Mendime
Florim Zeqa: Ja pse nuk mund të ribëhet LDK-ja!
E hene, 03.08.2015, 06:32 PM
Ja pse nuk mund të ribëhet LDK-ja!
Nga Florim Zeqa
Me qëllimin që lexuesi të kuptojë më lehtë dhe me qartë mesazhin e këtij shkrimi, po e filloj me një thënje mbi ideologjinë si koncept shkencor, nga veprimtari (kryetari) i NDSH-së, i ndjeri Rexhep Bunjaku; "Ideologjia mund të jetë hyjnore, por nëse atë ideologji hyjnore e zbaton në jetë një Jo-njeri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji djallëzore, dhe anasjelltas-nëse një ideologji djallëzore e zbaton në jetë një njeri i frymëzuar me humanizëm e dashuri, ajo ideologji shëndrrohet në ideologji hyjnore".
Kështu, ideologjia hyjnore dhe filozofia politike rugoviane mbrenda subjektit LDK-së është zvënitur, është shëndrruar në një diktatur tipike komuniste shkaku i udhëheqjes djallëzore të grupeve të interesit, kur në njërën anë thirren në filozofinë rugoviane, ndërsa në tjetrën bashkëpunojnë me varrëmihësit e kësaj filozofie !
Nuk po po kthehemi më mbrapa, po fillojmë nga kuvendi i VIII-të zgjedhor, kur lideri diktatorial i LDK-së para se të përzënte gazetarët nga mbrendia e hotelit ku mbahej kuvendi, fillimisht dha urdhër për mbylljen e derës delegatëve nga Diaspora, të ardhur nga degët e LDK-së-Zvicër e Gjermani, të zgjedhur në mënyrën më demokratike të mundshme.
Atyre iu mbyllë dera për një arsye të thjesht; prezenca e tyre në Kuvend do t'i ipte kahje demokratike punimeve të kuvendit, gjë të cilën nuk e deshti diktatori Mustafa me sejmenët e tij.
Isa Mustafa me këtë akt, me vetëdije të plotë e ka fundosur partinë në krye të së cilës u zgjodhë pa asnjë kriter demokratik sikurse në Koren e Veriut, me aklamacion (votën e hapur) të delegatëve të klonuar e ripushtoi edhe një herë kalanë e LDK-së, ngulfati lirinë e shprehjes, varrosi vullnetin e elektoratit për ndryshime,...varrosi përfundimisht frymën rugoviane në subjektin e besës dhe shpresës shqiptare.
LDK-ja rugoviane nuk ekziston më, ajo tashmë i takon historisë. Këtë realitet e ka kuptuar më së miri vet ai (Isa Mustafa), i cili ditëve të fundit rehabilitimin politik është duke e kërkuar tek familja e presidentit Rugova.
Në nomenklaturën e këtij subjekti kanë mbetur vetëm mbeturinat komuniste, një strukturë profiterësh politik.. Edhe pse tepër e ithët, kjo është e vërteta në të cilën është katandisur amaneti rugovian-LDK-ja.
Edhe kryetari i nderit të LDK-se, zoti Fatmir Sejdiu (me) pa dashje i dha mbështetje Isa Mustafës, për vet faktin e tërheqjes nga kandidatura dhe mospërkrahja e asnjë kandidature tjetër. Kjo nuk i falet kryetarit të nderit, ishte rasti i fundit për të bërë kthesë pozitive,...me këtë veprim anashkaloj vullnetin e elektoratit dhe "dogji" pamëshirshëm disa nga mbështetësit e tij !
Ata të cilët mendojnë në ripërtëritjen e LDK-së, do të zhgënjehën akoma më keq në të ardhmën,...LDK-ja rugoviane e ikur në përjetësi me 21 Janar 2006, u varros me 31 Maj 2015 nga Isa Mustafa dhe sejmenët e tij..
Ashtu siq nuk mund ta krijojmë një person imagjinar që do ta zavëndësonte hyjnorin Rugovë, ashtu nuk mund ta ribëjmë një LDK të re rugoviane.
LDK-ja rugoviane shënoi epokën e lavdisë kombëtare, lideri historik Ibrahim Rugova e kreu me sukses misionin e tij profetik në krijimin e shtetit dhe shpëtimin e popullatës shqiptare nga shfarosja barbare serbe.
Të gjithë ata që mendojnë për "ribërjen" dhe reformimin e LDK-së me Isa Mustafën në krye të saj, do të zhgënjehen keq, ngase pas rikapjes së këtij subjekti nga ana e diktatorit shpirtëligë, LDK-ja nuk do të ketë rimëkëmbje por vetëm rënje dhe tkurrje enorme deri në vetshkatrrim.
Përderisa në krye të saj të saj të jenë njerëz të pabesë, shpirtëligë dhe të padinjitetshëm, përderisa në kreun e saj të jenë klanet mafioze, zvarranikët dhe shpërdoruesit e të gjitha llojeve,...të cilët janë të gatshëm të shkelin mbi çdo amanet dhe gjak për realizimin e interesave të tyre personale, dhe përderisa delegatët para kuvendeve zgjedhore shantazhohen dhe klonohen sipas shijës së liderit të partisë, LDK-ja jo vetëm që nuk do të ribëhet, ajo do të mbetët e pushtuar nga grupet e interesit, do të humbet e tretët pafundësisht.
Do të jenë ta pamjaftueshme qindra shkrime, mijëra dhe miliona fjalë kundër kusarëve politik, sa do të ishte me vend një veprim i mençur dhe i përgaditur mirë me lektoratin për t'ua këputur rrënjët njëherë e përgjithmonë këtyre uzurpatorëve të lirisë sonë.
Të mos presim kot nga drejtësia ndërkombëtare, nuk ka tribunal as gjykatë speciale që mund të bëjë më shumë se sa që mund të bëjmë ne për vetën tonë.
Kot presim edhe nga "miqët" ndërkombëtar,...sikur t'i kishim pasur miq të vërtetë nuk do ta kishin mbajtur kaq gjatë Kosovën martire të kriminalizuar, të varfër dhe të getoizuar në zemër të Ballkanit dhe në mes të Europës !
Kur e gjithë Kosova, qoftë në aspektin territorial dhe atë numerik mund të krahasohet me një rajon apo qytet mesatar të Europës së zhvilluar.
Kjo e shtronë nevojën imediate për ndryshime substanciale në politikbërjën dhe qeverisjen e këtij vendi.
Në të kundërtën e rrezikojmë në mënyrë serioze të ardhmën e shtetit tonë !
Çdo kohë i ka rrëthanat dhe specifikat e veta, poashtu edhe heronjët e vet.
Koha nëpër të cilën po kalojmë kërkon punë dhe angazhime tjera, kërkon heroizma në luftimin e dukurive të shumta negative mbrenda shoqërisë sonë, heroizma në ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik.
Në fund të këtij shkrimi autorial e ndjejë të nevojshme të sqaroi opinionin publik për një gjë; nuk kam dhe as që kam pasur ndonjëherë probleme personale me liderin aktual të LDK-së, zotin Isa Mustafa. E kam përkrahur kur ishte për t'u përkrahur, siq ishte rasti në zgjedhjet lokale të 2013-s, përmes shkrimit me titull; "Isa Mustafa lideri reformator i LDK-së" (botuar në gazetën Bota sot të datës 08.12.2013) kur i dhashë mbështetjen maksimale duke besuar në fjalët e një burri të pjekur, në premtimet e një akademiku për reformimin e partisë,....sikurse tani që e kritikoi ashpër për dështimet (e qëllimshme) në arritjen e reformave, mashtrimet dhe veprimet shkatërruse ndaj LDK-së rugoviane. Nuk ia dua të keqën Isa Mustafës dhe as familjes së tij, por më shumë se të mirën e tij personale e dua të mirën e përgjithshme të popullit tim.