E premte, 29.03.2024, 12:16 PM (GMT)

Faleminderit

Gjekë Gjonaj: Vëllezërit Miri, shembull i qëndresës

E marte, 23.12.2014, 04:44 PM


Vëllezërit Mark e Kolë Miri, shembull biblik  i qëndresës njerëzore

Nga Gjekë Gjonaj

Malësia e Madhe historikisht është njëra ndër krahinat më të njohura shqiptare, ku u ruajt tradita, besa, burrëria, feja dhe çdo gjë e bukur dhe e madhërishme që i takon  kombit shqiptar. Malësorët, përveç besës e  burrërisë, janë shquar edhe për  burra e trima  në shërbim të çështjes shqiptare, për një qëndresë të gjatë historike dhe një sakrifikim sublim për kombin. Bijë të denjë të kësaj trevë kanë qenë, janë dhe do të mbeten përherë  edhe vëllezërit Mark dhe Kolë Miri  Dedvukaj,nga  dera e famshme e Dedë Gjo’ Lulit.

Një fëmijëri,  e pa fëmijëri

Të lindur në Bardhaj  të Hotit, në një familje atdhetare me tradita të lashta përparimtare,  nga dera bujare dhe  atdhetare  e shquar  për zjarrin e ndezur luftarak, sidomos nga Kryengritja e Malësisë së Madhe në vitin 1911 e këndej, Mark dhe Kolë Miri u brumosën me  tiparet më pozitive të traditës shqiptare. Ndikim  të veçantë në formimin kombëtar të  këtyre dy  burrave  legjendarë të Malësisë, veçmas kishte prijësi i pamposhtur i Malësisë, Dedë Gjo’ Luli  Dedvukaj, i cili  me bashkëluftëtarët e tij trima malësorë ngriti Flamurin kombëtar,  më 6 prill  të vitit 1911,  në Bratilë afër Deçiqit,  për herë të parë pas pesë shekujsh robërie.

Fëmijëria e vëllezërve Miri  ishte e ngjashme me fëmijërinë  e  fëmijëve të tjerë të rritur në fshatrat e Malësisë. Me një fajlë fëmijëri e pa fëmijëri. Kohë të vështira. Varfëri, skamje, terr,  dhunë dhe robërim. Megjithatë  falë edukimit familjar   që nga mosha e njomë Marku e Kola  u  brumosën  me cilësitë që i duhen çdo shqiptari . U  rritën dhe u farkëtuan  në frymën e atdhetarizmit, që njëheri është edhe   misioni  më i shenjtë i  të parëve tanë.

I  dogjën, i torturuan,  por nuk u shuan

Forcat e Ndjekjes komuniste shqiptare, të udhëhequra nga  Toger Baba,  që kishin ardhur nga shteti amë për të  ndihmuar Ushtrinë e Jugosllavisë,   në vitin 1947 , kërkonin për t’i vrarë vëllezërit Miri, të cilët atë kohë dimri e acari  kishin  gjetur strehim  në bjeshkët e bukura e të ashpra të Bukoviqit. Kolë Miri pati fatin e keq dhe u kapë  nga komunistët shqiptaro-serbë. Ata sapo e zunë e lidhën  këmbë e duarshë dhe brij tij ndezën dy zjarre të mëdha, duke e futur midis tyre për ta  torturuar, duke kërkuar nga ai  të tregojë se ku gjendet kapiten Gjelosh Luli, ( 1906-1946) prijës i forcave nacionaliste shqiptare.  Por Kola, i cili  i kishte dhënë  besën e Zotit vëllait të tij të vjetër Markut se kurrë për së gjalli nuk do të tregojnë se ku gjendet miku i tyre i shtrenjtë, trimin  Gjelosh Luli, edhe përkundër  torturave dhe mundimeve    johumane   të komunistëve  , nuk nxori asnjë fjalë. Kështu komunistët e pashpirtë e  dogjën mishin e Kolës, por ai nuk u shua.  Kola i lidhur duarëve me tel  të trashë,    me ndihmën e Marash Lushk  Dushajt  të Trabionit dhe familjarëve të tij,  arriti të ikë dhe t’u shpëtojë breshërive të plumbave    forcave  ushtarake  të sigurimit shqiptar. Ky burrë i ndershëm, fisnik, bujar e besnik, pranoi me u sakrifikua, për të shpëtuar jetën e patriotit të madh Gjelosh Lulit, figurë e shquar e Lëvizjes antikomuniste. Qëndroi i fortë si shkëmbi.  I shpëtoi jetën  Gjelosh Lulit. Nuk e theu besën shqiptare.   Shembull biblik i qëndresës njerëzore.

Tregimet e Kol? Mirit,shkruan  ish - gazetari i  “Zërit të Amerikës”  , Gjekë Gjonlekaj,  jan? rr?fimet m? trishtuese q? kam d?gjuar n? jet?. “E kishin rrahur qindra her?. Shum? her? ia kishin drejtuar tytat e pushk?ve p?r ta vrar?. Ia kishin thyer krahun me qyt t? pushk?s. M? n? fund tregonte Kola e kishin zhveshur lakuriq dhe futur n? hell mes dy zjarresh. Kola tregonte se luft?n m? t? madhe e b?ri kur ata k?rkuan ta zhvishnin lakuriq. Nuk pranova asesi tregonte Kola. Hiqi brek?t m? than?. Jo p?r t? gjall? ishte p?rgjegjur burri i Malësisë. Po edhe Krishti ?sht? zhveshur lakuriq than? ata .Jo nuk ?sht? e v?rtet?, Krishtin nuk e keni par? kurr? lakuriq. Bile as n? Kryq nuk ?sht? lakuriq. T?r? koh?n m? mbanin lidhur n? hekura. N? ato çaste nuk e kisha frik? vdekjen. Kur m? fut?n n? hell mes dy zjarresh e ndjeva veten tep?r t? trishtuar. E pan? se ?sht? e kot? dhe m? larguan prej zjarrit. Nj?ri prej tyre m? nxori musteqet dhe si pasoj? m? shkonte gjaku rr?ke. M? jepnin vet?m uj? p?r t? m? mbajtur gjall?. Kishin frik? se mund t? vdes? pa u treguar se ku e kishim strehuar Gjelosh Lulin”, shkruan Gjonlekaj.

Nga ana tjetër vëllai i madh i Kolës, Marku kapet nga forcat jugosllave ( Bajo Stankoviq) dhe  dënohet me tetë vjet burg. Marku i pyetur nga gjykatësi Gjuroviq në procesin e përsëritur gjyqësor për motivet që e kanë detyruar të vëjë jetën e tij në rrezik për antikomunistin e madh  Gjelosh Lulin, është përgjigjur:

Shoku gjyqtar!  Do t’ flas t‘ vërtetën e ti merre si t‘ duesh. Ta jap besën e Zotit edhe ti tëm kishe ra n’ dorë, si m’ ka ra Gjelosh Luli, t’ njajtën gja e kisha ba edhe për ty edhe për çdo njeri tjetër  e jo për ata çi e kam kushri.

Ater gjykatsi, çi duket ite pa kën i njer i mirë, lapsin çi e kite n’ dorë e lëshou më tavolinet, vuni gishtin n’ tamthin e djathtë, e shikjoi Markun e pas pak, tha:

-T’ lumtë shoku Mark! Do ta marr parasysh këtë pranim tatin t‘ sinqertë e burrnor.(1)

Pas këtij procesi Markut i ulet dënimi në tri vjet heqje lirie.Ndërkohë, Kola më parë ishte dënuar me  tre muaj burg  pasi Marku  e kishte marrë përsipër   të gjithë fajin dhe përgjegjësinë.

Ky rrëfim u ngjanë  atyre rrëfimeve të lashta   që i kemi dëgjuar nga goja e gjyshërve dhe gjysheve tona për  burra të tjerë  trima shqiptarë,  si dhe të  tregimeve  të njohura rrënqethëse nga letërsia botërore.

Mark Miri  lindi në vitin  1907 dhe vdiq në vitin 1989,kurse  vëllai i tij Kola lindi në vitin 1911 dhe vdiq  në vitin 1992.  Të dy janë varrosur  në varrezat madhështore në fshatin Vuksanlekaj, afër Tuzit.

Qytetarë Nderi i Shkodrës

Prefektura e Qarkut të Shkodrës Kolë Mirin Dedvukaj e ka nderuar me titullin “ Qytetar  Nderi “ pas vdekjes.  Dekorata e dhënë më 14 dhjetor 2012 mbanë motivacionin: “ Për kontributin e dhënë  në çlirimin e  trojeve shqipëtare  brenda dhe jashtë kufijve aktual të vendit  në vitet 1920-1943-44. Por mbas çlirimit të atdheut si bashkpunëtorë dhe mbështetës  i patriotit Gjelosh Luli detyrohet të arratiset nga Shqipëria për në Bardhaj të Trabionit ku ndiqej nga komunistët shqipëtar dhe ish-jugosllav. I rrethuar nga forcat e sigurimit në vitin 1947 i shpëton jetën patriotit    Gjelosh Luli. Mençuria, Besa, Burrëria dhe atdhedashuria bënë  që ky burrë  të mbetet në histori për fisnikëri  dhe qëndresë të rrallë  në torturat më ç’njerëzore  duke e vënë në “ Hedhë” mes dy zjarresh për të treguar kolonelin  ( zogist), armikun e ashtuquajtur Gjelosh Lulin. Vepra e tij e rrallë  shkruhet dhe këndohet në libra dhe në këngët  e lahutarëve të Malësisë së Madhe. Vepra e tij patriotike dhe atdhetare na frymëzon për të qenë krenar të brezave në vazhdim”.

Kjo dekoratë mban firmën e   Lulash Nika, kryetar dhe Gledis Çeliku, sekretar i Prefekturës së Qarkut të Shkodrës.

Vdekja tragjike e nipit  në Amerikë

Familja e Mark dhe Kolë Mirit përjetoi një ngjarje tepër të hidhur familjare në Shtete të Bashkuara të Amerikës.  Në tragjedinë e 11 shtatorit 2001 në Qendrën Botërore të Tregtisë  në Nju-Jork, në vendin ku u rrëzuan Kullat Binjake  humbi jetën  nipi i Kolë Mirit , Simoni. Ai   në moshën 26 vjeçare u bë  njëri prej afro tri mijë viktimave të pafajshme   të sulmit terrorist.Bashkë me dy shqiptarët e  tjerë nga Mali i Zi, Rrok Camaj dhe Man Gjonbalaj,  hyri në historinë e heronjve amerikanë.

Vdekja e Simonit  në lulen e rinisë për familjarët është një dhimbje e madhe, që nuk shërohet kurrë.  E ëma e Simonit Vitorja, shkruan kolegu Beqir Sina,   ruan si “ syt e  ballit”  albumet e tij dhe shumë artikuj të shtypit amerikan dhe shqiptar, të cilët  i ka mbledhur e sistemuar si “pikat e lotit”, të cilat   i derdhë sot e  sa të jetë gjallë  për më të dashurin e zemrës së saj,   të cilit  i ka kushtuar këtë vajtim:

Vështirë djalë e kam për ty –zëmrën në vorrë e lotë në sy !

Më dridhet toka dhe më zihet Qielli –dhe as dritë nuk po më bënë ma Dielli !

S’ta shohë trupin,e flasë më ty –në zëmër të kam dhe s’të shohë me sy !

Nuk po mundem me durua –veç me ty dua me kuvenua !

Se me nadje të 11 shtatorit heret je çua,me shkue në punë djalë dhe me punue!(2)

Pas kësaj  tragjedi u gjetën disa eshtra nga trupi i  Simonit dhe u varrosën me nderime të mëdha në Memorialin e tij, në varrezat “Dyert e Parajsës” .

I përjetshëm qoftë kujtimi për këta pinjollë të fisit të ndershëm  të Dedë Gjo’ Lulit !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora