E diele, 06.10.2024, 10:38 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: At Leonard Targaj - 40 vjetori i vrasjes

E marte, 03.02.2015, 09:00 PM


SLLAVOKOMUNISTËT  TREGOJNË  KU  ME  FILLUE:

VRITET  AT  LEONARD  TARGAJ

Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...

70 VJETORI I VRASJES...4 SHKURT 1945

Nga Fritz RADOVANI

At Leonard TARGAJ (i Pagëzuem me emnin Zef), asht le me 16 Nandor 1910 në Fshatin  Ljarje të Dioçezit të Tivarit, Tokë Shqiptare në Malin e Zi, por e lanun nën robninë e sllavokomunistëve të Jugosllavisë së Titos, mbas 29 nandorit 1944 edhe njëherë, mbas largimit forcave ushtarake gjermane nga Shqipnia. Kalimi i Trojeve Shqiptare që ishin të Lira nga viti 1941 edhe njëherë me “marrveshjen” Tito – Enver, nën robninë Jugosllave, nuk më lejon me i konsiderue veprat tradhëtare të komunistëve të Tiranës vepra të tyne, ndonse, qeveria kukull e Tiranës zbatonte urdhnat dhe dëshirat e sllavokomunistëve për shkombtarizimin e Trojeve tona, ma mirë se ata vetë. Këte thanje të timen e verteton ma mirë se gjithshka tradhëtia, robnia dhe shfarosjet e Trojeve tona nga Jugu e deri në skaj të Tivarit, me masakren e njohun të kosovarëve të premë në besë nga vetë shqiptarët.

Qeveria komuniste Jugosllave tashti me aprovimin e Aleatëve, do të fillonte atë veper të andrrueme shekullore të shovenistëve sllavë, me një anadollak antishqiptar i quejtun nga vetë Tito “komandanti i pergjithshëm” Enver Hoxha “Hero i Popujve të Jugosllavisë”.

Jugosllavët i treguen Tiranës tradhëtare se, Gjenocidi fillon me Klerin Katolik Shqiptar!

Edhe vetë ata ashtu e filluen me At Leonard Targai...

At Leonardi filloi studimet në seminarin e Troshanit, pranë Shkodres dhe i perfundoi në Insbruck Austri, në vitin 1936, atëherë kur veshi edhe Zhgunin e Fratit t’ Asizit.

Filloi misionin fetar në Traboin, në Kosovë, Malësi të Madhe dhe në vitin 1945 ishte prap në Famullinë e Traboinit të Burrave të Flamurit të 1911... Në Hotin e dashtun të Tij...

Nga libri i Kolec Pikolinit “Rregjimi i hienave”, botue në Shkoder në 2001, mësojmë disa nga veprat e kryeme jashta kufinit shtetit Shqiptar mbas vitit 1945, me shumë vlerë, mbasi Koleci, në atë liber historik paraqet fakte të pakundershtueshme dhe të sakta.

Aty shpjegohet edhe kjo vrasje makaber e Fratit At Targaj, ku agjenti Prek Gjoni u pat prij forcave jugosllave në disa aksione tradhëtije kunder Atdhetarëve tanë. Jugosllavët me një mjeshtri të vjeter kriminale kanë mërrijtë me gjetë atëherë ashtusi sot, mjaftë vegla tradhëtare për me krye veprat e veta pa e nxjerrë koken e gjarpnit sllavokomunist.

Jugosllavët per këte vrasje ngarkuen komandantin e vet serb Bajo Stankoviq.

Me At Leonardin ata masakruen e pushkatuen edhe Atdhetarin Vasel Mirashi.

Bashkpunimin “vllaznor” të komunistëve shqiptarë dhe jugosllavë, kunder Atdhetarëve dhe Klerit Katolik Shqiptar, e verteton shumë shpejtë edhe pushkatimi i Imz. Nikollë Nogës (Tusha), i cili u dorzohet malazezëve se kishte ngritë Flamurin e Kastriotit bashkë me Atdhetarin Cafo Beg Ulqini në vitin 1941... E masakrat me vrasje vazhdojnë!

At Konrrad Gjolaj O.F.M. në librin e vet “Çinarët”, botue në Shkoder 1996, fq 89 shkruen per momentin kur po ndigjonin në radio Shkodra, vendimin që gjykata po u jepte të gjithë antarëve të Grupit të Organizatës Antikomuniste “Bashkimi Shqiptar”:

“Atë ditë të zezë kur u dha vendimi, shperthyen prej zemres së At Matisë (Prennushi, Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë – Shenimi im), këto fjalë:

“Ah... të lumtë o Serb, se ia dole me i diftue sot botës se, na Shqiptarët, me bisht e pa bisht, jemi me të vërtetë egersina...!” Na heshtëm dhe u shperndamë ndër dhoma...”

Vrasja e At Leonard Targaj me 4 Shkurt 1945, asht masaker tipike sllavokomuniste!

Tito e “dashuronte” PKSh dhe udhëheqjen e saj... Shpesh ai i porosiste me dashamirësi:

“Vëllezër komunistë shqiptarë! Vetëm kështu, siguroni pushtetin tuaj personal!”

Një porosi që vazhdon edhe sot nga viti 1941...



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora