
Portret piktori
Nagip Berisha, piktor i kthyer kah
motivet e vendlindjes ...
Nga Tefik Selimi
E bukura
jeton në art. Ajo jeton dhe ka art magjeps. Kjo është fuqia e artit. Me artin e
bukur, artistët e jetojnë jetën e tyre. Andaj, artistët janë fuqi madhore që e
hijeshojnë vendin, natyrën, njerëzit, por edhe krejt jetën. Kjo është
madhështorja e artit. Pra, nuk ka më madhështore se arti! Çdo gjë që na josh,
është art i bukur... Për shembull: art është vepra letrare, një pejsazh i
bukur, një rrugë, një qytet, por art është edhe vetë jeta jonë. E, Nagip Bersha,
piktor gjilanas, kaherë është nisur kësaj rruge të artit piktural. Është piktor
modest. Nuk lavdërohet. Ai është i afërt me të gjithë njerëzit. E, vepra e tij
artistike është art e qëndrueshme dhe po lë gjurmë në fushën e kësaj dije. Ai
(piktori) e jeton jetën me artin e pikturimit. Ai thotë, se pa frymëzim të
lartë, nuk ka vepra të mëdha. “Nuk më pëlqen hijezimi nga të tjerët, por
krijimi origjinal i artit piktural. Kjo është vepra origjinale, e cila shpreh
talentin e secilit krijues të artit”. Nagip Berisha, piktor, punon e s’ndalet.
Vepra e tij artistike është vepër jetësore. Thonë, se, pa telent dhe angazhim,
s’ka art të mirëfilltë. Nagip Berisha është piktor gjilanas, por i ardhur nga
Peja rugoviane. Në atelien e këtij piktori gjilanas gjen përherë brusha,
ngjyra, pëlhura e “sende” të tjera pune. Ato janë pjesë e jetës artistike të
tij. Ai bën piktura arti dhe s’lodhet. Ky është art. Art që të pushton dhe të
rrëmben. Por, krahas këtyre “sendeve”, Nagipi, si mjet “tjetër” e “posedon”
imagjinatën dhe talentin e përsosur prej artisti. Pra, ai jeton me vepra
pikturale. Piktura dhe jeta e tij është NJË: Arti dhe Ai. Ai punon dhe ato
piktura të tij janë plot imazhe jete. Thonë, artisti i madh jeton duke krijuar
piktura. Ky lloj “arti” i gjason poetit lirik. Pse jo? Pra, “rrëfehet” me anë të ngjyrave, vijave,
trajtave e teknikave që janë elemente kryesore në formësimin e veprës
artistike. E, artisti jeton dhe hudhet përtej detit duke krijuar imazhe,
pejsazhe apo edhe botë tjetër që flet dhe jeton. Kjo është fuqia e artistit dhe
artit. S’ka me artin e bukur! Artisti është pushtues i botës. Ai e “artikulon”
artin si gjë artistike. Kjo pëlqehet. Nagip Berisha është i lindur më 8 dhjetor
të vitit 1954 në fshatin Kryshec, komuna e Pejës. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, kurse të mesmen – Shkollën e Artit në Pejë. Ai me kohë ka diplomuar
në Akademinë e Arteve Figurative, drejtimi i Pikturës, më 1977 në Prishtinë në
klasën e Tahir Emrës. Te i njëjti profesor kreu studimet pasdiplomike. Me
qëllim studimi, ai ka udhëtuar në disa vende të botës, si janë: Itali, Greqi,
Gjermani, Austri, Çekosllovaki, Poloni, Zvicër, Turqi, Shqipëri etj. Është
anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ
të Kosovës. Dhe, jo vetëm kjo. Nagip Berisha është i përfaqësuar në dy monografi,
si: “Arti bashkëkohor i Kosovës” botuar më 1988 dhe në vitin 2000 në Prishtinë,
botimi i Galerisë së Artit të Kosovës. Veprat e tij gjenden në disa galeri dhe
koleksione private në vend dhe jasht vendit. Aktualisht, ky piktor gjilanas
punon si profesor i Pikturës në Fakultetin e Arteve në Universitetin e
Prishtinës. Kur deshëm të dijmë edhe më shumë, ai na tha se, ditë më parë, më
26 dhejtor, e ka hapur ekspozitën e tij personale në Galerinë e Arteve në Pejë.
“Po. E dua vendlindjen. Ajo, ashtu si
është, emrin e ka vendlindje. Ështe foleja më e ngrohtë e jetës sime. Kësaj
here, në pikturat e mia jam kthyer vendlinjes me një ekspozitë, e cila dallohet
nga të parat e më vonë. Dallohet kjo ekspozitë personale, për faktin se, tani
nuk kam motive nga lashtësia apo nga mitet tona, por jam kthyer pejsazhit të
kësaj ane të Rugovës, e cila, për mua është vendi më atraktiv dhe më i bukur i
Kosësovës. Gjer tani kam pasur 8 ekspozita personale, ndërsa mbi 100 kolektive.
Ekspozita e parë imja ishte në vitin 1982 në Foajeun e Teatrit Popullor në
Prishtinë”. Nagip Berisha thotë se, unë krijoj piktura aty-për aty, që janë të
momentit. Këto janë piktura të qëndrueshme. Nuk jam piktor që imitoj piktorët e
mëdhenj, por krijoj piktura aty ku gjendem duke pushuar në natyrë, aty fillon
piktura ime mbaron. Kjo më lë përshtypje dhe qëndron. Aty e krijoj pikturën
time, të cilën e pëlqej unë, por ajo pëlqehet edhe nga të tjerët. Unë gjer më
tani kam krijuar shumë piktura nga ambienti i Rugovës. Më pëlqen ky vend
madhështor, i cili ka bukuri të rralla, siç janë Bjeshkët e Nemuna e pjesë të
tjera të kësaj ane. Tek unë akoma “jeton” piktuar e krijuar nga mitet, nga
lashtësia e popullit, por edhe nga rruga e lashtësisë së historisë sonë.
S’mundem të largohem nga këto tema. Diku- diku, pikturat e mija janë një lloj
“romani”, që flasin e “rrëfejnë” qëndresën e popullit tonë nëpër kohë e shekuj.
Pra, aty gjen mbretërit e lashtë Ilirë shqiptarë, si janë: Teuta, Agroni,
Bardhyli e gjer tek mbretërit e më vonshëm. Unë krijoj vepra me petkun e thellë
artsitik. Më flë shumë letërsia, sidomos veprat e Kadaresë e shkrimtarëve të
tjerë të mëdhenj, të cilët, historinë tonë e kanë përshkruar në mënyrë të
dhimbshme dhe heroike. Duke i lexuar veprat e shkrimtarëve tanë, te unë është
formuar hija e artit tim piktural, e cila ka forcë dhe qëndron, sot, por
reflekton edhe nesër. Kur është fjala te ekspozita ime, që këto ditë e hapa në
vendlindjen time, në Pejë, ajo ishte një ekspozitë prej 26 pikturave, të cilat
ngërthejnë në vete më tepër pejsazhe të kësaj pjese të vendlindjes sime. Ky
kthim pas kah vendlindja më bën sot më krenar, sepse, s’ka më bukur se ta
madhërosh vendlindjen, folenë më të ngrohtë të jetës. Peja me rethinë ka bukuri
të rralla natyrore. Edhe në piktukrat e mia janë këto bukuri të rralla të
natyrës, të cilat ngjyra e kënde të këtij vendi më pëlqejnë dhe janë si formë
të shkrira në artin piktural. Në këtë ekspozitë personale të N. Berishës mori pjesë edhe Bujar Haziri,
drejtor i Kulturës dhe Sportit në Gjilan, i cili e vlerësoi lart artin e piktorit
pejan. Mori pjesë edhe Luan Shahiqi, piktor nga Gjilani. Ekspozita zgjoi
interesim të madh tek artdashësit, për
faktin se, për herë të parë është hapur një ekzpozitë e tillë me piktura që
flasin e përshkruajnë ambientin më të bukur të kësaj ane të Pejës me rrethinë.
Siç dihet, ky piktor gjilanas, gjer më tani ka rezantuar mbi 40 vepra të
realizuara në vitet 2005-2010 në teknikën e vajit dhe kanavacës. Është autor që
është shpërblyer disa herë, si janë: në vitin 1985 mori shpërblimin për pikturë
në “Takimet e Majit” në Gjilan; në vitin 1996 i takoi shpërblimi për pikturë në
Sallonin Pranveror SHAF të Kosovës; në vitin 1995 mori shpërblimin për pikturë
në manifestimin “Flaka e Janarit”; më 1999, i takoi shërblimi për pikturë
“Flaka e Janarit”, 3003; mandej, mori
shpërblimin blerës të Galerisë së Arteve në Gjilanit, më 2006; i takoi
shpërblimi për pikturë salloni 33 I Nëntorit të SHAF të Kosovës, më 2009; mori
shpërblimin për pikturë “Nëntori 2009” dhe më 2010; mori shpërblimin për
pikturë Saloni I i Gjilanit etj. Pas shumë ekspozitave të hapura në vendin e
tij, piktori kosovar zgjodhi Beratin për të prezantuar veprat e tij, falë
lidhjes së fortë që ka mes dy galerive, asaj të Beratit dhe Prishtinës. Nagip
Berisha është i njohur për përdorimin e simbolikës në veprat e tij artistike.
Ky piktor gjilanas i takon brezit të krijuesve, të cilët artin kosovar e
begatuan me këndvështrime të reja tematike e shprehimore. Mirëpo, shpejt i
braktisi ato “motive” simbolike dhe kaloi në një rrafsh tematik tjetër, gjithsesi
më domethënës dhe më të avancuar. Ky kalim shënon periudhën e thyerjeve dhe të
përsiatjeve shprehimore të piktorit, kur ai frymëzohet me mite e legjenda
kombëtare, me eposin dhe filozofinë e popullit”, shkruan për veprat e tij
Mustafa Ferizi, piktor. Kur trajton mitin, dramën apo të bukurën, Nagip Berisha
përherë paraqitet si piktor ekspresiv, lirik dhe sensitiv, si artist me kulturë
të gjerë kreative e tejet artistike tek ne.
