pa krye, në qorrsokaqe të reja.

Mos marrja e konsensusit të gjërë politik pozitë opozitë e bën këtë ligj jo vetëm të konstenstueshëm, por praktikisht të pazbatueshëm. Heqja e mundësisë së ankimit të qytetarëve në Gjykatë është një nonsens që nuk  kanë pasur guximin ta ushtrojnë as diktaturat e konkretisht diktatura komuniste në Shqipëri.

Kemi përpara një beteje të vështirë, shumë të vështirë, luftën për t’i dhënë një fytyrë të re, një dimension të ri drejtësisë që ajo të bëhet shëmbëlltyrë e zbatimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës dhe jo falangë padrejtësie e korrupsioni galopant si deri më tani.

Kryeministri me të drejtë flet për zhytjen e drejtësisë në një pellg vegjetimi korruptiv të kthyer në një moçal të ndotur, këmbanat e tij dhe të qeverisë janë në kohën e duhur, më tej nuk mban më puna. Por si do të bëhet që kjo plagë të shërohet një herë e mirë? Me metdoa jakobine apo me konsensus mbarëpolitik?

Bashkimi Europian dhe kancelaritë amerikane në Tiraë kërkojnë të dytën, pra konsensusin. E kërkojnë me ngulm, pasi nuk mund të ketë një reformë shndërruese e me efikasitet në Shqipëri në fushën e drejtësisë, pa miratuar në Kuvend një ligj që të gjejë mbështetje të plotë të opozotës, një ligj që të ketë të paktën mbështetjen e 93 deputetëve.

Kryeministri ka të drejtë të revoltohet me gjyqtarë, prokurorë e përfaqësues të ligjit që e kanë kthyer drejtësinë në një vend padrejtësie, që e kanë bërë korrupsionin, ryshfetin si të vetmen mënyrë për të gjetur të drejtën apo për të fituar të padrejtën, pra diçka që nuk të takon.

Kryeministri ka të drejtë dhe po vepron mirë që po tund fort këmborët e një pakete ligjore të re, që synon ta përcaktojë drejtësinë në raporte të reja me shtetin dhe qytetarin.

Por një reformë e plotë në drejtësi nuk mund të bëhet me vringëllimë shpatash, por me kosnsensus të gjërë, nga i cili të mund të dalë një paketë ligjore që t’i japë një rol dhe dimension të ri drejtëissë, për t’u bërë ajo me të vërtetë siç i takon një tempulli zbatimit të ligjit dhe i kërkimit e gjetjes së të drejtës…

Europa sot më tepër se kurrë kërkon përgjegjësi në qeverisje, jo vetëm të qeverisë si aktorja kryesore e zbatimit të ligjit dhe hapjes së garës së prioriteteve, por dhe nga opozita, si një aktore nxitëse për thellimin e reformave dhe zbatimin e tyre me efikasitet të plotë nga qeveria dhe institucionet.

Zërat që qarkullojnë për qeverisje të përbashkët PS-PD në 2017-n nuk janë tabu dhe as nuk duhet të zgjojnë reaksione negative, pasi bota demokratike ka provuar dhe koalicione më të vështira se kaq.

Rasti i Kosovës, shtetit më të ri në Europë, kur në emër të shtetit dhe të qytetarëve u bashkuan në qeverisje dy forca politike kundërshtare, e ilustron këtë.

Por para se të mund të ndodhë kjo, së pari duhet garantuar një frymë bashkëpunimi dhe përgjegjësie serioze për aplikimin e një konsensusi serioz pozitë-opozitë për miratimin e ligjeve me diapazon të gjërë përfaqësimi që të shprehin vullnetin e një shumice absolute dhe jo të kontenstohen që në Kuvend.

Kjo paketë duhet miratuar urgjentisht, për t’iu përgjigjur shqetësimit të Bashkimit Europian, që në Shqipëri të fillojë një erë e re në fushën e hartimit të ligjeve të mira e më bazë të gjërë bashkëpunimi dhe zbatimit të tyre në praktikë.

Kjo garanton investimet e mëdha që Bashkimi Europian ka bërë e do të bëjë në Shqipëri, e kthen këtë të fundit në një vend atraktiv e të sigurtë për biznesin vendas e të huaj.

Ka ardhur koha, është pikërisht momenti i duhur që kjo paketë kushtetuese të miratohet, të miratohet me ngut, si një shans që, më në fund, në këtë vend të marrë fund përbaltja e kundërshtarit politik dhe të nis një epokë e re, epoka e ligjit dhe e së drejtës, që ka një çerekshekulli që nuk po vijnë në Shqipëri!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora