E merkure, 24.04.2024, 03:25 AM (GMT+1)

Faleminderit

Don Lush Gjergji: Nobelistja shqiptare e paqes

E marte, 09.12.2014, 08:52 PM


NOBELISTJA  SHQIPTARE  E  PAQES – NËNA TEREZE (1979)

Nga Don Lush GJERGJI

Më 10 dhjetor 2014 është  35 vjetori i marrjes të Shpërblimin Nobel për Paqe të Nobelistes Shiptare - Nënës Tereze (10 dhjetori 1979) ditë  kjo vërtet e madhe, e dalluar, e bekuar dhe shënuar për të gjithë Shqiptarët në mendje dhe në zemra, sepse Bija-Motra dhe Nëna Tereze është  e para shqiptare Nobeliste e Paqes.

Kjo njarje befasoi botën atëherë,  disa  edhe sot, sepse shumë njerëz pyteshin: çka ka bërë Nëna Tereze për paqe në botë?

Shumë, gjithçka, sepse e ka shkrirë jetën e saj në mesin e të varfërve ndër më të varfër të botës, për të gërbulurë, për njerëz që ishin të braktisur, të shkelur dhe të shëmtuar, duke iu dhënë atyre dinjitetin  njerëzor nëpërmjet dashurisë në vepër. Ajo veçmas ishte në mbrojtje të jetës së fëmijëve të palindur, si dhe të atyre që tashmë ishin në buzë të vdekjes.

Më kujtohen edhe sot tri shtyllat, apo edhe tri “përcaktimet” e Nënës Tereze për paqe nga “Katedra e Paqes” në Oslo:

  • Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”.

  • Vetëm Dashuria do ta shpëtojë botën”.

  • Veprat e dashurisë janë vepra të paqes”.

    Styllat e paqes, sipas Nënës Tereze, janë: pranimi, nderimi, mbrojtja e jetës, prej zanafillës e deri te kalimi në amshim;

    Aftësia për të kërkuar dhe dhuruar falje;

    Dashuria flijuese dhe dhuruese për Zotin dhe për të afërmin, sidoms për nevojtarë, ata që janë të kërcnuar dhe të rrezikuar, apo siç thoshte ajo “dashuria në veprim”.

    Dhe vazhdoi kështu: “Në botën e sotme ka aq shumë vuajtje, urretje, mjerim dhe mu për këtë duhet të fillojmë në familjet tona, në uratë dhe në flijim... Dashuria lind në familje, sepse nuk ka rëndësi çka veprojmë ne, por me sa dashuri bëjmë diçka... Kur marrë në rrugë ndonjë të uritur, i jap një pjatë me oriz, një copë bukë dhe ai kënaqet. Ka larguar urinë. Por, ai i cili është i dëbuar, që ndihet i padëshiruar, i padashur, i tmerruar, ai është flakur jashtë shoqërisë. Ky lloj varfërie është aq e rëndë, shumë e vështirë. Në perëndim motrat tona punojnë në mes të këtyre nejrëzve... Jemi këtu për ta ndarë këtë mundim, për ta ndarë këtë vuajtje të njerëzve... Pra, ta takojmë gjithmonë njëri-tejtrin me buzëqeshje, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë...”. [i]

    Një kënaqësi plebishitare botërore, sepse ishte shpërblyer Nëna e botës së mjerimit, ajo e cila vërtet kishte merituar këtë titull të lartë, e cila ishte flijuar dhe dhuruar për të mirën e të gjithëve pa asnjë dallim apo përjashtim kombëtar, racor, gjinor, kastor apo fetar.

    Lars Roar Langslet, Kryetari Komisionit Parlamentar për marrëdhënie me Kishë dhe për Shkollim, ndër të tjera dëshmoi: “Tërë bota e ka miratuar, kësaj here, vendimin e Institutit Nobel, Dhuratën e madhe të Nobelit për Paqe t’i jipet bamirëses së njerëzimit... mirënjohje e dashurisë, mirësisë së tërë njerëzimit, sepse të gjithë njihemi në të. Njerëzimi e vlerëson atë si NËNË, si e thërrasin të gjithë; shi me këtë me të vërtetë është vlerësuar njeriu, të drejtat dhe nevojat e tij... Kjo është fitorja e mirësisë dhe e dashurisë... Nëna Tereze është kulminacioni i punës vetëmohuese, i mirësisë dhe i dashurisë...”.[ii]

    Kryetari i Komitetit të atëhershëm Nobel për Paqe, dr. John Sannes-i, në aereoportin e Osllos, gjatë përcjelles së Nënës Tereze për kthim në Kalkutë, ndër të tjera  theksoi:“Këtu me të vërtetë nuk dimë se kush ka marrë Dhuratë: ne apo Nëna Tereze? Ne i falënedrojmë asaj, që e ka pranuar këtë Shpërblim, dhe kështu e ka ngjitur edhe më tepër vlerën e kësaj mirënjohjeje të lartë... Qysh tani lypset menduar për kandidatët e vitit të ardhshëm. Mbas Shpërblimit të Nënës Tereze do të jetë mjaft vështirë ta gjejmë një personalitet të dimensioneve të ngjashme si Nëna Tereze...Më mirë dhe më thjeshtë do t’ishte që ajo prapë ta fitonte këtë Dhuratë” (këtë e tha duke qeshur, ndoshta si mahi, vr. ime).[iii]

    Nëna Tereze e pranoi këtë Shpërblim vetëm në emër të të varfërve, për t’i ndihmuar të varfërit ndër më të varfër, duke vërë në qendër të vëmendjes dy shtylla, shpesh të harruara dhe të ngatërruara, ZOTIN dhe NJERIUN.

    Kështu kishte dëshmuar para mbarë botës se “ Dashuria” do t’i shëronte të gjitha të ligat e botës, sepse do t’ia mundësonte njeriut tejkalimin e kufinjve të kohës dhe të hapësirës, të nacionit dhe religjionit, të kasteve dhe të ngjyrave...

    Recepti” i Nënës Tereze është aq i thjeshtë, gjithnjë aktual, i mundshëm dhe përshtatshëm për çdo njer: “Punë të vogla me dashuri të madhe”.

    Dhe në mbarim më lejon “të lundroj” në kujtime dhe kështu t’ju bëjë edhe juve pjesëmarrës të kësaj ngjarje dhe përjetimin tim të paharrueshëm. Ishte e diele, 8 dhjetori 1979.  Isha në përcjellje të Imzot Nikë Prelën, ipeshkvin tonë (1918-1996). Dolëm për ta pritur Nënën Tereze në aereoportin e Osllos. Me Nënën Tereze ishte edhe vëllau i saj, Lazër Bojaxhiu, dhe bija e tij, Age lind. Bojaxhiu-Guttadauro. Pra, një familje e vogël shqiptare.

    Kur na pa dhe u përshëndetëm, me shumë befasi, na pyeti kështu: “A keni ardhur këtu vetëm për mua?”.

    Imzot Nikë Prela, në stilin e tij hokatar, i tha: ”Jo,  por kemi ardhur për t’i parë bukuritë  natyrore rë Norvegjisë”.

    Nëna Tereze, e gëzuar, me sy të përlotur, na tha: “Po më vjen shumë mirë që keni ardhur, si t’kishte ardhur Nëna Loke imja e vdekur. Zoti iu pagoftë dhe iu ktheftë me të mira!”.[iv]

    Ndër temat që i shtronim në biseda të gjata dhe të përmallshme edhe në orët e vona të natës, ishte doemos edhe çështja kudo në botën shiqptare, Kosova, mbi të gjitha Shqipëria.

    Ja përgjigja e Nënës Tereze: “Unë nuk di çka të them, sepse nuk di çka ngjanë atje. Një gjë vetëm e dijë: UNË MUND TË THEM VETËM  SE LUTËM SHUMË PËR SHQIPËRINË, QË ZOTI T’IU JEPË DRITË PËR TË PARË SE NËSE DËSHIROJNË TË JETOJNË NË PAQE, ATËHERË DO TA DOJNË NJËRI-TJETRIN...”[v]

    Gjatë Konferencës për shtyp ajo ndër të tjera tha dhe e shkrojiti me dorën e saj në gjuhën shqie: “UNE GJITHMON E KAM NË ZEMËR POPULLIN TEM SHQIPTAR. SHUM LUTI ZOTIN QI PAGJA E TIJ TË VJEN NË ZEMRAT TONA, NË GJITHA FAMILJET TONA, NË GJITH BOTËN. LUTUNI SHUM PËR FUKARAT E MI – DHE PËR MUA DHE MOTRAT E MIJA.

    UNE LUTEM PËR JUVE.

    M. TEREZA BOJAXHIU”, OSLLO; 10/12/79.”. [vi]

    Në pyetjen time: “Çka domethënë së pari për Ju, për motrat Tuaja dhe për të varfërit Shpërblimi Nobel për Paqe?”

    Nëna Tereze tha: “Për mua dhe motrat tona asgjë posaçe, asgjë s’do të ndryshojë në Shoqërinë tonë. Kjo Dhuratë, si dhe të gjitha të tjerat, të cilat i ka fituar Kongregata jonë, janë vetëm për të varfëritë tanë... Kjo është si një kontribut i madh i paqes, sepse tekembramje sot bota e ka kuptuar se veprat e dashurisë janë më  të rëndësishmet për paqe...Pa dashuri nuk do të kemi kurrë paqe.”[vii]

    Nëna Tereze pa dyshim është ajo që pas Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, e bashkon shpirtërisht dhe kulturalisht kudo popullin Shqiptar, është Ambasadorja e historisë, traditës, kulturës, me shekuj edhe fesë tonë të përbashkët.
    Për ne ka rëndësi të madhe jo vetëm nderimi, falënderimi, dashuria ndaj Nënës Tereze, por nëpërmjet jetës dhe frymëzimit të saj, zbatimi i dashurisë për njëri-tjetrin, apo si shprhej ajo bukur: PËR ZOTIN DASHURI dhe PËR VËLLAUN NJERI”.

    Ja, e tillë ishte Bija, Motra dhe Nëna e mbarë botës, Nobelistja  Shqiptare e Paqes - Nëna jonë Tereze!


[i] Gjergji dr. Lush, Nëna jonë Tereze, botimi i dytë, Drita, Ferizaj, 1990, fq. 201-205; Më gjerësisht lexo fjalimin e Nënës Tereze në Oslo, 10 dhjetor 1979, me rastin e marrjes së Çmimit Nobel për Paqe, fq. 196-205.

[ii] Po aty, fq. 213.

[iii] Po aty, fq. 213-214.

[iv] Gjergji dr. Lush, vep. e cit. fq. 208.

[v] DRITA 12/1979, fq. 8; Më gjerësisht loexo: DRITA, Po aty, fq. 1-9.

[vi] Po aty, fq. 9.

[vii]  Gjergji dr. Lush, vep. e cit. , fq. 290.



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora