Faleminderit
Xhevat Rexhaj: 16 vite pa Enver Malokun
E diele, 11.01.2015, 06:03 PM
16 VITE PA ENVER MALOKUN –TË
MADHIN E GAZETARISË DHE PUBLICISTIKËS SHQIPTARE
Para disa ditësh terroristët xhihadisto-islamik kryen barbarizëm ndaj gazetarëve të revistës franceze Charlie Hebdo, po për ne shqiptarët janë në kujtës se edhe ne patëm terror të tillë ndaj fjalës dhe lapsit të lirë, para 16 vitesh u vra nga akti terrorist shefi i QIK ut Enver Maloku, dhe me këtë u vra edhe qendra për informim e Republikës së Kosovës!
Shkruan: Xhevat Rexhaj
"Duke zbuluar këtë monument e kujtojmë figurën dhe veprën e madhe publicistike të Enver Malokut. Ai më shumë se 10 vjet ditën e natën lëshoi dhe afirmoi në botë mesazhin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, dhe ky mesazh i tij ndihet edhe sot", nënvizoi Presidenti Dr.Rugova.
Dikush
mundë të thotë po për të bërë analogji me terrorin , pra atentatin që ka ndodh
ndaj Enver Malokut me 11 janar 1999 , atij rastit tjetër ndaj Bardhyl Ajetit,
pasuar me ate ndaj Besim Dajakut e Bekim Kastratit, dhe këtij të fundit që
ndodhi në shtetin e Francës nuk ka vend! Une peërsonalisht shpreh mendimin tim
se mu këto raste ku ndërlidhet terrori, dhe krimi kanë jo vetëm analogji, por
edhe ngjashmëri, kuptohet duke ndarë kohën, rrethanat dhe vet shoqëritë në dy
shtete. Me 11 janar 1999 dikush, pra dikush vrau njeriun që për ne në Kosovë,
dhe besa në shqiptari ishte motori, dhe zëri më i njohur i arësyes , dhe luftës
mediatike kundër pushtuesit serb. Enver Maloku me QIK un aso kohe shpërtheu përmasat
e kohës, jo vetëm për shqiptarët, por
edhe për Ballkanin, ngase instaloi një bazë informative, aq funkcionale ndaj të
cilës edhe vet shteti e shërnbimet serbe ishin të paafta të ndalonin atë ecje.
E vetmja mënyrë që të ndalej fjala e lirë, por edhe vepra madhore që bënte Z.
Maloku me Qik, duke dërguar mesazhe informative në të gjitha pjesët e botes, në
të gjitha shtetet, dhe qendrat e tyre mediatike euro-perëndimore, ishte
likuidimi i tij...?! Z. Maloku ishte një zë madhështor, ai përcillet me fakte,
dëshmi, shenime, dhe dokumente të gjitha
masakrat serbe, ai përcillte me kujdesë dhe peërkrahte luftën e shqiptarëve
kudo, po mjerishtë ato vite të turbullta për Kosovën dikujt edhe nga faktor
shqiptarë nuk i shkonte shumë përshtati veprimtaria e madhe e Z. Maloku. Dihen
shumë ngjarje, dhe ecje gjatë asaj kohe, dhe e tëra edhe sot e kësaj dite
mbetët “ misterioze” se kush qëlloi dhe vrau jo vetëm fjalën e lirë por mendjen
e ndritur të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare. Z. Maloku bënte aq punë madhore
saqë edhe vet Presidenti Rugova e kishte njeriun më të besuar, dhe më të afërt,
ngase përmes QIK dhe Z. Maloku depërtonte edhe fryma rugoviane, institucionale
dhe luftarake e popullit të Kosovës për liri e pavarësi. Kur kihen parasysh
shumë ngjarje aso kohe kur edhe vet Presidenti Rugova kërcënohej nga grupe
mafioze shqiptare, duke e etiketuar si “ tradhëtar” kuptohet mirëfilli se e
njëjta gjë behej edhe kundër Z. Maloku. Pa dashtë të thuhet asgjë para se dikur
drejteësia ta japi fjalën e saj edhe pse po vonon, një gjë dihet: vrasja e Z.
Maloku para 16 vitesh ishte vrasja e lirisë, dhe instalimi i frikës për ata që
edhe pas lufteës do mendonin të shpreheshin lirishtë. Këtë do e vërtetoi
mjerishtë edhe vrasja e gazetarit tjetër me emër të njohur Bardhyl Ajeti.
Terroristët islamik e xhihadist vranë lirinë e fjalës në Parisë, ngase ata
vrajnë të gjithë të cilët shprehen lirshëm ndaj dukurive negative ku edhe
mundet të preken qështje religjioze islamike, ata janë kriminela ngase në emër
të religjionit e “ Allahut” të tyre vrasin dhe terrorizojnë botën, por edhe me
rastin e vrasjës së E. Malokut ishin teroristetet dhe kriminela ata që e vranë
lirinë e Kosovës, vranë fjalën e lirë e cila edhe sot e kësaj dite është e
rrezikuar në Kosovë në veqanti, e në troje shqiptare në pergjithësi. Ne
shqiptarët shumica u solidarizuam me viktimat e revistës Charlie Hebdo, me
redaktorin Stephane Charbonnier dhe satiristët e njohur Georges Wolinski, Jean
Cabut dhe Bernard Verlhac, dhe me këtë treguam se jemi të atrubuar për lirinë e
shprehjës së lire. Po mjerishtë më duhet të them se ne shumica e gazetarëve,
publicistëve, mediave të shkruara dhe vizuele ende sot e kësaj dite nuk u
solidarizuam me Z. Enver Maloku, apo thënë më shul shqip, ende nuk ia dhamë
vendin e merituar në histori, dhe kjo po na hakmerrët edhe sot ngase shumë
gazetare e media janë ende të kapura nga grupe mafioze e kriminale, që ndoshta
dikur ishin edhe pjesë e krimeve ndaj gazetarëve të mirëfilltë si Z. Maloku e
Z. Ajeti, tani më të ndjerë. Nëse ne ende këtë se kemi bërë, bile e ka bërë për
së gjalli Presidenti i Kosovës Z. Ibrahim Rugova duke kujtuar përvjetörët e
rastit Maloku. Besoje dhe do të mbetemi konsekuent që sidomos LDK ja këtë
tradite ta vazhdoi edhe pse këtë do duhej bërë edhe mediat dhe gjitha institucionet
e mira, por jo ato kriminale…
Presidenti
Ibrahim Rugova, duke folur në këtë ditë të shënuar, tha në fillim:
"Gjendemi sot këtu në këtë lagje të kryeqytetit në Kodrën e Diellit për një moment të rëndësishëm, për zbulimin e monumentit kushtuar gazetarit të madh të Kosovës dhe të botës shqiptare, Enver Malokut".
Më tej Presidenti Rugova vlerësoi se zbulimi i këtij monumenti simbolik që do të quhet "Monument i Enver Malokut" ka rëndësi të madhe për gazetarinë e Kosovës dhe për gjithë Kosovën.
"Duke zbuluar këtë monument e kujtojmë figurën dhe veprën e madhe publicistike të Enver Malokut. Ai më shumë se 10 vjet ditën e natën lëshoi dhe afirmoi në botë mesazhin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci, dhe ky mesazh i tij ndihet edhe sot", nënvizoi Dr.Rugova.
Ndërkaq, më pas tha se së shpejti vepra e Enver Malokut dhe monumenti i tij do të zbukurohet me njohjen e pavarësis së Kosvës.
"Sot
mund të themi, Enver Maloku i çmuar, se së shpejti vepra jote dhe ky monument
do të zbukurohet me njohjen e pavarësis së vendit tonë. Monumenti që po
zbulojmë sot e shton krenarinë tonë për Enver Malokun dhe e thellon bindjen se
Kosova nuk i harron bijtë e vet, se Kosova i madhëron bijtë e vet.
Duke folur për simbolikën e monumentit, Presidenti Rugova, tha se ai "mishëron dhe figuron simbolikën e madhe kosovare, shqiptare, pra simbolin - plisin e bardhë mijëvjeçar dhe Kosovën si flakadan i lirisë dhe i pavarësisë që e kishim me mendje dhe në zemër dhe që e le pas me veprën tënde".
Pasi
falenderoi Kuvendin e Komunës së Prishtinës për këtë "monument të bukur e
madhështor", Presidenti Rugova:
"Kam kënaqësinë që të shpall zyrtarisht zbulimin e monumentit kushtuar gazetarit trim e të mençur, Enver Malokut, mikut dhe bashkëpunëtorit tim në agjencinë shtetërore të lajmeve, Qendra për Informim e Kosovës - QIK dhe në kabinetin tim të Presidentit të Republikës së Kosovës" dhe e përfundoi me fjalët:
"Me fat monumenti Enver Maloku! Zoti e bekoftë këtë monument kushtuar Enver Malokut! Zoti e bekoftë Kosovën"!
Kohët ecin, shqiptarët duan më shumë mirëqnje dhe liri, mës humë zhvillim dhe demokraci, pro shqiptarët që duan këto ecje duan edhe zbradhjën e krimeve, zbardhjën dhe denimin e atyne që vranë çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Une me këtë shkrim shprehu ngushllime edhe sot Familjës së çmuar të Enver Malokut. Lavdi Enver Maloku!