E enjte, 18.04.2024, 04:32 PM (GMT+1)

Faleminderit

Kabil Bushati: Ahmet Bushati - mësuesi i parë

E merkure, 03.12.2014, 08:55 PM


Ahmet Efendi Bushati-mësuesi i parë që çeli mejtepin në lagjen Dërgut

Nga Kabil Bushati

Është bërë zakon nëpër çdo evendimente shkollor që mësuesit e parë të quhen jo pa krenari:”komisarë te dritës”. Ky epitet tashmë ka fituar të drejtën e qytetarisë si reminishencë e së kaluarës diktatoriale. Por ka një nonsens të madh në këtë togfjalësh të kushtuar mesuesve tanë. Pra kujtojmë ata që I gjetën gadi këto shkroja dhe harrojmë ata që na i sollën këto shkonja përmes vuajtjesh e privimesh të skajshme. Pikërisht po harrojmë ata mësues dhe mësuese që qindvjetsha më parë na i sollën dhe na i “mëkuan”këta germa të dashura shqipe. Askush nuk kujtohet për ato mësues që shkrojtën germat shqip në kohën e perandorisë osmane, at’here kur trekendëshi i të varurit u qëndronte mbi kokë si mallkim i shekujvet.

Në këtë shkrim nuk kam për qëllim ta hallakat lexuesin nga njera degë në tjetrën, por të flas pak dhe saktë dhe me dokumenta të hulumtuara në Arkivin Qendror të Shtetit për njerin prej të parëve të mi që la gjurmë në përhapjen e arsimit në Shkodër. Që në fëminë e herëshme mbaj mend se vëllai i më i madhi Qazimi më thoshte se baba më merrte përdore dhe më çonte tek vorret e xhamisë së Dudasit dhe aty përpara ngrihej një varr së bashku me ca varre të tjerë, ku shkruhej “Molla Ahmet Bushati”. Këto katër pesë varre ishin në sheshin përpara xhamisë për njerëzit më dinjitozë të lagjes.  Babai më thoshte se ishte varri i gjyshit të tij. Pikërisht edhe unë po e nisi nga ky varr,që sot nuk ekziston më, bashkë me xhaminë, pasi stuhia e marrë “6 Shkuritt 1967” i rrafshoi të gjitha.

Ahmet Bushati i parë sipas dokumentacionit që kemi arritë të mbledhim, u lind në Shkodër me 1833 femija dhe trashigimtari i vetëm i Hysen Bushatit. U lind në lagjen Dudas, në lagjen e Dasho Shkrelit që dha jetën në betejen e Shpuzës kundër malazezvet në vitin 1835, duke u shndrruar në hero për mbrojtjen e trojeve shqiptare. Shkodra kishte akoma në kujtesë sundimin e Bushatlijvet dhe ruante respekt të madh per ta.Kishte pothuaj dy vjet që kishin rënë nga pushteti dhe kishte ikur ne Stamboll veziri i fundit Bushatli,Mustafa Pasha Bushatlija me grua e fëmij e kusherij të afert, duke lënë pas kompleksin e pallateve në Kosmaç të cilat më pas do t’i merrte Drini  cili kishte ndryshuar drejtim nga termeti.1)Kështu shkruan Nasuf Beg Dizdari, në revisten Albania te Konicës me 15 korrik 1898.

Sipas tregimeve të bashkëkohesve  Ahmeti, figuron si nxenës mejtepi në lagjen Ndocej. Kjo shkollë fillore gjendej afër me shtepinë së tij. Në moshën  tetë-vjeçare e frekuentoi së bashku me shokë të tjerë të lagjes për dy vite radhazi. Më pas,në biografinë e Ahmetit shënohet se që në vitin 1845 kishte filluar që në moshë të njomë të mësonte arabishten dhe të merrte mësime të ndryshme teologjie nga myderrizët e mirënjohur të Medresesë së Pazarit, institucion i themeluar nga Mehmet Pashë Plaku (Bushatliu). Kreu me sukses Medresene e Pazarit. Nga dora e mësuesve të respektuar si Salih efendia i Madh, Molla Ahmet Hadri dhe Molla Sylo Fakja, si dhe të myderrizëve të huaj të shquar që ishin atashuar nëpër institucionet arsimore të Shkodrës, u përgatit një kontigjent klerikësh që më vonë u afirmuan dhe u bënë të famshëm, duke nderuar veten, institucionin dhe vendin: Jusuf Tabaku, M. Ahmet Kalaja, Hasan ef. Podgorica, Daut Efendi Boriçi etj.

Siç del dhe nga dokumentat stergjyshi im ka lindur në lagjen Dudas diku nga viti 1833.Shtepija e tij ka qenë afër asaj të  Vorfajvet. E quaj me vend të sqaroj diçka lidhur me emrin e lagjes, që deri më sot ka pasë një trajtim të gabuar. Le të merremi pak me etimologjinë e fjalës Dudas.  Shume studiues profesionistë dhe amator spekulantë të thekur e bijnë prejardhjen e kesaj fjale nga emri Dodë duke e zbutë zanoren në “u”. Shume konformistë për aresye nga më të ndryshmet duke ruajtë me fanatizëm dhe duke ju përshtatë konjukturave të kohës,nuk e kanë kundërshtuar këtë ide jo të saktë. Ndërsa për mendimin tim kjo fjalë rrjedh nga turqishtja,”dud” që të thotë man,vend me mana shume që do të thotë Dudas.Një fjalë e tillë eshtë kuptimplote sespe ne Dudas ka qenë pyll me mana që qytetarët i përdornin gjethet e tyre për të rritur krimat e mëndafshit. Në atë kohë,qyteti i Shkodrës prodhonte mëndafsh të një cilësie të dobte.

Babai i tij, Hyseni ka ardhë në këtë lagje të Shkodrës me gjithë familjen e tij rreth vjetëve 1794-95 duke u shperngulë nga lagja Tabake afër Kalasë. Me rënien e Bushatlijvet,Hyseni mbeti i vetëm në këtë botë,tre vëllezrit e tjerë ju vrane në betjat e fundit të Mustafa Pashë Bushatliut në betejat e Tarabulluzit, duke luftar për nderin e Bushatlijvet.Kjo lagje në ditët e sotme,nuk ekziston më si e tillë. Ajo ishte e vendosur ne fund te kështjellës Rozafat,në breg të djathtë të lumit Drinaz(Drin). Emri i kësaj lagjeje përpara pushtimit turk nuk dihet. Me ardhjen e osmanëve,lagjet përreth kalasë morën emrin e përsonave bamirës, të pozicionit gjeografik, apo të profesionit që ushtrohej ma tepër nga banorët e asaj lagjeje. Konkretisht emri “Tabake” rrjedh nga fjala turke “regjje lëkurash”. Në këtë lagje merreshin kryesisht me regjie lëkurash, pasi ishte në pozicion në hyrje të qytetit dhe hynte tërë fshatarsia e Nën-Shkodrës. Kjo lagje kishte dy rrugë kryesore:njera e lidhte me Urën e Bahcallëkut,ndërsa tjetra që nuk gjendet më ishte rruga tregtare që mbas xhamisë së Plumbit, kalonte nepër urën e Kirit duke ndjekur drejtimin nga Vau i Dejes, Pukë, Prizren etj. Lagjja Tabake në periudhën e Bushatlinjve qe ndër lagjet ma të përmenduna dhe të para te Shkodres. Që ne vitin 1846 filloi devijimi i Drinit nga shtrati i vjetër duke formuar Drinazin e sotëm, së bashku me lumin Kir dhe gradualisht mbushi me zhavor Bunën.

Kjo ishte gjendja e Shkodrës kur Ahmet Bushati femijë filloi te ndjetkte Medresen e Pazarit. Kishte filluar të levrinte mesimi I gjuhes shqipe neper shkollat e qytetit. Por duhet të theksojme shkurtimisht se fillimi i Rilindjes sonë Kombëtare solli përpjekje të reja e serioze edhe nga feudalët vendas për përdorimin e shqipes në administratë.Dokumentet ?asin se : “Më 1830, në një mbledhje që organizoi Mustafa Pashë Bushati me parinë, kundër reformave, u ngrit zëri për një administratë të brëndshme shqiptare në gjuhën e vendit, kërkesë që do ta bëjë më vonë të sajën Rilindja Kombetare”.Kemi një përpjekje të organizuar për mësimin e gjuhes shqipe,sidomos në korespondencën tregtare,gjë e cila nuk vonoi dhe u vu në jetë nga administrate e asaj kohe.

Sundimtaret Bushatllinj nuk qene njerez te pashkolluar: me interesimin e tyre te drejtperdrejte u moren nisma kulturore-arsimore qe, pavaresisht nga modelet e importuara, u sherbyen proceseve intelektuale dhe ndihmuan qe te shpemdahej "smogu" i padijes dhe i amullise mesjetare.  Medresete e bibliotekat qe u hapen e funksionuan me kujdesin e vazhdueshem te Mehmet Pashe Plakut, Karamahmutit e Mustafa Pashes, krahas pikesynimeve fetare, rrezatonin dituri e kulture te pergjithshme.Vlen te theksojme se me sundimin e Bushatlijvet kontratat që hartonin tregtarët e Shkodrës ishin të shkruara shqip.  Nuk duhet harruar se ne keshillat e dijetareve te pallatit prane vezireve, te perbera prej dijetaresh, teologesh, juristesh, etj. funksiononin edhe rrethet e poeteve, krijuesve, rapsodeve, duke sherbyerjo vetem si konsulente me prestigj ose si argetues, por edhe per te zhvilluar biseda e debate te sferave te ndryshme te diturise.  Ështe e natyrshme te mendohet se e tere kjo veprimtari behej ne gjuhen amtare, ashtu si .edhe ne medresete e ne mejtepet, pavaresisht nga gjuha e teksteve.  Pas 1846, si rrjedhoje e dekretit sulltanor, lejohej hapia e shkollave laike shteterore, çka i hapte dyert fillimit te levizjeve per arsim e kulture. Duke qene se per pjesen myslimane lejohej vetem perdorimi i alfabetit arab, intelektualet myslimane te kohes u munduan qe permes ketij alfabeti te perhapnin mesimin e gjuhes shqipe, qofte si mjet te ngushtimit të betejes kulturore, qofte si arme qe perballonte asimilimin nga te huajt dhe shkombetarizimin.

Gjuha e ëmbel shqipe, ndonëse e palëvruar, megjithëse e rrethuar dhe e ndodhur nën ndikimin e gjuhëve të mëdha të përparuara që tentonin t’i merrnin frymën, si turqishtja, greqishtja, italishtja etj, e ruajti burimin e saj të lashtë amtar, e ruajti tharmin, i mbajti të gjalla lidhjet shoqërore në gjirin e popullsisë, si dhe i zhvilloi ato më tej duke e pasuruar kështu thesarin e madh të kulturës kombëtare.Me ndihmë të qytetarëve katolikë,por dhe me subvencione dhe shperblime nga Austro-Hungaria,mbaheshin edhe tri shkolla femrore ku jepnin mesim tri mesuese shkodrane që janë Kushe Micja(1859),Tereza Berdica(1862) dhe Tina Nikë Gjergji (1869).Pra në kushtet kur gjuhës shqipe i ishin vënë thonjtë në fyt për ta bërë me dhane shpirt,dolën tri zonja Shkodret dhe i dhanë frymë.

Pasi punoi disa vjet si imam në xhamija të ndryshme të qytetit,me kërkesë të Daut Efendi Boriçit,në ate kohë kryeinspektor arsimit për Vilajetin e Shkodrës drejtuar Valiut  emrmohet mesues pranë mejtepit të xhamisë Ana-liqenit(Mahalla e Re).  Të bën përshtypje fakti se sa korrekte është përgjigja e Valiut lidhur me procedurat burokratike shkresore që kalon Ahmet Efendi Bushati me emërimin e tij si mësues.Kjo tregon se ai ishte për kohën një përsonalitet,njeri i shkolluar,i ditur dhe me reputacion në lagje dhe gëzonte respektin e komunitetit.Por si gjith një ai ishte i pa zëshëm për vehten e tij.Valiu nder te tjera nënvizon për Daut Boriçin: ”Meqë me shkresën e datës 15 shkurt 1871 na njoftoni se duke filluar nga data 27 shkurt e vitit 1871 si mësues i mejtepit të Ana-liqenit(Mahallës së Re),në vend të Abdullah Efendiut të larguar,është emëruar Ahmet Efendi Bushati,kundrjet rrogës mujore të mësuesit,por deri më sot nuk është kryer ende veprimi i regjistrimit zyrtar të këtij urdhëri nga ana e Këshillit Drejtues të Vilajetit,prej sot urdhërohet kryerja e këtij veprimi,23 shkurt 1871. Ismail Haki Vali dhe Komandant i Shkodrës. 2) Marrë nga Ditari i Daut Boriçit fleta nr.70 që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit.

Elementi musliman i qytetit kishte mejtepet si qendra të shkollimit fillestar,ku mësim jepte vetëm një hoxhë që paguhej prej nxënësvet,me përjashtim të ndonjerit nga  mësuesit që paguhej nga shteti.  Këtu mësonin fëmijë të vegjël e të rinj deri në 13-14 vjeç. Këto mejtepe njiheshin me emrat e hoxhëve që jepnin mësim dhe ishin të vendosur në Pazarin e Vjetër, por edhe në qytet. Mejtepe të njohura në Pazar ishin: Mejtepi i Molla Ferhatit (1830), i Mulla Halil Boriçit, i Mulla Mustafës, i Mulla Kamberit, i Mulla Abdylit, i Mulla Abdullahit të Vogël, i Mulla Hysein Shazit, i Mulla Sylos dhe i Mulla Jakupit. Mbasi kryenin mejtepin për një periudhë katër-pesë vjeçare, disa nga djemtë ndiqnin mësimin në medreze, e disa bëheshin shegertë pranë ndonjë mjeshtri zanatçi apo tregtari. Kur qyteti nisi të përparojë me shkolla ?llore të rregullta, mejtepet e Pazarit e humbën rëndësinë dhe që nga viti 1910 e më pas erdhën duke u mbyllur njeri pas tjetrit. Një varg mejtepesh të këtij lloji vepronin edhe brënda në qytet, ku më i përmenduri qoftë për nga disiplina, qoftë për nga frekuentimi, ishte ai i Molla Medos (1892) në qendër të qytetit. Ai grumbullonte afro 500 fëmijë, me moshë 6-14 vjeç. Që në çerekun e fundit të shek.XIX, në lagje të ndryshme të qytetit u hapën 11 mejtepe.  Pra kësaj plejade arsimdashësish të suksesshëm i përket edhe Molla Ahmed Efendi Bushati.  Nuk është rastësi shkresa që i dërgon pas 2 vjetësh Daut Boriçi si drejtor arsimit i vilajetit të Shkodrës,Valiut të Shkodrës,ku kerkohet  që Ahmet Efendi Bushati  të çelë për herë të parë mejtepin e lagjes Dergut.

Ismail Haki,Vali dhe Komandant i Shkodrës:

Pas kërkesës së ardhur nga ana e banorëve të lagjes Dërgut,me anë të shkresës zyrtare u kam sqaruar se nuk ka para shtesë për fondin e arsimit dhe kjo situatë nuk përbën ndonjë detyrë të ngutshme,atëhere në lidhje me akordimin e para të kërkuara(nga ana e popullit) si dhe në raste të tjera të ngjashme,por veçanërisht në lidhje më rrogën prej 195 groshësh së mësuesit të mejtepit që i jepet imamit të asaj lagjeje Ahmet Efendi Bushatit,nëse është e mundur të,të mbulohet nga arka e bashkisë,dhe nga ana e drejtuesve të shtetit është dhënë leja e kërkuar në lidhje me këtë çështje dhe nga ana e zyrës së bashkisë me anë të shkresës zyrtare(bujrulldi) është urdhëruar të veprohet në përputhje me urdhërin e marrë,sipas së cilës rroga e caktuar është përfshirë në buxhetin e bashkisë duke filluar nga mars i vitit 1874,prandaj me anë të kësaj shkrese i përkujtojmë Këshillit Drejtues të Vilajetit se kemi për qëllim që ditën e enjte në vijim të përurohet çelja e mejtepit në fjalë e cila është parashikuar që të ngrihet me ndihmën financiare të banorëve të lagjes,data 4 mars 1873.3)Marre nga Ditari në osmanisht I Daut Boriçit fq.121,që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit.

Çelja për herë të parë e mejtepit në lagjen Dërgut nga ana e Ahmet Efendi Bushatit ishte një evendiment i rëndësishëm për tërë komunitetin.Kudo në lagje ishte festë e vertetë. Atë ditë u mblodh tërë banorët e lagjes më femijë e katandi dhe mes gëzimit të pa treguar inauguruan mejtepin e tyre. E të gjitha këto i bënte për hir të Zotit, duke sakrifikuar kohën e çmuar, pa marrë parasysh lodhjen e mundimet e jo rrallë, duke përballuar shpenzime shpeshherë edhe të rënda për kuletën e tij,vetëm për të arritë suksesin. Përkushtimi dhe devotshmëria e tij, e shoqëruar me vullnetin e përpjekjet e shumta e të parreshtura bënë që dituria e aftësitë në drejtimin e veprimtarive fetare në lagjen ku shërbente, në xhaminë e Dërgutit, të lidheshin fort, gjithnjë e më tepër me jetën e popullit, me preokupimet e hallet e tij. E këto halle të jetës shoqërore të përditshme, në raste të caktuara merrnin karakter të theksuar atdhetar e politik, prandaj Ahmet Efendija, edhe pse klerik i devotshëm, u bë një udhëheqës shpirtëror në shumë fusha të veprimtarisë shoqërore, kryesisht të jetës familjare qe kishte të bënte edhe me edukaten atëdhetare te fëmijëvet të Dërgutit.

Në vitin 1857 ishte antar aktiv I Degës së Lidhjes së Prizrenit për Shkodrën, degë e cila drejtohej nga Daut Efendi Boriçi. Ahmeti ishte pjesë e elitës kleriko-politikano-patriotike shkodrane, e cila që më datë 10 qershor 1878, ende pa u krijuar mirë Lidhja e Prizrenit, u pozicionuan drejt dhe u prononcuan shumë shpejt në krahun e Lidhjes së Prizrenit. Në këtë datë u njoftua se Shkodra bashkohej me Lidhjen dhe se do të dërgonte delegatët e vet, të cilët u nisën me vonesë për shkak të situatës së krijuar në kufirin me Malin e Zi. Aktiviteti i tij politik spikat kudo.

Pas disa viteve punë intensive Ahmeti transferohet si imam dhe mesues mejtepi pranë xhamisë së në lagjen Dudas ku punoi pa nderprerje gjer në fund të jetës. La pas vetëm një djalë,Alushin i cili u martua me Nurijen. Alushi la pas dy djem,Ahmetin(Metin) dhe Rizane të cilet e mbushën shtepinë me djem e vajza Qazimin,Qamilin,Kabilin,Fatmirin,Fitnetin dhe Driten.Djali I madh,sipas adetit shkodran mori emrin e gjyshit.  Në Dudas ishim kojshi me familjen e nderuar të Alo Vorfës. Shtojme se nipi i Ahmetit,që është babai i im ka marrë pjesë së bashku me të rijtë e lagjes ne Luftën e Koplikut më 1920, por këtë do ta paraqes më gjerë në historinë e familjes që jam duke shkruar.

Pas një karriere të suksesëshme që do ta kishte zili çdo mesues dhe çdo shërbyes fetar, në mezin e vitit 1911 Molla Ahmet Efendi Bushati mbylli sytë përgjithnjë dhe u nda nga kjo jetë. Funerali i tij u be madheshtor,me një pjesmarrje të gjerë nga tërë Shkodra. U varros para xhamise së Dudasit së bashku me njerëzit e shquar të kësaj lagjeje.Varr të cilin diktatori do ta prishte bashke me xhaminë në vitin 1967 kur Shqiperia u vetshpall “shteti i vetëm ateist në botë”.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora