Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Nikollë Ivanaj, personalitet i shquar
E diele, 07.12.2014, 06:37 PM
Nikollë Ivanaj, personalitet i
shquar i shtetit dhe pavarësisë shqiptare
Nga Gjekë Gjonaj
Asnjëherë nuk është e lehtë të shkruash për personalitete të shquara të shtetit dhe pavarësisë shqiptare , mbase të gjithë veprimtarinë e vet jetësore e vunë në shërbim të lëvizjes kombëtare shqiptare. Arma kryesore për këta burra të mëdhenj të Shqipërisë në mesin e të cilëve zë vend edhe trieshjani ( bashkëvendasi im) Nikollë Ivanaj ( 1879- 1951) ishte lapsi , ishin dijet, formimi arsimor për liri , demokraci dhe përparim shoqëror. E veçanta e Nikollë Ivanajt, bashkë me elitën e burrave famëmëdhenjë shqiptarë, është se ai kurrë nuk mbajti “ pushkën për krahu” as “ vezme dhe gjerdanin e fishekëve” ngjeshur brezit. Por i edukuar në një familje atdhetare siç ishte ajo Ivanaj nga Bëkajt e Trieshit , e cila rriti , edukoi dhe arsimoi Mirash Ivanaj – Ministër i Arsimit të Shqipërisë ( 1932-1935) dhe në një mjedis të zjarrtë për fe e atdhe , siç ishte Trieshi , ai mori gjithçka dhe si intelektual i mirëfilltë me një kulturë të gjerë dhe njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja hyri me vetëdije të plotë në rrjedhën e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare.
Luftëtar i planeve antishqiptare të Konferencës së Paqes në Paris
Veprimtaria e Nikollë Ivanajt me gojë ose me shkrim për përhapjen dhe ngulitjen e idesë së ruejtes dhe mbrojtjes së shtetit dhe pavarësisë së Shqipërisë në masat e gjëra popullore dhe diplomacitë e huaja është e një dimensioni të pakrahasueshëm. Mirëpo në këtë shkrim modest dëshiroj që përmes burimeve arkivore sllave ( Ndërmarrja publike Fleta zyrtare e RSJ, Arkivi i Jugosllavisë dhe Instituti ushtarako-historik) të paraqes ( kujtoj ) opinionit copëza të preokupimeve të Nikollë Ivanajt për sensibilizimin e çështjes shqiptare në rrethet ndërkombëtare në vitin 1920 në kohën e mbajtjes së Konferencës së Paqës në Paris, e cila , sikundër dihet, nuk u mor drejt përsë drejti me çështjen shqiptare dhe për rrjedhojë në vend që të plotësonte kërkesat e drejta të popullit shqiptar e komplikoi edhe më tej situatën.
Nikollë Ivanaj si kryetar i Klubit “ Lidhja Kombëtare “ e Shqipërisë dhe delegat i Partisë politike shqiptaro-amerikane pranë Konferencës së Paqes në Paris ishte nga më aktivët e brezit të vet, ndër më të vendosurit dhe njëri nga vizionarët më të dalluar në mbrojtje të të sovarnitetit dhe ardhëmërisë së Shqipërisë.
Ky atdhetar me ndërgjegje të lartë qytetare politike, demokrat i shquar dhe udhëheqës politik ngriti zërin me forcë kundër vendimeve të padrejta që u morën në Konferencën e Paqës në Paris në kurrizë të Shqipërisë, organizuar nga fuqitë e mëdha fituese që morën pjesë në Luftën e Parë Botërore, për t’u diktuar vendeve të mundura kushtet e paqes dhe rindarjen e kolonive si dhe sferave të ndikimit, në të cilën rolin kryesor e luajtën SHBA, Anglia, Franca Italia dhe Japonia. Në vijim po japim vetëm disa shkresa ( dokumente) në disponim, të cilat dëshmojnë dhe dokumentojnë përpjekjet dhe angazhimin e fuqishëm të Nikollë Ivanajt në mbrojtje të Shqipërisë si shtet i pavarur e sovran.
Apel Nikolla Pashiqit
Në
dokumentin arkivor jugosllav, 336-28-IV-
- Duke e patur deri më tani Mbretërinë Serbe, Kroate dhe Sllovene, si mik dhe mbrojtës tonin në luftë për pavarësi, populli shqiptar dëshiron që të mos lihet në përpkrahje ose papërkrahje të imperialistëve të rinj, të cilët vijnë nga ana tjetër e Adriatikut në Ballkan. Lëshimet që i jepen Mbretërisë Serbe , Kroate, Sllovene me kufi deri në Drin , mund të jenë fatal për unitetin tonë kombëtar, sespe zonat më të pasura dhe më të banuara të Shqipërisë së Mesme , mbeten në këtë mënyrë nën dominimin e Italisë. Nëse Delegacioni i Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene nuk mund të ruaj integritetin e shtetit shqiptar në kufinjt nga viti 1913, unë jam i lirë të apeloj tek Ju z. Kryetar, që kufirin e propozuar të mundoheni ta shtyni sa më larg në jug për këto arsye:
1. Sepse ne shqiptarët nuk kemi besim në Italinë zyrtare, gjegjësisht në krijimin dhe ekzistimin e pavarësisë së Shqipërisë, si në vështrimin politik dhe ekonomik, sepse ajo, ka për qëllim që gjatë mandatit të italianizojë shtetin tonë dhe kështu më vonë ta aneksojë;
2. Sepse Italia as me Traktatin e Londrës 1915 nuk ka të drejtë në pjesën e epërme të Shqipërisë:
3. Sepse fiset e Mirëditës, Matit dhe Malësisë nuk mund të mbijetojnë ekonomikisht , nëse ndahen nga qyteti i Shkodrës me rrethinë - çka tregon qartë edhe një shikim fluturimthi në hartën gjeografike – ne kërkojmë: që kufiri i përkohshëm të caktohet dhe të tërhiqet së paku për atë vijë , e cila është e paraparë për Serbi dhe Mal të Zi si eventuale me Traktatin e Londrës , 1915.”
Dy kërkesat e Ivanajt mikut të tij Krosto Dakos
Nuk po zgjatem në portretin e Krosto Dakos, por nuk mund të mos theksoj pohimet e njohësve të mirë të veprimtarisë së tij atdhetare se emri i tij ishte ndër më të dalluarit në mjedisin e emigracionit shqiptar në Amerikë. Kjo mendoj unë ishte arsyeja kryesore që Nikollë Ivanajn e nxitën t’i drejtohet edhe zyrtarisht mikut të tij Krosto Dakos për shpëtimin e shtetit dhe pavarësisë shqiptare, nga rreziku i copëtimit të saj në ato vite.
Ivanaj: Populli shqiptar do të derdhë pikën e fundit të gjakut për ruajtjen e shtetit dhe pavarësisë shqiptare
Në shkresën e parë që Ivanaj i dërgon Kristo Dakos, president i Partisë politike shqiptare në Boston thuhet : “Njoftoni kompetentët se çështja e pavarësisë se Shqipërisë është
çështje e ekzistimit të popullit
shqiptar. Me asnjë parim dhe me asnjë të
drejtë nuk mund të arsyetohet
shfuqizimi i pavarësisë së
shtetit shqiptar, e cila ka ekzistuar
ndërkombetarisht nga viti 1913. Aneksimi i Vlorës dhe ndarja e Gjirokastrës dhe Korçës e “ vrasin”
eksistencën shtetërore dhe nacionale
të Shqipërisë. Populli shqiptar
nuk do të lejojë ta komnadoj as Italia
as Greqia, dhe as cilido mandat tjetër kushdo qoftë. Italia nuk
ka vend në Vlorë, e cila është porti i vetëm
shqiptar. Hyrja e saj ( Italisë – shënimi im) në Ballkan, qoftë nëpërmjet Vlorës , qoftë nëpërmjet mandatit në Shqipëri mundet vetëm të
nxisë ngatërresa te reja ndërkombëtare. Shqipëria nuk është e
rrezikuar në veri nga Jugosllavia, e
cila kërkon pavaresinë e saj, por nga
Italia dhe Greqia të cilat veprojnë për
ndarjen e saj. Duke u thirrur në të
drejtat e mia të njeriut dhe në
principe, të cilat përfshihen në 14 pika
të presidentit Wilson , populli shqiptar do të derdhë edhe
pikën e fundit të gjakut për ndalimin
e kërkesave zaptuese të Italisë dhe Greqisë dhe për ruajtjen e
shtetit të formuar dhe
pavarësinë kombëtare” . ( AJ, 336 – 28- IV-
Pas tri
javësh , saktësisht më 2 prill 1920
Ivanaj përsëri i drejtohet
Kristo Dakos me një
shkresë të shkurtër me këtë përmbajtje domethënëse : ,, Bindeni koloninë
tonë, që populli shqiptar nuk mund të presë
kurrfarë të mirash nga Italia, derisa ajo të heqë dorë nga qëllimet e saj okupuese në Ballkan. Ajo duhet
të ndjek shembullin e Jugosllavise dhe t’i njohë Shqipërisë pavarësinë
e plotë politike dhe
territoriale”. ( AJ, 336-28-V-
Ndikimi i presidentit amerikan Thomas Woodrov Wilson
I shqetësuar për fatin e ardhshëm të Shqipërisë Ivanaj nga Parisi , më 2 prill 1920 i drejtohet presidentit amerikan Thomas Woordov Wilson ( 1913-1921) me shkresë, siç vijon : ,, Në kohën kur Konferenca e Paqes përfundon punimet e saj, unë apeloj në presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të popullit shqiptar, përfaqësues i të cilit jam, duke e lutur , që të largojë ( shmang) nga shteti ynë të gjitha qëllimet( projektet) , që shkojnë në dëm të integritetit të tij politk dhe shtetëror. Marrëveshjet e fshehta kundërshtojnë pavarësine tonë popullore të cilën Shqipëria e ka arritur ndërkombëtarisht në vitin 1913. Madje edhe vet memorandumi nga data 9 dhjetor e asgjëson pavarësinë e shqiptarëve, sepse e shkëputë territorin shqiptar duke ia dhene Italisë dhe Greqisë. As shqiptarët nuk mund t’ia lëshojnë shtetin e vet kërkesave imperialiste të Italisë dhe Greqisë dhe as nuk mund të pranojnë që në Ballkan të instalohet një fuqi e huaj. Ne e lusim presidentin, të veprojë ndaj Italisë, në mënyrë që ajo, duke ndjekur shembullin e Jugosllavisë, të pranojë parimin e pavarësisë së plotë të Shqipërisë, në formën politke dhe territoriale , ku edhe qëndron kushti i zhvilimit tonë të qetë dhe i qetësisë ne jug të Europës” .
Me këto argumente Nikollë Ivanaj kërkoi të influenconte sadopak në mendimin e presidentit amerikan Wilson, i cili në atë kohë konsiderohej si prijsi më i popullarizuar i botës.
Çfarë deklaruan Nikollë Ivanaj dhe Panteli Vangjeli?
Përfaqësuesi i Seksionit malazez D.S. Gjukiq , më 8 prill 1920 përmes një shkrese zyrtare njofton kryetarin e Delegacionit të Serbëve, Kroatëve, Sllovenëve, kryetarin e Delegacionit si edhe zotëri dr. Milenko Vesniq në Paris me deklarimet e krerëve shqiptarë Panteli Evangjelit dhe Nikollë Ivanajt në zyrën e Seksionit malazez.
“Delegacionit të këtushëm shqiptar u kanë ardhur zëra për incidentin me delegatin tonë në Shkodër. Sipas versionit, i cili ka mbërrijtë deri tek ato qarqe shqiptare, pushteti vendor shqiptar në Shkodër e ka lutur zotëri Nershiq,përfaqësues i Qeverisë Mbretërore të lëshojë qytetin, duke theksuar si “ arsye” se “ Mbretëria Serbe Kroate , Sllovene të jetë në Shkodër e përfaqësuar me një përfaqësues të rregullt diplomatik”. Me këtë rast sot kanë ardhur në mesditë në zyrën e Seksionit malazez krerët shqiptar Panteli Evangjeli dhe Nikollë Ivanaj dhe deklaruan në emër të delegacionit shqiptar:
1.Se u vjen shumë keq për këtë rast i cili ka ndodhur në Shkodër.
2. Se plotësisht nuk solidarizohen me këtë akt ( veprim).
3.Se i kanë dërguar Ahmej Beut, Minsitrit të Punëve të Brendshme protestën më të ashpër dhe kanë kërkuar nga ai t’i japë satifaksionin e plotë Qeverisë Mbretërore .
4.Se ata
dhe i gjithë populli shqiptar i mbesin besnik shtetit tonë, i cili i vetmi mund
të realizojë pavarësinë e Shqipërisë dhe
përmes së cilës duhet të orijentohet ardhmëria e popullit të tyre”, thuhet në
shkresë e cila mban firmën e D.S. Gjukiq, përfaqësues i Seksionit malazez. ( AJ,
336 – 28 –V –
Ivanaj kërkon nga Qeveria e Beogradit të mos lejojë hyrjen e Esad Pashës në Shqipëri
Përfaqësuesi i Seksionit malazez D.S.Gjukiq , më 15 prill 1920 e njofton kryetarin e Delegacionit të Serbëve, Kroatëve, Sllovenëve në Paris me diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e mbajtur një ditë më parë të delegatëve shqiptarë, në të cilën ishte i pranishëm edhe Nikollë Ivanaj. Zotëri Kryetar mbrëmë rreth orës 7 ka ardhur në zyrën e Seksionit malazez z. Nikollë Ivanaj dhe, sipas gjasave më deklaroi:
1. Se i gjithë delegacioni shqiptar është shumë i hutuar me lajmet, të cilat janë publikuar kohën e fundit në shtypin iatlian mbi mospajtimet ( mosmarrëveshjet) në delagcionin tonë me rastin e çështjes shqiptare.
2.Se edhe vet opinioni jugosllav i ka pranuar këto lajme dhe u ka dhënë besueshmnërinë ,siç shihet në artikujt e jokahershëm.
3.Se krahas kësaj ka ardhur deri te manifesti në Podgoricë, me të cilin kërkohet Shkodra për Mal të Zi e deklarata të tjera të ngjashme edhe nga qarqet më të larta.
Të gjitha
këto dukuri kanë shkaktuar në
delegacionin shqiptar frikë se në politkën tonë të jashtmne ka ardhur
deri tek një kthesë , e cila shkon në
dëm të popullit shqiptar. Përveç kësaj
delegacioni shqiptar është
njoftuar se Esad Pasha përgatitet të
kthehet në Shqipëri menjëherë mbas përfundimit të Konferencës në
Përfundim
Nuk po
citojmë më burime e fakte të tjera. Ato
janë shumë dhe mund të përmblidhen vetëm në një monografi, minimalisht. Por edhe këto dokumente të cituara nga burime
sllave që pasqyrojnë angazhimin e Nikollë Ivanajt në
harkun kohor prej vetëm dy muajsh në kohën kur kishte filluar punimet
Konferenca e Paqes në
Kontributi i tij në fushën e politikës i bazuar me gjuhën e argumenteve,për lirinë e Shqipërisë dhe mbrojtjen e shtetit dhe pavarësisë shqiptare, nderon brez pas brezi çdo shqiptar në përgjithësi dhe çdo trieshjan në veçanti.