E hene, 27.09.2021, 03:06 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Dy dyer...

E premte, 06.02.2015, 08:10 PM


DY  DYER...

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

Nga Fritz RADOVANI

70 VJETË...

Deda i Gjonit Markagjonëve të Mirditës, vulosi Perjetësinë e Derës së Markagjonëve!

Ai provoi me u le, me u perkundë,  me u rritë në Deren e Parë të Markagjonëve, po dhe me u torturue, me u burgosë, me u interrnue dhe me u plakë i masakruem në Deren e dytë të Ministrisë së Mbrendshme, por i Pathyeshëm dhe Burrë i Nderuem Hero!..

Ishte 22 vjeç kur u arrestue në nandorin e 1944. Mbas pesë vjetësh lirohet dhe fillon një tragjedi tjeter mbas së parës nder kampet shfarosëse të Derës së dytë të Ferrit komunist.

Izolimi tre vjeçarë që shpjegon kushrini i Tij z. Lekë Pervizi, i sajuem nga kriminelët e terroristët Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu, per me detyrue Dedën me u ba agjent i sigurimit të shtetit, dhe loja aq e rrezikëshme se, gjoja asht arratisë po, në të njajten kohë edhe rreziku i përditëshem i jetes nga sigurimi famkeq i shtetit komunist, janë edhe një tjetër provë e pathyeshmenisë së Derës së Nderueme të Gjomarkajve.

Pak Burra prehen të qetë si Gjoni i Markagjonit të Mirditës, me kaq trashigimtarë të cilët për 47 vjetë u vranë, u interrnuen, u masakruen, u varrosën nder gropa të padijtuna dhe, jo vetem, u punue per shfarosjen e Fisit, por edhe per shnderimin e Derës Shekullore...

Trashigimtarët... i ndertuen Babës së vet Lapidarin e Lavdisë dhe Nderit të Mirditës, e këta ishin: Marku, Ndoi, Lleshi, Deda, Nikolli, Dava, Gjela, Marta, Dila e Bardha...

Vetem kush ka pasë fatin me i shterngue dorën miqësisht njenit prej Tyne, mundet me kujtue shka do me thanë “Besa, Burrnia e Bujaria e Derës Markagjonëve të Maleve!”

Malësori gjithmonë asht tregue i matun nder kuvende Burrash, ndersa Mirdita, perveç kujdesit, asht tregue edhe ma e mendshmja nder kuvende dhe vendime të Saja.

Tue dashtë Malësori kohët e fundit, nganjëherë, me u tregue i “shkolluem” perdorë fjalë të dialektit Jugut, kur asht fjala që ndrroi jetë, shkoi n’ Amshim, ka vdekë aksidentalisht, etj... kohët e fundit lexoi: “U shua!”, dhe pikrisht per Dedë Gjomarkaj... Shumë keq!

Dera e Markagjonëve, ka dashtë i Madhi Zot, jo vetem mos me u shue, por me u rritë, me u shtue dhe me vazhdue brez mbas brezi deri në pafundësi... E kështu, si Dera e

Markagjonëve, Kullat e të cilit i dogj dhe i rrafshoi sherbëtori i shovenistëve jugosllavë, kështu, veproi me të gjitha Kullat e Bardha të Maleve të Veriut e deri poshtë në Jug...

Me u shue asht shue Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Mehmet Shehu, Ramiz Alia, Haxhi Lleshi, Kadri Hazbiu, Tuk Jakova e Bedri Spahiu me shokë, që nuk e kanë lanë të paktën një pinjollë si “vajza e Stalinit”, për me kerkue të falun per krimet e shemtueme të baballarëve të vet, tiranë, kriminelë e terroristë të pashpirtë e vrastarë fëmijësh!

E  ZOTI, do t’ Ua ndigjojnë lutjen 500 000 Viktimave të tyne: “Këta dalshin faret!”...



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora