E diele, 05.02.2023, 05:27 AM (GMT)

Kulturë

Namik Selmani: Parisi, si Parisi

E merkure, 13.05.2015, 05:45 PM


Një enciklopedi dashurie për Parisin

(Namik Selmani, Parisi, si Parisi, Amanda Edit, Bukuresht 2015)

Në vend të parathënies

Aty ka qënë Franca në shekuj. Në vite dhe shekuj ajo ka hyrë në kujtesën e francezëve më pikturat, me skulpturat. Me pallatet që janë kulmi i harmonisë arkitekturore. Me verën dhe shpatat. Me ngjyrat e lartësitë e kulturës, me mbretër dhe princër. Me universitetet dhe pragjet e dritëzuara. Tek kombet e tjera ka shkuar me ato pak kushte të komunikimit me librat e botuara këtu dhe atje. Kjo vajtjeardhje emocionesh, mbresash, njohurishë në një kod të dukshëm të njohjes së këtyre vlerave  shumë herë në shumë vite janë bërë dhe me djersën me mençurinë e të huajve. Një lloj Amerike. Njësoj e bukur është vetë Statuja e Lirisë që sot ngrihet madhështor në Njy Jork. E ideoi, e ngriti një francez dhe një model origjinal i saj është në një nga Muzetë e Artit të Parisit.

Një udhëtim në Paris dhe tërë ato njohuri që ke marrë në jete është një shtysë për një libër. Përtej  mbresave të tua që në pamje të parë, janë pak sa intime individuale, janë dhe ato që duhet të njohim dhe të gjithë së bashku. Përvoja më e mirë botërore  ka treguar se udhëtimet janë “hambari” i shkrimeve, i poezive, tingujve. Mbresat eudhëtimeve kanë qenë porta e parë e tregimeve , e romaneve, e dramave, e dhimbjeve shkronjore, e dyerve të talentit. Jo më kot, këto rrugë të largëta në kohë paqeje dhe në kohë luftrash, në kohë të vështira dhe në kohë të ngricuara ato kanë qenë burim libror.

Është një detyrim dhe për brezat që duhet t;i japim atyre jo thjesht kronikën e jetës sonë, po atë që ata duhet ta kenë si pjesë të jetës së tyre kulturimin dhe dëshirën  për punën që në Francë është në shkallën më të mirë.

Ndoshta, me modesti, do të thoja se cikli im me poezi dhe shkrimet që do të ndjekin atë, do të ishte dhe një kontribut i mirë dhe për frankofoninë në Shqipëri që ka krijuar një traditë të bukur që nga Tirana deri në qytetin më të largët të Shqipërisë. Le të jetë ky libër si një enciklopedi dashurie për Parisin dhe kulturën e tij si një rikthim te vetja. (Autori)

PARISI, SI PARISI!

(Cikël poetik)

Para se të nisesha në Paris në valixhen e udhëtimit mora një libër me poezi: Antologji me poezi të zgjedhura me  poetë francezë  në shekuj. E kishin paraqitur para lexuesve të frëngjishtes një grup redaktorësh shqiptarë më të mirë të kohës dhe të përkthyer nga përkthyesit më të mirë që kemi e kemi pasur.. Shumica prej tyre dhe poetë të njohur duke përmendur Ismail Kadarenë dhe Dritëro Agollin. Nuk e dija se sa mbresa do më jepte ky qytet dhe sa do të godiste në emocion që poeti e ka si tharrmin e fjalës së tij të mençur.

Në krah të Eluarit, Hygosë, La Martinit  Balzakut, do të citoja një poezi të vitit 1406 të një autori që quhej Estash Deshan që ai ia kishte kushtuar Parisit. Si për rastësi të bukur dhe të jashtëzakonshme në këtë poezi të bërë para 600 viteve flitej për patriotizmin, për luftën kundër korrupsionit. Me një krenari franceze ai kërkon që të krijohet një botë e re që t’i vërë Parisit një Kurorë të bukur:

Buzë lumit Sena Parisi është ngritur

ka vreshta e pyje e toka pa kufi

i pasur është shumë  ka begati

të gjithë të huajt në zemër e kanë

qytete të tilla s’gjen në asnjë anë

mbi çdo qytet , Paris, më je ti

Kushdo që e ka vizituar Parisin, është befasuar nga ajo çka ka ky qytet në shpirtin e tij artistik, në të sotmen e të kaluarën e tij. Veç epiteteve që bëhen për të, gati të panumërta, është dhe lidhja që ka ai me poezinë. Me plot gojë ai mund të quhet dhe ”Qytet i poezisë”.  Të gjithë poetët e botës i kanë kënduar në mënyrën e  vet këtij qyteti thuajse magjik. Në një mikrofonët që përcillnin vlerat arkitekturore dhe artistike që merrnin vizitorët kur kalonin lumin e Senës, në gjuhët frëngjisht, anglisht, kinezçe, rusisht, polonisht, italisht, gjermanisht ishin dhe vargjet shumë të bukur të krijuar për Parisin.  Do të doja që të jetë dhe ky cikël si gjerdan i bukur i atyre milionë poezishë që i janë kushtuar këtij qyteti.

(Paris, 12 shkurt 2015)

 

 

Një kafe me mjeshtrin Ejfel

 

Në këtë mizëri njerëzish

E paskam një kryedëshirë

Të pi një kafe

Nën  këtë krahëçeliktë me Mjeshtrin mendjeartë

Pa droje të puth

Duart e Ejfelit tërë madhështi

Të mbetem i pagjumë

Nga magjia që prek këto ditë.

 

Jam në udhëkryqin e bukur

Të urimit me një gjerdan vargjesh thurur

Për lavdinë e merituar

Që të jep puna dhe dashuria.

Zgjohu, njeri,

Lavdia për të nuk e njeh terrin e muzgut.

Këtu, ku kulla Ejfel

Të bën si fëmijë virgjëror a si plak me thinja.

 

Zgjohuni, njerez

Gjer në palcën e qelizës së forcës së munguar!

Zgjohuni për të kaluar

Atë prag që nuk ka gjerdhe me dogana!

. E hidhur kjo kafe pa dorën e mjeshtrit

O Mjeshtër i kurorëzuar

Këtu, në këtë ditë

Në këtë det çeliku  që prek retë e bardha.

 

 

Trokitje te Luvri im

(Duke ecur në pavionit e Muzeut të Luvrit në Paris që është muzeu i dytë më i madh në botë.)

 

1.

Mos u lodhni kurrë

së trokituri te Luvret e mia!

Gazmohuni në ngjyrat

që pranverojnë veten dhe detet!

Hyni të lumturuar, qiellorë

Si në një shtëpi ku ndrin bardhësia!

Pa harruar të merrni

Pak hi të nxehtë nga koha që tretet.

 

2.

Në Luvret e mia

Rrinë përqafuar penelat dhe shkronjat

Në një dyluftim

Sjellin dhimbshëm gjak të blertë lulesh.

Ne jemi të tërë aty,

Edhe kur mbledhim  fëmijërisht xixëllonjat.

Edhe kur heshtim

Duke lënë stuhitë pikëlore pas supesh.

 

3.

Në Luvret e mia

Ndezur e kanë zjarrin tymtarët modernë

Bari i lëndinave  të dashurisë

Na ulet si kone në gjunjët përjetësisht të lodhur

Jemi të tërë aty,

E dritat vetë i ndezim ndër vite pa prerë

Po vetë i shuajmë

Kandilët  dritëmekët a  llampadarët me dorën e ndrojtur

 

4.

Digjuni mbi Luvret e mia

Si mbi një Hiroshimë që zgjohet sërish!

Këmbëzbathur

ecni të vetmuar mbi vetrinat që sytë  verbojnë

Aty jemi të gjithë,

mbretër, princër  a lypsarë duarshtrirë

Për një lule, buqëqeshje

a për një fjalë që gjoksin na ngroh.

 

5.

Në Luvret e mia

Ju bëhuni cicëronë fjalëmençur

Si të këmbenim së bashku

Kafenë e një mëngjesi maji

Për të qenë aty,

Gardianë të një ditë të paprekur

Për të qenë Ushtarë

Që në supe kanë grada gjenerali.

 

6.

Lundroni në nudizmin

e një ëndrre  asnjëherë të parë

E sillni një email të ri

nga dete gazesh,  brengash e malli

Aty janë Luvrat tanë

e të gjithë t’i hapim së bashku kanat më kanat.

Në një Hark të ri Triumfi

të festojmë ku të fton shampanja në një gotë kristali

 

Të gjithë jemi pak Mona Liza

(Duke medituar mbi pikturën e  Leonardo da Vinxhit “Mona Liza” në Paris)

 

Të gjithë

Jemi pak Mona Liza para një syri anonim

Të heshtur

krenarë, inatçorë e të trishtuar për udhët që prekëm në jetë

Nëse një ditë

Fiken dhimbshëm he klithshëm  prozhektorët e lumturisë.

Do të gjendet

Një tjetër Da Vinxh modern pelerinën të na hedhë.

 

Nëse një ditë

Do të rizgjohet Mona Liza nga korniza e bukurisht e gdhendur

Do vrapojmë

Ta përqafojmë në ekstazën që të jep një rinjohje.

Aty,

Aty do të jemi, mistikë, mrekullorë e të heshtur.

Me një shkop,

Me të cilin lëmë vrragë në rërën e kësaj bote.

 

Kur prek Çelsat e dashurisë

 

(Në një nga 37 urat e Senës në Paris, gjendet një Urë që francezët e quajnë Ura e Artit. Në të me miliona të dashuruar nga e gjithë bota, vënë kyçin e dashurisë së tyre dhe më tej e hedhin çelsin në lumin e Senës.)

 

Nëse nuk je prift a këmbanar si Kuazimodo i ngratë

Ndalu pak në këtë Monument dashurie buzë Senës!

Nëse në duar nuk ke një diamant, një kristal a lule të rrallë

Betohu thjesht: “Për Dashurinë, pa droje jap dhe jetën!”

 

Nëse Sena s’të flet dot me gjuhën e nënës nga larg

Fol me këto kyçe të mbylllur a me pëllumbat e Parisit

Oo, mos vrapo për unaza a varëse përrallore në qafë

Si para një libri të shenjtë, bëj Autopsinë e Shpirtit!

 

Bëhu gardian dashurie jo me çelsa thellësie

Ushqeje dhe vadite me ujin e gurës së zemrës

Preki çelsat e klithmo para kësaj mrekullie.

Ditës jepi frymë që shkrin dhe tre ortekë njëherësh

 

Mona Liza në Muzeun e Luvrit në Paris

 

U thinjën vajzat duke të parë pas vetrine xhami

U zbutën burrat kur panë si Virgjëreshë moderne.

U nostalgjuan zonjat  me vështrim qelibari

Mermeri i bukurisë pas një kornize, Mona Liza, mbete.

 

U thinjën të gjitha, mbase dhe vetë Luvri i ndriçuar.

Nga të  kesh dalë, o princeshë e rrallë bukurie?

Gjethet u vyshkën e misteri yt i trishtimit mbeti i zgjuar

Mbase dhe vetë Da Vinxhi hesht për këtë dritë magjie.

 

 

Udhëtimi në Senë

 

Flokët e pakët sot m’í rrihka Senë e dallgëzuar

Trishtimin e lavdinë e kam në sy si Muzë antike, të rrallë

Zemra pushon e sërish nis një rrahje të pambaruar

E vargu më bëhet si xixëllonja që e vija dikur në ballë.

 

Shpatat gjakosen e sërish  bëhen lodra fëmijërore

Vajzat turiste qeshin duke marrë bukuri dhe sy princeshe

Marshi i Luleve përzihet me dashuritë mbretërore

Luvri të luvron në rrugën e dëshirës që s;e ke prekur ende.

 

 

Ditëlindja e vajzës në Paris

 

E bukur kjo festë

Në Parisin e tingullit, dritës dhe triumfit  engjëllor!

Për ty

po e thur kurorën e urimit më fytyrën e prindit të lumtur.

Si ikin vitet

ashtu si mokra e  mullirit në shpatet e thiktë malorë.

Një ditë

Të bëjnë të ulesh në një kolltuk të ri ngjyrëpurpur.

 

Ikin vitet

Si të ishin kalorës që mbajnë penela dhe dalta  në krahë.

Si të ishin

ëndrra që hapin rrëmbimthi dyert e parajsës.

Kështu të ecësh, bijë,

Hipur mbi pajtonë mbretërorë të bardhë!

Kështu

Të fitosh betejat e të mundësh trishtimin e natës!

 

Ikin vitet,

Trishitimi dhe gëzimi prindëror ulen në Parisin e ngjyrës!

Diku,

Në qendër të Francës ku trenat si avionë nxitojnë.

Një diell tjetër

Na bie butësisht në gushë e  në hapësirën e fytyrës.

Në degët e pemëve

Për ty dalin lulet, frutat e gjethet gjethërojnë.

 

Në Parisin e ëndrrës

Kthehu, të lutem, te gazi i fëmijërisë së pafajshme!

Ngrihu

Në shkallë lavdie, si të ngjitesh mes lumturisë në Kullën Ejfel

Të fortë

Bëje hapin e dehur  në gazin përrrallor të një Borëbardhe

Mes gëzimit të nënës

merr  urimin hyjnor që koha kurrë nuk e tret!

 

 

Pulëbardha e ëndrrës

(Duke vështruar qiellin e Parisit)

 

Qielli i Parisit ka një det gjigand me rreze drite

Lavdia ulet në gjunjë para bukurisë luvrore

Sharërvanët e zemrës ylberojnë me rrezatime magjie

Këngët bëhen rruaza të florinjta për ditët karvanore.

 

Qieli i Parisit ka një triumf të përjetshëm kalorësie

Ardhur nga shekujt si postjerë të saktë që kurrë s’gabojnë

Skulptura e Shën Mërisë ngjitet në bedena mrekullie

Jahtet e bardhë shumëgjuhësh  në Senën kaltërore nxitojnë.

 

Qielli i Parisit ka cicëronë me mijëra këto skulptua antike

Sa në dhjetë Kopshte  Edeni çelin lulet sythe petale.

Hygoi të flet me gjuhën e  dashurisë mitike,

Napoleoni të përcjell mbi kalë  lavdinë zulmëmadhe.

 

 

Letër babait

 

(Franca mund të quhet ndryshe dhe “Mbretëria e Djathit”, pasi këtu prodhohen 246 lloje djathrash. Në kujtesën e zgjuar më erdhi  babai im që për shumë vite ishte baxhoxhi (specialist djathi)

 

E di, se kurrë s’do ta marrësh këtë letër të vonuar

Mbase ëngjëjt e dashurisë do të më bëhen sonte miq

Këtu, nga Parisi, të shkruaj mes ditës së mjegulluar

Me mallin që më rizgjon gurë varresh në thinjërim

 

Në ditët pariziene  zgjoj rrudhën dhe fjalën e burrëruar.

Që shtoheshin para kazanëve me qumësht gjalpë, djathë.

Ej, baba, këtu,  në Paris, në Mbretërinë e Djathit jam mrekulluar

E kujtoj duart e tua dhe hapat që nxitonin në mal.

 

E merrje një këngë dashurie a kurbeti  lulen e buzës.

Kur vinte qumështi i ngarkuar në mushkat me zile.

E prisje në prag me urimin e ngrohtë të punës

Pa e prekur asnjëherë Parisin me Shatërvane të panumërt drite

 

Tek shoh franceskën që më shtron verën e djathërat në radhë

Me një MERSI që çel filizë kaltërorë nga buzëqeshja.

Më vjen ti, baba, sa një mijë mbretër fitimtarë.

Me pengjet e bukur  njerëzorë që të gjithëve na jep jeta.

 

Në varrin dhehumbur s’do të arrijë kjo copëz letre

Fjalën e prushtë të gjoksit s’do të ma lexosh, ah, kurrë

Po dora e ngritur  atërore më bën fitimtar në dete.

Në qiejt e botës bëhem vetë pilot sypatrembur  mes furtune.

 

 

Baladë për Ali Podrimjen

(Në një breg Sene në Paris, vdiq poeti ynë kombëtar Ali Podrimja)

 

Ooo, breeeee, s’po më hykan sot në sy Ejfeli e Sena kaltërore

Për ty, Bacë, sytë m’i mrroli pikëllueshëm dhimbja

Po ku je, ta marrim sërish lumnueshem fjalëshqipen për dore?

E të gjithëve të na thërrasë në kullë nga mot RILINDJA.

 

Ta donim fjalën –PËLLUMB ta hidhnim në Qiellin e Paqes

Të na jepte gazmendin e madh në dasmat e çikave e djemve

Ta donim këngën të lisnajtë, të trëndafiltë, me fjalët habertare

Për grunjërat e korra, lulërimin e barit e zbardhjen e netëve

 

Të donim kapiten të patutur në Anijen arbërore të Fjalës.

E plagët e moteve të na i thaje gjer në koren e fundit

Për ty, ndezur do t’i mbajnë zjarret në oda tymtarët.

E fjalën-AMANET do ta mbjellim në pragun e katundit

 

Lumi po të pret i heshtur te Dera e bardhë e Parajsës E pik

ëloti po i derdhet mbi faqe, si lumë, si një ortek

Në qiellin e trishtë të Prishtinës na plumbon gjerbimi i kafes

E dielli për ty fytyrën klithshëm të dy duart po i fsheh

 

Shpirtit çam po i plasaritet kurmi mes ullinjve të pavjelur

Mes kukamës së mortit edhe qiellit po i thyhet brinja

Oooo, ku je lum MIKU, një varg ka mbetur jetim, i heshtur

E fjala-BAJRAK kërkon bardin e aedin Ali Podrimja

 

Gjogu i Fjalës mentare kërkoka mes mallit si bir të të puthë

Mbi plismortin po na jep të gjithëve një kordele kujtese

T’u baftë fjala krua kristalor që zbret prej bjeshke, bash si LUMË

E tupan Sharri të na zgjojë vrullshëm me mijëra amanete

 

Hej, Baca Ali! Grykë më grykë ta rrokim vargun e florinjtë

E tokës sonë t’i japim dritë, dritë nga muzgu në agim!

Eja, eja, ta pimë një kafe të Harkui i Truimfit

Sot hej, po më duket i vogël para teje.

para pëllëmbës së munguar të mikut e të burrit.

 

Veprat e autorit Namik Selmani

 

Vatra e mallit -poezi

Zërat e  brigjeve të mia-poezi

Dallandyshet e Çamërisë-proza

Trokitje në Dodonë Proza

Kroi i këngës çame- poezi

Filizët e fjalës gjimnaziste-botim pedagogjik-

Abaz Dojaka, Mjeshtër i Kulturës Popullore -monografi

Fari çam-Poezi

Kërkoj monumentet--prozat

Shpirti çam-poezi

Dritaret e besimit- poezi

Rruga e një shkolle- Monografi për një shkollë

Arkivi i fjalës- Botim për kulturën e  gjuhës

Djepi i këngës-poezi

Portat e bashkimit-proza

Të fala nga Çamëria-proza

Ujëvara e tingujve-proza

Rilindje-proza

Jam shqiptar-proza

Gjurmë më gjurmë-proza

Pesha e qiellit të vendlindjes poezi

Rrënjët-proza

Dyert e hapura të vetvetes-proza

Gjuhëshqipja të zonjërojë-botim pedagogjik

Një jetë me ëndrrën dhe lirinë-Monografi

Bëj të zë, po të merr era-poezi

Kur fjala e mençur bashkon kombin-kritka letrare

Zjarri i kujtimit-poezi

Jetë mes zileve dhe shkronjave shqip-monografi

Baçua ynë-Monografi

Borxhi i Ali Podrimjes-poezi

Drita e jetës-Proza për traditat e Çamërisë

Shqiptarisht -proza

 

Përmbajtja e librit

 

1.Një libër si rikthim / 4

Parisi, si Parisi. Cikël poetik / 6

2.Një kafe me mjeshtrin Ejfel / 8

Trokitje te Luvri im / 9

Të gjithë jemi pak Mona Liza / 11

Kur prek çelsat e dashurisë / 12

Mona Liza në Muzeun e Luvrit në Paris / 13

Udhëtim në Senë / 14

Ditëlindja e vajzës në Paris / 15

Pulëbardha e ëndrrës / 17

Letër babait / 18

Kujtesë / 20

Omer Khajami në Paris / 22

Parisi, si Paris / 24

Gruas / 25

Netët e Parisit / 26

Baladë për Ali Podrimjen / 27

Takim i mbramë me La Fontenin / 29

Bisedë me Viktor Hygoin... / 30

Ëndrra pariziene që matet me vetveten / 30

Lumturitë e pamatshme / 32

Mes Tiranës dhe Parisit / 33

Ëndrra pariziene që matet me vetvetn / 34

Në rrugët e Parisit “shqiptar” / 38

Cicëron apo vizitor dhe nxënës në Paris / 42

Një largim më i afërt se një rikthim / 61

Një kafe franceze në Berat / 62

Modeli i bukur i frankofonisë / 73

Unë dhe Parisi / 79

Aleanca për kulturën e dy kombeve... / 83

Veprat e autorit Namik Selmani / 87

Përmbajtja e librit / 88



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora