Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: Austria e gatshme për Eurovizionin
E marte, 12.05.2015, 08:00 PM
Mesazhi i Austrisë si organizatore është - toleranca
Nga Hazir Mehmeti, Vjenë
Emocione në prag të Evrovizioni në Vjenë. Shtypi austriak shkruan për Elhaida Dani. përfaqësuesen e Shqipërisë. 58 kabina për gazetar, bina 44 m e gjerë, 26 kamera do sjellin pamje për 200 milion shikues. Shqipëria me nr.14 në pjesën e dytë të natës së parë
Shtypi
austriak e përcjell në çdo hap përgatitjen për mbajtjen e garës më të
popullarizuar të këngës në kontinent. Salla e mrekullueshme “Wiener Stadhalle”,
e njohur për manifestimet sportive e koncerteve është në vlugun e punëve
finale.
Song Contest 2015: Albanien
Gazeta
tjetër e njohur austriake „Der Standard“ ka nxjerr në faqet e saja këngëtarët e
mbrëmjes së parë e cila do mbahet me 19 maj, ku Shqipëria është e 14- ta. Që
tani merret opinioni lidhur me plasimin e mundshëm nga nata e parë për finale e
cila mbahet me 23 maj. Këngëtarët e natës së parë: 1.Moldavia: Eduard Romanyatu - "I want your
love".2.Armenia: Genealogy - "Face the shadow".3. Belgjika: Loïc
Nottet - "Rythm Inside".4: Holanda: Trijntje Oosterhuis - "Walk
Along"5.Finlanda: Pertti Kurikan Nimipäivät - "Aina mun pitää"6.
Greqia: Maria Elena Kyriakou - "One Last Breath"7.
Gazetat japin informata të shumta rreth aktiviteteve përcjellëse. Sipas gazetës tjetër vjeneze “Wien heute”: “Në shëtitoret e frekuentuar do vendosen gjashtë “kapakë altoparlantë” të gropave septike mbi kanale të cilët do këndojnë këngët e fituesit në Eurovisionin e kaluar, austriaku Conchita dhe këngë tjera për shëtitësit e shumtë.
Për komentuesit nga vende të ndryshme janë në shfrytëzim 58 kabina përball tribunës. Ato do kenë të ashtuquajturën „hapësirën e gjelbër“ prej nga do raportojnë pa pengesa reporterët e vendeve të ndryshme për televizionet e tyre. Siç lajmëron përgjegjësi njësitit të kameramanëve z.Kurt Pongratz, për 200 milion shikues nga e gjithë bota. do jenë 26 kamera. Presqendra do hapet me 10 maj ku do jenë të vendosura 350 kamion special me pajisje të ndryshme teknike që kapin peshë 3500 ton. Çdo arkë pajisjesh do kalon nëpër kontroll të rreptë të policisë dhe personat e sigurimit, Masat e sigurisë do të jenë të nivelit më të lartë të mundshëm.
Programet dhe hapja e dyqaneve e muzeve është e veçantë, kur pritet një ardhje e turistëve nga e gjithë bota. Qysh tani të gjitha hotelet janë të rezervuara për pesë ditët e javës së tretë të majit. Numri i turistëve që vizitojnë Vjenë do rritet shumë krahasuar me vitin e kaluar kur ishin 13,5 milion turist nga e gjithë bota. Austriakët janë mjeshtër në shërbimet hoteliere të një cilësie të lartë, kur dihet se 33 për qind e të ardhurave kombëtare vijnë nga turizmi. Vetëm Vjena ka 96 muze me 950 salla muzesh. Shpresojmë se nga Vjena shqiptarët do jenë fitues të organizimit të Evrovizionit pasues.