E enjte, 18.04.2024, 06:42 PM (GMT+1)

Faleminderit

Martin Gecaj: Llesh Zef Doçi i Lurës

E premte, 07.11.2014, 08:15 PM


LLESH ZEF DOÇI I LURËS FLET NJË FJALË…

Nga Martin GECAJ, Durrës

40 vite më herët, jam njohur deri diku me fisin Doçi përmes Prengës dhe shokëve

të tij. Aty nga viti 1968, bashkë me Prengën, djalin e dytë të Lleshit, ishim studentë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, megjithatë sot i mësova dy gjëra të reja:

Së pari, duke parë pjesëmarrjen masive nga të gjitha trevat shqiptare në këtë aktivitet pwrkujtimor e promovues të monografisë “Llesh Zef Doçi i Lurës, forca e mendjes, pesha e fjalës” të doktorant Nikollë Lokës, po e them me bindje të plotë se Llesh Zef Doçi nuk i përket vetëm Lurës, por gjithë Shqipërisë.

Së dyti, nga referatet që u mbajtën këtu mësova se familja Doçi janë Derë e Parë prej më se 500 vjetësh. Sipas Biblës, “jetë të pasosur” ka vetëm pas vdekjes (në jetën e përtejme), por për fisin Doçi paska “jetë të pasosur” për së gjalli (në këtë botë) - mbi 500 vjet Derë e Parë.

Kam pasë fatin, që rreth 40 vjet më parë, Llesh Zef Doçi më erdhi në shtëpinw time,nw vendlindje, në Tropojë. Kaluam një natë me një pritje tepër modeste nga ana jonë, se të tilla ishin kushtet atëherë, por gostia e veçantë në jetën time dhe e kristalizuar në memorie, ishte biseda që zhvilluam atë natë. Në fakt unë them biseda, por poziçioni im shumë shpejt u përçaktua si dëgjues. Kjo, jo vetëm nga mosha ime e re, por Lleshi me pak fjalë shprehte shumë përmbajtje e unë në heshtje duhej të deshifroja ato që më thoshte. Ishte njeri me nivel arsimor të shkëlqyer për kohën, me intelekt natyral të veçantë dhe në bisedë e sipër, gjatë trajtimit të temave të ndryshme, gërshetonte në mënyrë të përkryer filozofinë shkençore me atë popullore.

Ai me pak fjalë jepte shumë përmbajtje, por duhej të ishe shumë i vëmendshëm për të kuptuar ato që thoshte atë natë. Pa u zgjatur për bisedat e asaj nate, unë po jap vetëm një episod të shkurtër, që në dukje duket shumë i thjeshtë, por me ato pak fjalë shprehte shumë. Ai godiste sistemin komunist si një sistem që sa më gjatë të eçësh në atë rrugë, aq më në humnerë (skamje) të çon ay. Ai shprehte idenë se komunizmi ishte një utopi dhe njëkohësisht në thënien e Tij, Llesh Zef Doçi përfshinte edhe elementët mbrojtës, pasi në atë kohë ishte shumë e rrezikshme t’i besoje tjetrit për biseda që binin ndesh me ideologjinë e kohës.

-Një burrë mori djalin 4-5 vjeç dhe u nis të shkonte tek miku i tij, tek daja i djalit.

I zuri nata udhës dhe dolën yjet në qiell. Djali e pyeti të atin:

-Babi ç’është komunizmi?

-E shikon atë yll – i tha i ati, duke i treguar yllin polar- Ai është komunizmi.

-Po ne do të shkojmë atje?- e pyeti djali.

-Po. Në atë drejtim po eçim, e pastaj të shohim, - i tha i ati.

Eç e eç rrugës e djali u merzit dhe i tha të atit:

-Po ai yll po largohet o babi!

-Ai është komunizmi, o bir…!

Besoj se kjo nuk ka nevojë për koment.E kupton çdo njeri se çfarë po shprehte me këto fjalë…Ylli polar i Llesh Zef Doçit të Lurës ishte e mbeti në gene e veprimtari Familja e tij, Lura e tij, Kombi i tij, e ardhmja e breznive të tij.

Llesh Zef Doçi duhej të ishte në podiumin e nderit për së gjalli dhe po të kishte të drejtën të shpaloste aftësitë e Tij dhe t’i merreshin në konsideratë nga sistemi i atëhershëm, të gjithë ne sot do të shijonim mirësinë e aftësive të Tij, intelektit e virtyteve të larta njerëzore të tij, që ishin të mishëruara në qënjen e Tij. Por monizmi nuk ishte mono vetëm si parti, por edhe në drejtim. Një person i vetëm fuqiplotë, pavarësisht se ç’rrugë po ndiqte. Njerz të tillë si Lleshi, sistemi jo vetëm që nuk i afronte, por i godiste e i mbante larg e nën trysni, se kishte frikë nga aftësitë e tyre.

Megjithëatë, më mirë vonë se kurrë. Shpreh mirënjohje për këshillin e komunës Lurë për titullin “Qytetar Nderi” që i ka dhënë Llesh Zef Doçit. Mirënjohje dhe autorit të librit “Força e mendjes, pesha e fjalës”, një titull shumë domethënës për personalitetin e Llesh Zef Doçit. Ai gjithë jetën ka qenë i respektuar nga të gjithë njerëzit që e kanë njohur atë.

Uroj që pasardhësit e Llesh Zef Doçit,të eçin në gjurmët e tij, të ruajnë e të forçojnë ende më shumë parimet e shenjta të Derës së Parë në përputhje me kërkesat e kohës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora