E merkure, 16.10.2024, 04:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Kur gjëmojnë nënat heshtin muzat

E marte, 12.05.2015, 07:22 PM


Neki Lulaj

 

KUR GJEMOJNE NËNAT HESHTIN MUZAT

 

Sot nuk e dua lirikën

Sot

Nuk më erdhi muza e lirikës së vendlindjes së shtrenjtë .

Kur livadheve

kanë dalë kosëtarët e ia nisin ta korrin me këngë.

Oh, jooo

Shpirtin ma trazuan krismat, djepet e djegur cep më cep

E mendjen

ma mjegulloi tymi, vjelljet e barotit, flaka e e plumbi hijerëndë.

 

Turravrapi

i hienave të tërbuar ma verboi një çast shikimin

Në një ditë maji pa lule

mbetën brenda meje shpërthime, fluturime.

Në pragun e shtëpive

ku shqip kanë përcjellë amanetin, urimin

Bota

fle e qetë dhe mbush mikrofonët me deklarime

 

Britma vaji

dëgjoj e vrasje, e plaçkitje nga barbarët

E zëri i vogëlushes

këputet si petalja e trëndafilit të përcëlluar

Jam ..

Në fillimin e rrugëtimit të fëmijërisë së mbarë

Mbetëm

Si tel i skuqur kitare për këngën e pakënduar.\

 

Sot

nuk ma ngjiz shpirtin vargu i ngrohtë i poezisë

Kjo heshtje

e kombit më shtrëngon, më mundon, po më mbyt.

Sot

nuk dua të shkruaj baladë shpirti nëpër Iliridë.

Po himn qëndrese

nuk të lëmë kurrë vetëm, motra jonë e bukur Doruntin

 

Doruntin Do......  Ilirida ime......,..



(Vota: 15 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora