E merkure, 28.07.2021, 05:47 AM (GMT+1)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Përkujtojmë Kolonelin Tahir Zemaj

E enjte, 08.01.2015, 08:46 PM


Përkujtojmë Kolonelin Tahir Zemaj

Me rasin e 12- vjetorit  të vrasjes tinëzare të Kolonlit Tahir Zema,

Në paqë por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti.

Përgatiti: Ramiz Dërmaku

Kriminelët  janë akoma duke vepruar në Kosovë. Ata do të largohen nga Kosova,  sikur ne të ishim më  unik, më syçelë dhe më të vendosur në ndjekjen e zbulimin e tyre. Me përgjgjësi të madhe e themi se ata nuk do të mund të jetonin gjatë në Kosovë. Mirëpo tek ne ka njerëz, bile edhe “liderë“, grupe e parti të cilat jo që nuk e luftojnë krimin, por i mbrojnë politikishtë dhe u ndihmojnë materialisht kriminelët.       Kriminelët vetëm përmes krimit i shuajnë epshet e tyre shizofrene.  Këto vrasje që ndodhën pas lufte në Kosovë, në popull shkaktojnë huti, frikë, urrejtje, xhelozi, armiqësi, dhe në fund pengojnë realizimin e qëllimeve tona kombëtare pra pengojnë pavarësinë e plotë dhe të shpejtë të formimit të shtetit të Kosovës. Të gjitha shtetet dhe kombet përparimtare investojnë mjete të mëdha materiale për krijimin dhe ruajtjen e kokave të afta ,gjenive të reja, ndërsa ne shqiptarët i pengojmë, i maltretojmë,i  torturojmë dhe i likuidojmë. Në Kosovë po mbaron edhe viti i 2014, akoma nuk janë shëruar plagët e luftës së fundit, akoma nuk dihet për fatin e shumë të zhdukurve, akoma pa u terur gjaku i derdhur i popullit, akoma edhe sot shumë familje nuk dinë për të dashurit e tyre. Akoma familjet e fëmijët e dëshmorëve jo që nuk i kanë ndihmuar materialishtë familjet e dëshmorëve por asë nuk i kanë vizituar ato. Kriminelët në Kosovë po hapin akoma edhe sot  plagë e varre të reja. Po më kujtohet thënja e filozofit grekTomas Hobsi i cili kishte thënë “Njeriu për njeriun është ujk” dhe tani po i bindem thënjës së tij. Ende pa u ra dheu në fytyrë të vrarëve nga dora kriminele serbo-çetnike në Kosovë,dhe PD-istë kriminelët majtistë, leninistë, marksistë, stalinistë, karieristë, vranë, PDK-istë , vrasin dhe pengojnë ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Ne mërgimtarët dhe mbarë kombi shqiptarë e kemi dënuar ashpër vrasjen e Ministrit të parë të Mbrojtjes, së Republikës sëKosovës   kolonelit Ahmet Krasniqi, vrasjen e strategut të luftës, kolonelit Tahir Zemaj, djalit të tij Enisit dhe kushëririt Hasan Zemaj, kryetar i FR në LDK-së në Deçan. Ai ishte një sulm jo vetëm ndaj vlerave të demokracisë, lirisë, pavarësisë por edhe ndaj ardhmërisë së gjeneratave të reja të cilat po rriten në Kosovë, trojet etnike dhe diasporë. Të vriten intelektualët, gazetarët, inxhinierët, shkrimtarët, poetët, analistët, aktivistët, atdhetarët e çështjes kombëtare, gjeneralët  e armatës -  gjenit e kombit, kjo nuk ka ndodhur kurrë, tek asnjë komb dhe tek asnjë  apo popull,  pos tek ne shqiptarët. Për krijimin e intelelegjencisë së vërtetë të një kombi, populli duhet pritur mbi 30 vite, sepse nga ata varet zhvillimi, përparimi, ndërtimi i shtetit, demokratizimi i vendit, në rastin konkret pavarësia e plotë e shtetit të Kosovës. Me vrasje të tilla, pengohet ideali kombëtar dhe realizimi i shpejtë i bashkimit kombëtar . Kjo vrasje makabre e përgatitur gjatë nga kuzhinat e pista marksiste, leniniste, enveriste, staliniste, ishte bërë me motive të qarta politike. Këta kriminelë vetëm emrin e kanë shqiptarë, gjaku i tyre i ngjizur e shpirti i tyre i prishur janë vënë nëshërbim të armikut. Këto vrasje i bëjnë kriminelët për ta fshehur krimin, turpin dhe tradhtitë që ja bënë kombit e popullit tonë gjatë luftës,

por edhe  sot, për ti realizuar qëllimet e tyre, karrieriste, bajraktariste, demagogjike, enveriste, stalinste, marksiste, meskine, etj, etj. Kriminelët që janë duke vepruar në Kosovë, sikur ne të ishim unik në ndjkjen e tyre, me siguri se ata nuk do të jetonin gjatë në Kosovë, por tek ne ka “njerëz”, bile edhe“liderë“ partish apo udhëheqës shteti,  të cilët jo vetëm që nuk e luftojnë krimin, por e mbrojnë politikisht dhe e ndihmojnë materialishtë. Kriminelët vetëm përmes krimit i shuajnë epshet e  tyre shizofrene.

Këto vrasje që ndodhën  epo ndodhin  akoma edhe sot në popullë shkaktojnë; huti, frikë, urrejtje, xhelozi, armiqësi dhe në fund të fundit e pengojnë realizimin e qëllimeve tona kombëtare, pra Pavarësinë e plotë të Kosovës. Kriminelët që sot bredhin rrugëve të Kosovës, Shqipërisë, por ka edh etë tillë që ndodhen në vende udhëheqëse, pra edhe në  e Parrlamentin e Kosovës, janë po ata që vite më parë jetonin  trojet tjera etnike shqiptare, janë po ata që vite më parë jetonin, vepronin dhe zhvillonin aktivitet “patriotik“ në Diasporë (se në Kosovë i friksoheshin shkaut), janë po ata që e ndanë, e përçanë dhe e mashtruan (dhe ia konfiskuan me mijëra e mijëra dollarë mërgatës  sonë.., gjoja se për internacionalizimin e çështjes kombëtare, blerjen e armatimit, etj, ) dhe më në fund i realizuan qëllimet e tyre të pista, personale, familjare, karieriste, bajraktariste e materialiste. Pra sipas logjikës së tyre të çmendur, të gjithë ata që ua prishin disponimin, nuk i dëgjojnë,  nuk i përkrahin, duhet izoluar, rrahur, likuiduar nga skena politike, por edhe vrarë. Ggrupet leniniste, marksiste, enveriste, staliniste, që deri dje diferenconin, dënonin dhe vrisnin  atdhetarë shqiptarë të cilët merreshin me veprimtari politike, sot po ata janë duke i penguar proceset demokratike dhe mvetësimin e institucioneve tona. Kur nxënësit, punëtorët, fshatarët, studentët dhe tërë populli shqiptar i Kosovës kërkonte me ngulm realizimin e të drejtave (të cilat janë të garantuara edhe me Konventa Ndërkombëtare), po këta “atdhetarë – patriotë” (kupto idiotë), jo vetëm që e dënonin popullin, por i thonin ; “S’ka me ju nxanë bira e minit!”.

Kriminelët në Kosovë sot janë të armatosur dhe të pajisur me mjete të përsosura për kryerjen e atentateve, sepse kanë “mësues“ të fortë, të aftë, servilistë të cilët në emër të partisë më parë, hanin edhe barë e burgosnin, dënonin dhe vrisnin shqiptarë. Pas sukseseve të rëndësishme që arriti Kolonel  Ahmet Krasniqi dhe ushtarakët e FARK-ut  në krye me Kolonel Tahir Zemën, që i treguan në frontin e luftës në Kosovë, veçmas pas fitorës së Betejës së Loxhës, dhe sidomos pasë realizimit të Marrëveshtjes së Osllos edhe në teren, kur Tahir Zemaj dhe Ramush Hajradinaj me bashkëpunëtorët e tyre në Propoçan krijuan Shtabin e Zonës së Tretë Operative të Rrafshit të Dukagjinit, alarmohet Drejtoria Politike e UÇK-së, në krye me Hashim Thaçin, dhe shumë shpejtë e shkatërruan atë organizim të mbarë, duke e bindur Ramush Hajradinajn të pendohet që kishte marrë pjesë në krijimin e Shtabit së bashku me Tahir Zemën, dhe t’i hajë fjalët e dhëna me rastin e formimit të Shtabit se edhe si ‘”ushtarë do t’i kryejë detyrat që do t’ia caktonte Tahir Zemaj’”.

Kolonel Tahir Zemaj  ,ishte një gur graniti në grykë të hasmit

Kolonel Tahir Zemaj, ishte strateg i artit luftarak, i vendosur në vendimet e marra. Kolonel Tahir Zemaj ,ishte intelektual dhe strateg i luftës ai mbetet emblemë e një ushtaraku me të gjitha vyrtytet  që duhet ti ketë një oficeri shqiptar  të aftë. Koloneli ynë gjatë bisedave, takimeve, tubimeve, madje dhe me mërgimtarët, ishte i qetë, i buëqeshur, dhe fliste siç i ka hije një burri të mençur. Ishte i dashur për të gjithë. Edhe lëvizjet  e tij të trupit dhe kokës ishin të kordinuara dhe të matura. Ai shumë rrallë dhe pak fliste, por ato që i thonte çdo herë i realizonte. Me ata sy shqiponje përcillte çdo lëvizje, duke qenë çdo herë dhe në çdo kohë i përgatitur, sepse kjo është detyrë e çdo ushtaraku. Të gjitha forcat e tij mendore, fizike, intelektuale, ushtarake i kishte vu në shërbim të Institucioneve të Kosovës. Shpirtërishtë ishte i lidhur me Institucionet e Republikës së Kosovës, sepse ato ishin institucione të popullit  të Kosovës. Në tubimin  e mbajtur në Tutlingen të Gjermanisë, me rastin e dy-vjetorit  të vrasjes së ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqit, në mes tjerash ceku: “Unë i njohë dhe i respektojë Institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa si Komandant të Forcave të Armatosura  të Kosovës e njoh DR. Ibrahim Rugovën”. Kështu tha Kolonel  Tahir Zemaj. Pastaj ne tubimin e mbajtur në Ludwigsburg (Gjermani) kur u bë edhe promovimi I librit”Kështu foli Tahir Zemaj“ e ku ishin mbi 200 pjesëmarrës Koloneli z. Tahir Zemaj , tha:Unë me shokë shkuam në luftë për të vdekur deshi fati dhe ne shpëtuam. Por, pse po  vrahet Tahir Zemaj në paqë,  këtë askush nuk  e  ka menduar.

Ai njeri, ai burrë, ai intelektual, ai kolonel, ai strateg i luftës, ai Atdhetar, ai dëshmorë nuk do të harrohet kurrë dhe në asnjë kohë. Njerëzit, shokët, miqtë, familjarët, dhe historia jonë do ta përmendin emrin e Tij, duke u ngritur në këmbë. Kudo që të jenë, dhe kushdo që të jenë. Ai nuk vdiq në luftë edhe pse shkoi për të vdekur. Ai u vra tinëzisht nga lugetërit, kriminelët e tradhëtarët, u vra nga karrieristët, huliganët, matrapazët,stalinistët, lëpëkëistët, enveristët,  të cilët në damarët  e tyre nuk kanë gjak shqiptari.

Traditë e shqiptarit ka qenë që ti delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai. E ju kriminel që tërë ditën rrini nëpër podrume të errëta, e pini dhe hani .., natën por edhe ditën tinëzisht vrani kokat më të afta të kombit. Turp dhe marri u qoftë! Ju nuk do të ju duron as toka e dheu i Kosovës, sepse keni vrarë njerëz tinëz, prapa shpine! Ata të vranë duke menduar se do të zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pasë vete Koloneli la  veprat, librat, kontributin dhe nga populli morri, emrin PATRIOT, sepse e meritoi. Kolonel Zemaj, nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshort besnik, prind I urtë, vëlla i dashur, mik i shtrenjtë dhe burrë i fjalës dhe BESËS. Ai kishte një pregaditje të lartë ushtarake dhe ishte gjeni për çështjen kombëtare shqiptare. Në paqë por edhe në luftë ishte më i fortë se shkëmbi e graniti. Ishte shumë i matur ne  bisedat e tij, por kur fletej ne dëm të çështjes kombëtare, i qetë dhe me fjalë të buta orvatej ta bindë personin ( i cili i fliste ato fjalë). Në kokë mbante kapelën ushtarake e në te ishte vendosur shqiponja dykrenare. Shqiponja u bënte roje ushtarëve të UCK-ës, dhe me kthetrrat e saj ia shtinte armikut frikën në palcë të kurrizit.

Kolonel Tahir Zemaj, ishte një njeri me mendje të mprehtë.,ai ishte I përgatitur enka për ta mbrojte atdheun nga armiqët e  jo nga shqiptarët.  Ai gjatë stërvitjeve ushtarake orvatej me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale e ushtarake ta përgatis një armatë të fortë, e cila do t’i rezistonte çdo ushtrie të huaj. Vitet kur lindi dhe u rrit Atdhetari – kolonel, Tahir Zemaj, ishte kohë e keqe. Ai u lind, u rritë, u shkollua dhe punoi ca vite nën thundrrën e shkaut, por kurrën e kurrës nuk iu nënshtrua armikut. Gjatë tërë jetës kaloi nepër sfida të shumëta, por i pa trembur i kaloi ato. Shumë herët kolonel Tahir Zemaj e kuptoi qëllimin dhe strategjinë sekrete sllave. Ai ecte kokëlartë dhe krenar sepse e dinte tërë veprimtarinë e jetën  ia kishte kushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Ai shumë i ri e gjeti rrugën drejtë Lirisë dhe me një vendosmëri e përkushtim të madh e vazhdoi deri në vdekje. Çdo herë ishte në krah të popullit, dhe me popullin. Kur e pyesnin njerëzit se çka u keni mësuar sot ushtarëve, unë asgjë s’u kamë mësuar, të gjitha ato ushtrime ua mësoi koha dhe ua imponoi lufta. Ai ne takimet tona çdo herë na thoshte: `”Vëllezër të dashur, historinë e shkruan populli. Me vepra. Unë dhe të gjithë të tjerët duhet ta shkruajmë mendjen me penat tona e dorën e popullit shqiptarë.” Qysh nga ditët e rinisë,colonel, Zemaj filloi ta urrente armikun dhe filloi me seriozitet t’i përkushtohet çështjes kombëtare. Mirëpo, kur këmba e armikut shkeli mbi popullin shqipëtar, ky vigan u vërsulë për ta sulmuar armikun dhe mbrojtur Atdheun. Kur u vërsul kolonel Tahir Zemaj, me ushtrin e tij, i shtriu përtoke sikur bishat e zgjebosura ushtarët dhe gjeneralët serbë në luftë. Shpesh herë koloneli Tahir Zemaj, u thoshte gjeneralëve serbë: ´´Mos mbillni farën e huaj në tokën shqiptare, sepse ajo nuk mund të rritet, por edhe nëse rritet, ajo s mund të piqet“.

Gjatë përshëndetjeve të Tij me shokë e mërgimtarë, ai ta shtrëngonte dorën si burrat të shikonte drejt në sy dhe me një buzëqeshje melankolike i përshëndeste bashkëbiseduesit. Para, gjatë dhe pasë luftës kurrë nuk e pranoi gënjeshtrën, intrigën, kriminalitetin, dhunën, familjarizmin, bajraktarizmin, e shumë dukuri tjera negative të cilat e dëmtonin çështjen kombëtare shqiptare. Koloneli Tahir Zemaj, nuk i takonte asnjë partie, por më tepër e simpatizonte të djathtën. Çdo herë dhe me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, e ushtarake, u angazhua maksimalisht për internacionalizimin dhe zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare me mjete demokratike, por krahas tyre (ai e dinte se shkau nuk do të heqë dorë nga Kosova), përgatiste një ushtri të fortë e cila do ti rezistonte armikut. I dënonte dhe i ´´luftonte´´ pengesat që vinin nga kriptokomunistët, leninistët, lëpëkëistët, enveristët, nanoistët, etj. Koloneli nuk dorëzohej. Ai kërkonte ndihmë nga politikanët, ushtarët, mërgimtarët dhe populli, sepse e dinte se vetëm të bashkuar mund të korrim fitore. Në bisedën e zhvilluar në Ludwigsburg ai mes tjerash më tha: “Ramiz, unë nuk kamë plumba për të vrarë shqiptarë.” Nga taborri i komunistëve, lëpëkëistëve, enveristëve, pengohej, ofendohej, sulmohej e akuzohej gjoja “për tradhëtii´”. Të gjithë këta kërma e korba u vërsulën mbi kolonelin tonë, por Ai kurrë nuk u frikësua sepse në anën e tij ishte drejtësia. Tahiri, Kosova dhe tërë Shqiptaria. Majtistët e Lëpëkëistët u munduan t’ia marrin aftësitë, urtësinë, tolerancën, burrërinë, guximin, por Ai në heshtje u thoshte: “Keq e keni! Unë nuk frikësohem prej shqiptarit, sepse ne jemi vëllëzër të një gjaku. Unë dhe ju duhet të ruhemi nga armiqtë‘”.

Koloneli Tahir Zemaj i përgjigjej armikut me armë e zjarrë, flakë për flakë e dhëmbë për dhëmbë. Dhe pas çdo beteje dilte fitues. Doli sepse në anën e tij ishte populli, Zoti dhe drejtësia. Kur armata serbosllave u ndesh me UÇK-në, pra, me ushtrinë e kalitur mirë të kolonel Tahir Zemajt, dhe të prirë nga komandantët Agim Ramadani, Sali Çekaj, Agim Çelaj e eprorë të panumërt dhe ushtarë, kundërshtari dridhej nga frika, ikte me bishtin në shalë dhe merrte arratinë, duke lënë pas vete armatimin, kamionët, por edhe shumë ushtarë të vrarë. Ata (serbët), i thonin njëri tjetërit: “Këtu nuk mund të flitet për grupe të armatosura, por për një ushtri të fortë, të organizuar dhe të përgatitur mirë.” Koloneli, fliste dhe e shkruante të vërtetën, që të jetë histori autentike për shqiptarët dhe hidhte në sipërfaqe emrat e rinj të cilët e pasuruan historinë tonë, bij shqipesh që vetvetes i kishin vënë për detyrë që deri në vdekje të luftojnë për çlirimin e Kosovës. Të gjithë ushtarët e eprorët ushtarakë që kishin dalë nga shkolla dhe komanda e kolonel Tahir Zemës, nuk i frikësoheshin armikut dhe vdekjes. Koloneli ynë, patrioti, strategu i artit luftarakë dhe atdhetari Tahir Zemaj çdo herë ishte ne luftë me armikun, edhe kur flente, edhe kur shkruante, edhe kur ligjëronte, edhe kur udhëtonte, edhe kur bënte stërvitje ushtarake. Pra, ai gjatë tërë jetës ishte ne luftë dhe kurrë s’iu frikësua atij-armikut. Ai filloi ta kundërshtojë politikën ushtarake barbare sllave edhe në kohën kur koka të fluturonte prej qafe, më lehtë se sa kur këputej një qershi prej dege. Ai me plot dëshirë e vullnet vendosi të bëhet kurban i çështjes shqiptare, por falë Zotit dhe aftësive të tij ushtarake në luftë i shpëtoi më të keqes, e se do të vritet në Liri, këtë askush s’e ka menduar.

Por nuk është befasi se filozofi grek Thomas Hobsi, thoshte: “Njeriu për njeriun është ujk”, Njeriu që ta përkujton një shprehje të lashtë latine “Homo hominis lupus est!”. Dhe kjo thënje e tij po e shoh se paska qenë e vërtetë. Mirëpo, lëpëkëistët, leninistët, stalinistët, enveristët dhe kriminelët e tjerë, e bëjnë mikun armik duke ndjekur rrugën e shkaut. Këta “korba të kombit” , për të arritur tek fotelja, ata nuk zgjedhin mjete. Koloneli Tahir Zemaj, familjen dhe fëmijën nuk i ndalonte të lëviznin. Ai e dinte se shqipëtari nuk hakmerret ndaj fëmijëve dhe nuk vret fëmijë. Koloneli thoshte “Pse unë të ruhem? Unë askujt s’i kam bërë gjë të keqe. Sipas kanunit të Lekë Dugagjinit , por edhe sipas traditës shqiptare, por edhe me të gjitha konventat ndërkombëtare nuk vriten fëmijët, dhe sipas traditës sonë burri kurrë nuk të vret tinëzisht, pas shpine.” Pra, ata që vrasin prapa shpine janë kriminelë dhe butakë, sepse nuk kanë fytyrë, moral dhe karakter. Ata i përshtaten çdo regjimi që vjen në pushtet.  Disa miqë shokë e dashamirë të kolonelit Tahir Zemaj, i thonin: “Më qetë, më urtë, dhe më urtë, se këta të mbysin!” Kur tanket serbe shkelnin mish e eshtra shqiptari, koloneli me të gjitha forcat e tij ishte nisur drejt mbrojtjes së Kosovës. Pas çdo beteje Ai e zgjeronte frontin e luftës. Pasë një lufte të përgjakshe që u zhvillua tek rrasa e Koshares, armiku serb pësoi humbje të mëdha dhe morri hovin drejt Serbisë, sepse tani ai e kuptoi se me kend po lufton. U largua nga pozicioni ushtria serbe e në vend të saj hynte e sigurtë ushtria jonë, E UÇK-ës. Komandanti Sali Çeku me komandantë Agim Ramadanin me shokë shkelën dhe nxorrën nga dheu gurin e  “mexhës” (kufirit), gur i cili na kishte ndarë shumë vite. Tahir Zemaj Betejen e Loxhës e shndërroi në epope kurse Beteja e Loxhës atë e ngriti ne piedestalin më të lartë të heronjve të gjallë. A nuk u ngopën kriminelët, me vrasjen e Ahmet Krasniqit, Enver Malokut, Xhemail Mustafës, Haki Ymerit, Shaban Manajt, Ismet Rracit, Ekrem Rexhës, Bekim Kastratit, Besim Dajakut, Smajl Hajdarajt, Ukë Bytyqit, Bardhyl Ajetit etj. Kur fallanga serbe u tmerrua nga kjo rezistencë “gjeneralët dhe majorrët” tanë të cilët gjatë luftës në Kosovë ngrenin dolli e bënin ahengje në hotelin Rogner të Tiranës, ushtrisë së vdekur serbe iu vërsulën drejt Kosovës (së bashku me forcat e NATO-s), për të zënë poste të larta, për t’i frikësuar, rrahur, maltretuar edhe vrarë ushtarët e eprorët e rregullt ushtarakë të FARK-ut, të cilëve ua kishin frikën. Jo për diç tjetër por për mos me ua zënë postet, ata filluan edhe akuzat, shpifjet, madje edhe rrahjet e ushtarëve të FARK-ut. Kolonel Tahir Zemaj, pasi u çlirua Kosova, shkoi në Kosovë e ecte ballëlartë dhe krenarë, sepse e kishte merituar dhe e meritonte respektin nderin e popullit. U bënë shumë përpjekje për ta likuiduar kolonel Tahir Zemajn. KFOR-i UNMIK-u, Parlamenti dhe Instuticionet tjera të Kosovës, kishin për obligim dhe detyrë ta mbronin –ruanin. Ky burrë dhe ky trim i shekullit kurrë se kërkoi një gjë të tillë, sepse thoshte se s’kam çka të frikësohem pasi askujt nuk i kam bërë ndonjë padrejtësi

Atentati më 4 janar të vitit 2003, solli një ogur të zi ngriu zemrat gëzimet dhe gjakun e këtyre 3 burrave të Kombit, se u krye një akt i shëmtuar kriminel, mizor dhe makabër, sepse u vra një kolonel i karrierës së lartë ushtarake,Tahir Zemaj, i biri i tij, Enisi, dhe aktivisti i madh i LDK-ës Hasan Zemaj. Emri dhe vepëra e kolonel Tahir Zemajt do të shënohet me shkronja të arta në historinë tonë kombëtare. Ai do të jetojë sa do të jetojë Kombi shqiptar. Ai gjeneratave të reja do t’u sherbejë si mësim se si duhet sakrifikuar dhe luftuar për Atdheun. Ne gjeneratat e reja, duhet jo vetëm të mësojmë për te, por duhet të përkulemi e të betohemi se deri në vdekje do ta mbrojmë e realizojmë amanetin e Tij. Do të betohemi se deri sa të zbulohen kriminelët që vranë kokat më të afta intelektuale, duke filluar nga vitet e para luftës, gjatë dhe pas saj, nuk do të heshtim. Ata do t‘i zbulojë toka e dheu dhe uji i nënës Kosovë. Ose ata do ta zbulojnë njëri tjetrin për shkak të posteve. Ata do t’i dënojë jo vetëm populli, por edhe toka, e dheu dhe uji, ngase mishin dhe eshtrat e kriminelëve s‘do t‘i durojë as djalli e as toka.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora