Faleminderit
Xhevahir Cirongu: Avni Kondi kishte bërë betimin
E hene, 12.01.2015, 08:25 PM
Avni Kondi kishte bërë betimin:” Për lirinë e atdheut do jap edhe gjakun tim!’’
Nga Xhevahir Cirongu
Kanë kaluar mbi 73 vite, kur atëhere në ato vite lufte mbarëbotrore të vitit 1942, kobzeza e luftës nazifashiste kishte mbuluar si një re e zezë edhe tokën e qiellin shqiptar. Rëkonte toka shqiptare nga ajo çizme e zezë okupatori, e cila po i merrte frymën shqipes sonë. Nuk mund të rrinin duarkryq djamtë e vajzat shqiptare, por me vetdije ata morën armët e dolën malit për lirinë e atdheut. Në shekuj shqiptarët kanë luftuar me përkushtim kundër çdo okupatori , të cilët janë munduar për t’i marrë vatrat e trojet stërgjyshore shqiptarëve. E migjithatë, armiqtë e kombit tonë s’kanë mundur dot ta mposhtin shqiptarin, me gjithë barbarizmat që kanë ushtruar ndaj tij. Një shprehje e urtë e popullit tonë thotë : ‘’ Shqiptari e do atdhenë si shqiponja folenë!’’. Pushtuesit e kanë kuptuar vetëm atëherë kur ju është djegur toka nën këmbët e tyre, sapo kanë shkelur tokën e shqipes. Vetëm atëherë ata kanë kuptuar këtë thënie të urtë të larë me ujë floriri e të shkruar me gjak.
-
Për të
mësuar diçka më shumë rreth jetës e veprimtarisë së dëshmorit të atdheut Avni
Kondi, neve na u desh të takonim njerëzit e afërtë të tij, por edhe shokë e
bashkëluftëtarët të cilët janë të paktë
gjallë sot, sepse kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë lufte e vitit 1944. Për të shkruar këtë
shkrim, shkak u bënë festimet e 70 vjetorit të çlirimit të atdheut nga
okupatori nazifashistët italianë e gjermanë.
Ishte 15 shkurt i vitit 1918 kur
lindi Avni Kondi. Pikërisht, ajo kohë tjetër e zymtë për fatet e atdheut tonë,
sepse lufta e parë botërore që u zhvillua kryesisht në ballkan, solli coptimin
e trojeve shqiptare nga qarqet e shtetet shoviniste të fqinjëve tanë e ato evropiane.
Qysh më 14 mars të vitit 1942, Avni Kondi del partizan, duke u rreshtuar në fillim në çetën e Skraparit me komadant Mestan Ujaniku. Avniu e puthi armën në sy të shokëve të çetës , dhe bëri betimin. Që atë atëherë, ai nuk e lëshoi armën, por luftoi me trimëri e guxim të rrallë ndaj pushtuesve të atdheut.
… Atdheut do i fal edhe gjakun…!
Ishte
data 15 gusht e vitit 1943, Avni Kondi inguadrohet në radhët e Brigadës së Parë
Sulmuese Partizane, pikërisht në batalionin e dytë të kësaj Brigade. Ai, tashmë
ishte burrëruar më shumë, sepse aksionet luftarake që kishte zhvilluar çeta e
Skraparit kundër pushtuesve, i dhanë guxim e trimëri për të vazhduar deri në
fund qëllimin e tij që
-Avni,- i tha një nga shokët që po i mjekonte plagët, duhet të mjekohesh e pastaj si të shërohesh mirë, eja në Brigadë. Janë dy plagë…!? -Jo dy , por shtatë të jenë, unë s’ndahem nga Brigada,- i kthen përgjigjen ai.
Nëntor 1944. Lufta që zhvillohej për çlirimin e Tiranës ishte shumë e ashpër. Gjermani nuk lëshonte pozicione. Luftohej në çdo skaj deri në rrugicë më rrugicë të kryeqytetit e rrethinat e tij. Kudo ishin ngritur barrikada. Kompania që drejtonte Avniu, hasi në një qëndresë tepër të egër, ngaqë armiku ishte egërsuar edhe më shumë nga ky rrethim fatal për atë. Në betejën për çlirimin e Tiranës, ai mbante detyrën e nënkomandant kompanie. Një tank armik ishte afruar drejt pizicionit ku ishte Avni Kondi. Në drejtim të gjermanëve e tankut hedh një bombë. Tanku qe afruar edhe më shumë drejt pozicionit të tij. Kur pa s’e e kishte mbuluar gjaku gjithë trupin, u hodh si një shqiponjë drejt tankut gjerman. – Mos, - i thirri një nga shokët, por….Avniu …, në këtë betejë për çlirimin e Tiranës, më 11 nëntor 1944, i fal gjakun e jetën lirisë së atdheut për të mbetur gjithmonë i pavdekshëm. Emri i dëshmorit të atdheut Avni Kondi është i shkruar në histori, sepse dëshmorët e kombit emrin e shkruan me gjakun e tyre në gonxhen e lirisë, për të mbetur të pavdekshëm në altarin e Atdheut. Kështu, Avniu çoj në vend amanetin që bëri para prindrëve kur u betua te Bregu i Koronit atje mbi fshat se, do jap gjakun e jetën për lirinë e atdheut. Në librin ‘’Lufta për çlirimin e Tiranës’’ të ish Komandantit të Brigadës Parë Sulmuese, Mehmet Shehu, midis të tjerash shkruan:’’ Avniu luftoi heroikisht sa mbaron jetën ndënë zinxhirët e tanksit. Vetëm çeliku mundi ta përkulë këtë guximtar të rrallë’’. Në nëntor të vitit 1945 , Avni Kondi Dekorohet me ‘’Medaljen e çlirimit’’ me këtë motivacion:’’Ka marrë pjesë në rrjeshtat e Ushtrisë Nacionale Çlirimtare Shqiptare, dhe me armë në dorë ka luftuar kundër okupatorit dhe tradhëtarëve deri në çlirimin e plotë të Atdheut dhe të popullit Shqiptar’’.
Sekretari/ ( Koço Tashko) / Kryetari i Këshillit
Antifashist Nacionalçlirimtar
(Dr. Omer Nishani).