Mendime » Radovani
Fritz Radovani: 70 vjet nën ''perkrenare'' betoni
E premte, 16.01.2015, 08:43 PM
Nga Fritz RADOVANI:
1945 – 2015
70 VJET SHQIPTARËT
NËN “PERKRENARE” BETONI
Në 70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë...
17 Janar ...
?Plot 70 vjetë që u dhunue Atdheu dhe Flamuri i Gjergj Kastriotit...
Një za ushtoi pranë kompanjelit ku partizanët vune Flamurin e Shqipnisë me yllin e kuq.
Ishte... At Gjergj Fishta...
ÇOHI, TË VDEKUN !
Shqiptarë, a ndiet ? Evropa, mrrutë e ndytë,
Shkerdhye me Evrej t’ Parisit e t’ Londonit,
(Se cilës dreqi ia plasi të dy sytë
E marren ma s’ e sheh, njitash n’ e s’ vonit)
E bani gjyq, qi t’ nipat e Kastriotit
Shkjeve t’ Balkanit urë t’u rrijnë mbas sotit.
Qi shi njatyne urë t’u rrijnë perdhé,
Të cilët Kishat rrënue ua kanë me topa
E n’ djep foshnjet e njoma ua kàn pré:
Qi t’ ndertat vasha u kanë koritë përdhuni
E rrugash bamë i kanë me vdekë ûni.
E mbas sotit Shqiptarët n’ gjuhë t’ huej do t’ flasin;
E gjakësve t’ vet do t’ bajnë këta t’u ngjatët jeta?
Hajnat lapera zotni do t’ thërrasin,
E t’ pa rodit do t’ i apin pagë e t’ dheta;
Me armë shqiptare, n’ za gjithmonë e n’ namë,
Sogje Shqiptari shkjaut do t’ rrijë sot n’ kambë.
Ah vaj! Ah kob! A ka ma zi n’ ketë jetë?
A ka si i bahet kujt ma tepër dhúnë?...
Ehu! Shka do t’ bajnë, thue, tash Shqiptarët e shkretë:
Ata, qi m’ vedi pasë e kanë kanunë:
Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skenderbeut:
Qi shekulli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –
***
Urra!
N’ mos mujtë Shqiptar me mbetë, Shqiptar t’ hijë n’ dhé!
E n’ kjoftë se lypet prej s’ hyjnueshmes Mëni,
Qi flijë t’ bahet ndo ‘i Shqiptar m’ therore,
Qé, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani fli
Per Shqiptari, me shue çdo mëni mizore. –
Oh! Edhe pa mue Shqipnia kjoftë e rrnoftë
E nami i sajë per jetë u trashigoftë!
E porsi krandja e thatë n’ nji flakadâ,
U shoftë me arë, me farë me mal me vërri
Kushdo Shqiptar, qi s’ brohoritë me zâ,
Kushdo Shqiptar, qi s’ brohoritë me uzdajë
Oh! Rrnoftë Shqipnia! Rrnoftë Flamuri i Saj!
(Marrë nga Lirikat: “Surgite mortui!”)
***
?Nëse në vitin 1913 kishte mbetë një “copë” Shqipni, po i themi...
Në vitin
1945, Aleatët e robnojnë Shqipninë e Gjergj Kastriotit, nën zgjedhen e
At Gjergj Fishta vertetë se u “perjashtue” nga shkollat Shqiptare... Pse, vepra e Tij asht e papersëritëshme dhe e panjohun nga brezat pasuese... Ai parandjente:
Qé, mue tek m’ keni, merrni e m’ bani fli
Per Shqiptari, me shue çdo mëni mizore. –
–
Lè të flasin zani i vertetë i Historisë së Pergjakëshme 47 vjeçare të Popullit Shqiptar...
Lè të flasin varrezat nën “Perkrenaren” e betonit...
Ata, qi n’ dej kanë gjak të Skanderbeut:
Qi shekulli mbajtë i ka per burra t’ dheut? –
E nuk
janë aq pak sa kujtojnë...