Faleminderit
Baki Ymeri: Fatime Sulejmani dhe humanizmi shqiptar
E hene, 26.01.2015, 09:14 PM
FATIME SULEJMANI DHE HUMANIZMI SHQIPTAR
Fatimja nuk është figurë e shquar kombëtare por është një nga princeshat më të dashura të diasporës sonë. Shpirti, zemra dhe mendja e saj i përkasin shqiptarizmit, vendlindjes,, familjes dhe krenarisë për të qenë bijë e edukuar e një kombi kreshnik. Biografia e saj është e bukur, e bujshme, e larmishme, intensive dhe atraktive. Pizzeria e familiarëve të saj në Prishtinë ishte vendtakimi i shumë dëshmorëve që militonin për pavarësi dhe bashkim kombëtar. Gjyshi i saj, Tosun Sulejmani, në kohën e Asdrenit e siguronte ekzistëncën si ëmbëltor në Rumani. Për burrërinë dhe mikpritje e tij, ende e mbajnë mend, jo vetëm pleqtë e fshatit por edhe të gjithë rajonit të Gostivarit, e posaçërisht shqiptarët ortodoksë të Rekës.
NGA BAKI YMERI
Thonë se
hijeshia i lartëson cilësitë morale, kurse pa këto cilësi, bukuria ekziston
vetëm për sy, por jo edhe për zemër. Me kohë të mirë dhe me një femër të bukur,
njeriu nuk ngopet kurrë. Në të vërtetë, bukuria është vetë jeta, sidomos kur
jeta dinamizohet me punë, me art dhe kulturë.
Sipas
publicistit Xhevat Muqaku, ajo ka dhënë kontribut lidhur me organizimin e
ndihmave për vërshimet në veri të Shqipërisë (Shih artikullin “Prefektura e
Lezhës priti ndihmat humanitare nga Gjermania (13.06.2010)". Në foto,
Fatime Demiri përkrah çunit me kostum kombëtar. Fatimen mund ta takosh edhe tek
tema "Takim pune me grupin Gastmahl në Singen". Është e treta në
rradhë sipas fotografisë. Zonja Fatime çmohet dhe respektohet shumë tek
bashkatdhetarët e saj në Gjermani. Ishte mjaft aktive në shoqatën e qytetit Singen
“Gastmahl”, pastaj në shoqatën e gruas "Nermin Vlora". Ka dhënë
kontributin e saj në mbrëmjen ku janë mbledhur donacione për të ndihmuar
qytetarët e Shkodrës me rrethinë, me rastin e vërshimeve. Kontributi i saj
dëshmohet edhe me rastin e promovimit të veprave të Isak Gutes. Asokohe, Fatime
Demiri foli në emër të intelektualëve shqiptarë. Ajo ka marrë pjesë në
Kongresin e Gruas Shqiptare që u mbajt më 2009 në
Shumë e bukur duket revista “Shqiptari”, na thot: “Më pëlqen se i keni dhënë jetë, frymë, gjallëri dhe dashuri.” Njerëzia, bujaria dhe humanizmi i Fatimes dëshmohet edhe përmes ndihmave që u ka ofruar shumë mergimtarëve që vinin pa viza në atë kohë kur s’kishin sigurime: “Ua bëja të mundur shërbimet dhe shërimet pa pagesë, kuptohet, me marrëveshje me personelin në Klinikën e Qendrës Intensive të spitalit Hegau në Singen (2011). Fatimja është një nënë e çmuar shqiptare që rrit dhe edukon fëmijët në diasporë, pa ndihmën e askujt. Kreu Pedagogjinë në Prishtinë kurse nga viti 2012 është master në Universitetin e Shtulit. Ka një djalë dhe një vajzë (Anida Demiri). Djali i saj, Dardani (1992) kreu gjimnazin dhe vazhdon shkollim te Deutsche Bahn, ndërsa vajza, Anida (2001), është nxënëse në klasën e gjashtë). Fatimja u lind në Raven të Gostivarit (05.07.1965), dhe vjen nga gjiri i një familjeje intelektualësh.
Vlen të theksojmë se Fatimja është e bija e Bukurije Doko (arsimtare. e lindur më 1943) dhe e Idriz Sulejmanit (arsimtar), që të dy, ish-studentë të Normales së Shkupit. I filluan studimet më 1956, në gjeneratën e parë të mësuesve të regullt me program 4 vjeçar (konform programit të Normales së Elbasanit). Në kuadrin e revistës “Shqiptari” kushtuar Zonjës Fatime, në foto është edhe Profesor Memedaliu, daja i Bukuries. Që nga viti 1960, të pandarë në trasimin e rrugëve të ardhmërisë së kësaj treve - shembuj për edukimin dhe arsimimin e bashkatdhetarëve tanë të Gostivarit, që nga Çegrani e deri në Reçan. Idris Sulejmani ishte një ndër themeluesit e shoqërise kulturo artistike “Besa” e Gostivarit, ndërsa Bukurija valltarja e parë në kuadrin e kësaj shoqërie të famshme. E gjejmë në foto me veshje kombëtare nga Reka, që dëshmon se që atëherë e mbronin trashigiminë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve kristianë që ndodheshin në kthetrat e asimilimit.
Gjatë
periudhës së Mbretërisë, në kohën e Asdrenit, pra para Luftës së dytë botërore,
gjyshi i saj, Tosun Sulejmani, e siguronte ekzistencën e familjes si ëmbëltor
në Rumani. Pas Luftës, hapi ëmbëltoren e parë shqiptare në
“Më ke hapur shpirtin dhe më ke mbuluar me gëzime!”
Prindërit
e nënës së saj janë Menduhie Doko (mësuesja
e parë në fshatin Reçicë të Tetovës, pastaj Gafur Doko, jurist. Së
bashku me kushëririn e tij më të vjetër, Esat Doko, studjuan në
Sipas
rradhës, nga më i vjetri vjen Xhumajli në Gradaçac të Bosnjës, Sehadin në Bar
(Tivar) të Malit të Zi, Lazimi në Omish të Splitit (Kroaci). Remziu ëmbëltore
në Mostar, Lutfiu pizzeri në Dallas (SHBA).
Babai i saj (Idrizi, i lindur më 1939), kishte ëmbëltore akulloresh në
Sutomore të Malit të Zi. Familjarët e saj janë pronarë të “Pizzeria Benny”, që
nga viti 1987 në Prishtinë, dhe që nga viti 1992 në Gostivar. Pizzeria në
Prishtinë edhe Gostivar punonte derisa mbaruan trazirat në Maqedoni. Ishte
vendtakimi i shumë dëshmorëve që
militonin për pavarësi dhe bashkim kombëtar. Lavdi ju qoftë atyre që u flijuan
për liri! Aty, tek të dy Pizzeritë u gërshetuan gati të gjitha rjetet sociale e
politike. Aty pihej kafja e mëngjesit për mediat e shkruara dhe ato vizuale,
Ishte vendi i preferuar i intelektualëve tanë. Për këtë lokal shkruajtën edhe
Frankfurter Algemaine Zajtung, Zëri, Rilindja, Nedelni Telegraf, Bilds etj.
Babai dhe
Mamaja e saj ishin mësuesit e kohërave në Çegran dhe pastaj në Raven, deri në
pension. Prindërit e mamit të saj janë: Menduhie Doko (mësuese e motshme në
fshatin Reçicë të Tetovës); Gafur Doko (agjent tregtar nëpër shumë troje). I
kanë shkolluar 5 vajza në atë kohë. Tezja e Fatimes (Gëzime), u lind më 1948
dhe kreu disa vjet të Mjeksisë në
Babai i saj (Idrizi, i lindur më 1939), kishte ëmbëltore akulloresh në Sutomore të Malit të Zi, si dhe në Prishtinë. Siç thamë më lart, familjarët e saj ishin pronarë të “Pizzeria Benny” në Prishtinë dhe Gostivar. Remziu ka ëmbëltore në Mostar, Lutfiu ka pizzeri në Dallas (SHBA). Babi me mamin e saj ishin mësuesit e kohërave në Çegran dhe pastaj në Raven, deri në pension. Përfundimisht vlen të theksojmë se Fatimja nuk është figurë e shquar kombëtare por është një nga princeshat më të dashura të diasporës sonë. Shpirti, zemra dhe mendja e saj i përkasin shqiptarizmit, vendlindjes,, familjes dhe krenarisë për të qenë bijë e edukuar e një kombi kreshnik. Ky është portreti i parë për një nënë fisnike nga diaspora jonë, për të cilin na falënderon me fjalët: “Më ke hapur shpirtin dhe më ke mbuluar me gëzime!”.