E merkure, 28.07.2021, 04:53 AM (GMT+1)

Faleminderit

Haxhi Ademi: Kush ishte Qamil F. Hoxha

E marte, 06.01.2015, 09:28 PM


Kush ishte Qamil F. Hoxha

Më rastin e 70 vjetorit të vrasjes se Qamil F. Hoxha- Drini

Nga Haxhi Ademi

Qamil F. Hoxha u lind më 2 tetor 1919 në Gjakovë. Rrjedh nga një familje e varfër  e ndershme dhe me tradita atëdhedashurie. Ishte i aposionuara për tu arsimuara në gjuhën shqipe edhe pse u shkollua në gjuhen serbe në shkollimin katër klasësh ( Kosova në këtë përiudhë ishte nën robërinë e mbretërisë jugosllave ). Dëshira dhe vullneti për t’u arsimuar në gjuhën shqipe e shtyu Qamil Hoxhen që në moshën rinore të kaloj kufirin ilegalisht dhe të vendoset në Krumë të Hasit. Si shumë bashkëvendës të tij, ai vendoset në konviktin “Kosova”, ku rritet dhe edukohet nën kujdesin e shumë mësuesëve kosovarë që atëbotë ishin edukatorë dhe petagogë si: Ibrahim Koliҫi, Beqir Kastrati dhe shumë tjerë. Po ashtu gjatë qëndrimi në Shqipëri, ai takohej shpesh me Asim Vokshin meqë e kishte djalë të hallës.

Shkollën e Meseme Teknike Bujqësore Qamil Hoxha e vazhdoi në Golem të Kavajës, të cilën e mbaroi me shumë sukses. Gjatë periudhës së shkollimimit në shkollën e mesme përveҫ leximit në lëndët obligative lexonte edhe libra me përmbajtje politike, atëherë rreptësisht të ndaluara. Andaj shumë i ri filloj të inkuadrohet  në jetën politike të kohës. Për më tepër ai ishte ndër organizatorët e shquar të protestës që bënin nxënësit dhe shkollarët tjerë kundër padrejtësive.

I frymëzuar dhe i brumosur me ide patriotike dhe progresive, okupimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939 Qamili e përjetoj një goditje të rëndë për tërë kombin shqiptarë. Në këtë përiudhë kohore u organizuan protesta të shumta në të gjithë Shqipërinë kundër sulmit të Musolinit dhe qeverisë Italiane. Meqë Qamili ndodhej në Tiranë, së bashku me një grupë të rinjësh mbushnin thasët me libra nga Biblioteka Mbretërore, të cilat i shpërndanin nëpër shtëpi private duke porositur që t’i ruani si sytë e ballit.

Në mesin e muajit prill të vitit 1939, Qamili bashkë më një grup kosovarësh, rreth 150 veta, që ishin shkolluar në vise të ndryshme të Shqipërisë, vendosën që të largoheshin nga Shqipëria. Kështu, Qamili caktohet të jetojë në një përiudhë kohore në Smederevë. Gjatë qëndrimit të tij në Smederevë Qamil Hoxha ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me familje e tij, ngase për këtë fakt dëshmon letra e datës 27 tetor 1939, kur i shkruante të motrës, Makbules: “Ti duhet të jesh kryelartë, unë jeton nuk ja kushtoj askujt, përveҫ atdheut…”

Kur gjermanët pushtojnë Jugosllavinë më 6 prill 1941, Qamili së  bashku më Ibrahimin ndodheshin në Smederevë, mirëpo ata u detyruan të lagoheshin nga ky vend, të cilët më pas u  nisen për Kosovë.  Me të arritur në Kosovë, Qamili vendoset  me familje në Gjakovë.

Transferimi në Drenicë

Nga fundi i muajit prill 1941, Qamil Hoxha emrohet agronom teknik bujqësor dhe drejtor i fidanishtës shtetërore në Skivjanë. Mirëpo, nga gushti i vitit1941, atë  e transforojnë në Skenderaj. Këtu u zgjodhë drejtor dhe teknik bujqësor i Fidasnishtës Shtetërore dhe këshillëdhënës bujqësor nëpër fshatra. Mund të themi se Qamili ishte njëri ndërë organizatorët e parë antifashistë të këtij territori. Këtu, Ai filloi veprimtarinë dhe aktivitetet politike, ku vlenë të përmendim vënien e kontakteve të para me Nexhip Shalën, shefin e Drejtoratit për Financa, që shënon një etap të re të aktivitetit të tijë politik.

Pse u vra Qamil F.Hoxha

Pse nga të gjithë udhëheqësit e LNҪ-së Qamil Hoxha u zgjodh të jetë kurbani i parë në altarin e lirisë, pas largimit të pushtusëve italian? Kjo për faktin se veprimtaria e tij patriotike,  dhe këmbëngultësia, binin ndesh me interesat e kundërshtarëve të tij. Kështu, më 6 janar 1945 në Skënderaj para sheshit të Këshillit të Rrethit u mbajtë një tubimë i madh i popullsisë së Drenicës, ushtarakëve  të njësive të stacionuara në Skenderaj.  Në këtë tubim morën pjesë edhe  personalitete të ndryshme shtetërore dhe partiake. Vlenë të theksojmë këtu pjesëmarrjen e  Brigadës  së Drinicës me  udhëheqësin e saj Shaban Polluzhen.

Tubimin e hapi ish-delegati në Konferencën e Bujanit nga Drenica Halil Haxhiaj. I pari që foli në këtë tubim pa dyshim që ishte Ali Shukriu, i deleguar nga Shtabi Operativ i Kosovës dhe Metohisë, i cili u mundua ta bindë Shaban Polluzhen që më brigadën e vet sa më parë të nisej për në Podujevë, Kurshumli dhe në Frontinë e Sremit. Në këtë fjalim Shukriu shkoj edhe më tejë duke kërcënuar popullatën  e Drenicës se të gjithë ata që kanë bërëë krime do ta vuajn denimin,dikush me burg dhe dikush me kokë.

Në këtë takim, fjalën e mori edhe Qami Hoxha, e cila më pas i kushtoi me kokë. Në fjalimin e tij ai tha:  Vëllezër dhe motra shok dhe shoqe, populli i Kosovës dhe në Veqanti ai i Drenicës  me kohë i ka kuptuar qëllimet e Lëvizjes Antifashiste Nacionalҫlirimtare dhe në qdo mënyr i ka ndimuar aktivitetet  tona të Lëvizjës”, më pas ai shtonë “ne jemi në tokën e Drenicës ku bukës i thonë bukë dhe ujit u thonë ujë”. Nuk do të lejojmë që shqipëtarët e Drenicës të përdorën si mish për top për interesa të huaja. Më tej thotë se Drenica nuk ka bijë dhe bija t’i dërgojë jashtë Kosovës. Pas fjalimit të Qamili Hoxhës, Ali Shukria urdhëroi arrestimin dhe sjelljen e tij në drejtorinë e OZN-së, ku Aliu kishte shtabinë e vet.

Për Shaban Polluzhën, fjalimi i Qamilit ishte me vend dhe mjaftë i drejtë, por për armiqët e tyre kjo ishte e papranueshme. Andaj Qamili u detyrua të paraqitet në OZN-a ku  Aliu e mbanë  deri në gjysem të natës duke i bërë dhunë psikologjike dhe fizike që arritën të alivanosinë atë. Për më tepër  ata e derguan në afërsi te lumit Klina, ku më 06 janar 1954, në prani të Ali Shukriut, Kërsta Filipoviqit- Grofi, të ushëheqësit të OZN-së, pa gjyq e pa shenjë, e pushkatojnë. Po në këtë pasdite kur burgoset Qamil Hoxha, Shtabi operativ i Kosovës urdhëron Shaban Polluzhen me shtabin dhe Brigadën e Drenicës të niseshin sa më parë për Mitrovicë, se të nesermne më 7 janar, duhet të marrin pjesë në një mbledhje ku do t’i kushtohej riorganizimit të kësaj brigade në kuadër të Brigadës së VII kosovare. Në mbledhje është paraparë që të jenë dhe Miladin Popoviq, Fadil Hoxha dhe të tjerë. Shaban Polluzha kishte arritur në orën 10:00 në Mitrovicë por kjo mbledhje nuk u mbajtë me motivacionin se mungonin ata të cilët kishin thënë se do të vijnë.

Sipas një letre të nënshkruar nga Fadi Hoxha, derguara më datë 12 janar 1945 në shtabinë e brigadës së Drenicës me seli në fshatin Makerrmal,  njoftohet Shaban Polluzha se më datë 14 janar, në ora 12:00, të vijnë në Skënderaj me një repart të brigadës së vet për të biseduar me Fadil Hoxhen, Kërsta Filipoviqin, Xhafer Vokshin, Sadik Tafashikun e disa te tjerë rreth statusit dhe ardhmërisë së Brigadës së Drenicës. Gjatë këtij takimi Fadil Hoxha i kërkoi Shaban Polluzhës që sa më parë të niseshin për në Podujevë, e më së largu deri më 21 janar 1945 të jenë atje sepse atje po prete komandanti i brigadës VII kosovare, Shaban Haxhia dhe komisari politik Qamil Brovina, ku prej aty, më pas të vazhdoni rrugën për në Krushumli, pastaj drejtë në front të Sremit.

Në këtë mbledhe Shaban Polluzha ndër të tjera shtroi pytjen: Pse ishte vrarë komandanti i Komandës së vendit në Skenderaj, Halil Haxhia pjesëmarrësi në Konferencën e Bujanit, pastaj Halil Bajraktari, Mullah Brahimi, Rexhep Vojvoda, Bajram Dërguti, Sadik Zeneli, pastaj patrioti dhe intelektuali Qamil Hoxha e shumë të tjerë nga paria e Drenicës.

Këtyre pyetjeve Fadil Hoxha i’u përgjigjme këto fjalë:  mixha Shaban sa u përket burgosjeve dhe vrasjeve që ju theksuat nuk jam i informuar, por po ua jap besën se do t’i bëjmë të gjitha hetimet e nevojshme dhe nëse gjendet fajtori ai do të merret dhe do të paguaj për këtë. Mirëpo, sipas vllaut të Qamil Hoxhës, Shaniut as edhe një rastë nuk është zbuluar dhe se askush nuk e ka marrë denimin e meritua për këtë vrasje.

Edhe Kërsta Filipoviq- Grofi, asgjë inkurajuese nuk tha përveq që shprehi pabesi në forcat e njësive ushtarake serbe etj., Në anën tjetër Fadil Hoxha,  duke iu përgjigjur Xhafer Vokshit se qysh është bërë vrasja e Qamil Hoxhës, udhëheqësit të parë të LANҪ në Drenicë,  ndërë të tjera tha  se këtë të keqe e ka bërë Ali Shkriu, pra  ai e kreu këtë vrasje.

Më 21 janar brigada e Drenicës kishte arritur në Podujevë. Luftëtarët e kësaj brigade nuk u lejuan që të shprëndahëshin në repartet e brigadës VII kosovare por do të jetë brigadë në vete dhe e plotë. Për t’i dërguar ushatarët e brigadës së Drenicës në Krushumli u mbajtën disa takime në mes të përfaqësusëve të Shtabit operativ dhe shtabit të brigadës së Drenices me qëllim që këta të fundit të niseshin sa më parë për në frontë. Shaban Polluzha refuzoi që të shkonte në front ngase ishte shkelur marrëveshja e 14 janarit. Për këtë veprim përfaqësuesit e Shtabit Operativ urdhëruan që të ҫarmatoset Brigada e Drenicës, por kjo nuk u arritë.

Më datë 24 janar 1945 u morën vesh se rrethë orës 12:00 forcat ushtarake të Shaban Polluzhës qanë rrethimin dhe pastaj kaluan rrugën Prishtinë – Mitrovicë, duke u kthyer forcat e Brigadës 26 kaluan në terrenin e Bjeshkëve te Ҫiҫavicës në Drenicë dhe u përqendruan në Drenicë. Kështu, Shaban Polluzha refuzoj që të shkonte në frontin e Sremit, por u kthye në Drenicë për të mbrojtur popullin e trojet e veta. I nejti besnik dhe nuk i la vetem shokët e idealit e luftetarin e lirisë që e pushkatuan në fshehtësi, Qamil Hoxhen.

Qamil F. Hoxha nuk është  lënë  harresës së historisë

Gjatë vitit 1974 kur në Kosovë fillon një lloj liberalizimi politik, fillojnë të shkruajnë dhe të flasin pak dhe për Qamil Hoxhën, të cilat nuk u ndalën deri në ditët tona. Vlenë të përmendim këtu historianët dr. Hakif Bajrami, Sabile Keҫmezi-Basha, Shani Hoxha etj të cilët me punën e tyre hodhën në dritë veprimtarinë e këtij kolosi.

Për më tepër në shenjë respekti dhe nderimi për luftën dhe veprimtarinë e tij patriotike në Drenicë i kanë ngritur pllakë përkujtimore në qendër të Skenderajt, konkretisht në afërsi të shtatorës së Adem Jasharit, ndërsa në Prishtinë  dhe në vendlindjen e tij në Gjakovë janë emëruar rrugë më emrin “Qamil Hoxha”.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora