Faleminderit
Xhafer Leci: Ibrahim Rugova, një Lis i madh
E merkure, 21.01.2015, 08:59 PM
Ibrahim Rugova, një Lis i madh në
mes një mali të vogël
Në shenjë mirënjohje, përkujtojmë 9 vjetorin e vdekjes së dr.I.Rugova
Dr. Ibrahim Rugova (2 dhjetor 1944 – 21 janar 2006)
Nga Xhafer Leci
IBRAHIM
RUGOVA, NJË LIS I MADH NË MES NJË MALI TË VOGËL, I CILI U PËRBALLOI PA U
LUHATUR TË GJITHA STUHIVE NGADO QË
Askush nga armiqët e jashtëm dhe të brendshëm nuk mundi ta venë në mes kulle dhe çekani, presidentin Ibrahim Rugova, vigan, diplomat dhe politikan largpamës.
Kur në vitet 1989/90/91 dr. Rugova u ipte intervista gazetarëve dhe agjencive të ndryshme të botës për krimet që bëheshin ndaj shqiptarëve të Kosovës, shumë sish që sot krekosen apo më mirë të them krrokasin, ishin futur në “birë të minit” dhe s’u dëgjohej zëri për së gjalli madje edhe Rrahman Morina në një rast më 1990 e pati „hëngër“ kur pati thënë se kishin gabuar që nuk e kishin burgosur dr. Rugovën.Të gjitha gënjeshtrat dhe shpifjet që bëhen populli i din dhe mos harroni se gjyqi i popullit është shumë i rëndë dhe askush heret a vonë nuk mund t’i shpëtojë. Të prirë nga dr. Rugova shqiptarëve nuk u ndodhi ashtu sikur na ka ndodhur që nga Kongresi i Berlinit më 1878 e këndej, kur shqiptarët dilnin në grupe dhe programe, platforma e kërkesa të ndryshme sa që as diplomatët europinë nuk i binin në fije se çka kërkonin dhe çka donin shqiptarët, gjë që shkaktonte huti të të huajt, prandaj edhe kërkesat nuk mirreshin seriozisht. Pra, për çështje madhore, për formimin e shtetit nuk mund të bisedohej me grupe minore, as me njerëz që me shpesh i ndërrojnë bindjet politike se sa rrobat e trupit.
Pra, për
ate duhej krijuar istitucionet shtetërore, kuvendin, qeverinë, të zgjidhej
presidenti, në rastin e Kosovës dr. Ibrahim Rugova, i cili edhe e kishte legjimitetin të fliste në emër të
popullit. Në mungesë të organizimit të mirëfillt shtetëror në vitet e
sipërpermendura kërkesat për pavarësinë e Shqipërisë e humbnin kuptimin. Kështu
gati ndodhi kah mesi i viteve 90-ta edhe me Kosovën, por falë vigjilencës së
dr. Rugovës, dr.Fehmi Aganit, dr. Mark Krasniqit etj. punët rrodhën drejt. Kur
vinin delegacoine të huaja për bisedime në Prishtinë, pasi e takonin
presidentin Rugova, dikush u thoshhte atyre se nuk ka biseda të plota me
shqiptarët nëse nuk e keni takuar Qosjen dhe Demaçin, për të cilët populli e
dinte se kënd përfaqësonin ata. Dr. Rugova me shokë diti të kërkojë dhe mbrojë
interesat kombëtare. Më në fund diplomatët e huaj kuptuan se më të vërtetë në
Kosovë ka një lider të sinqertë, i zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli
me të cilin patjetër duhet bisduar. Disa që thonë se Rugova i ka mësuar
përmendësh disa fjalë, të cilat i përsëriste gjithmonë. Ata nuk marrin vesh
asgjë në politikë, sepse nuk mund të bësh politikë
duke i ndërruar fjalët dhe
kërkesat çdo ditë në stilin dje kërkon diellin dhe sot kërkon të bie shi. Ata
që ndërrojnë dhe manipulojnë me opsionet dhe kërkesat politike të 2 milionë
shqiptarëve të Kosovës për pavarësi nuk kanë vend në politikë dhe as në
diplomaci. Edhe ata që thonë se Rugova ishte mendjemadh, se nuk dilte të
bisedojë me popull, as kjo shpifje s´është e vërtetë. Aty ku ka patur siguri ai
ka shkuar. Dr. Rugova përherë kur ka ardhur në diasporë si në Gjermani, Zvicër,
Belgjikë, Amerikë është takuar me bashkatdhetarët dhe ka biseduar plotësisht i
lirë me ta, sikur edhe vetë të ishte mërgimtar e jo president i mbi dy milionë
shqiptarëve.
DHEMBJE DHE KRENARI PËR SIMBOLIN E LIRISË DHE TË PAVARËSISË
EDHE MËRGIMTARËT TANË BËNË HOMAZHE PARA VARRIT TË PRESIDENTIT DR. I.RUGOVA