E shtune, 27.04.2024, 01:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Kastrati: Një “Marsh i bardhë”, edhe në Prishtinë?

E hene, 19.01.2015, 08:14 PM


Një “Marsh i bardhë”,  edhe në Prishtinë?

Ai që ik nga vetëvetja, nuk meriton të shpëtohet. (proverb hebraik)

Nga Zejdush Kastrati

Kosovës tonë, më shumë se askujt tjetër në rajon,  i nevoitet një marsh protestues, i cili,  kuptohet,  nuk mundet,  kurrësesi,  të ketë masovitetin dhe organizimin,   sic e bëri Qeveria dhe  shteti I Francës,  më 11 janar,  në shenje slidariteti,  për 17 viktimat”Charlie Hobdo”, por një marsh,  më modest,  dhe gjithëpopullorë,  pa ngjyrime e anime  politike, është momenti i fundit, domosdo,  të organizohet,  por,  gjithësesi,  paraparakisht,  të përgatitet mire,  e pastaj,  edhe,  të menagjohet,  me sukses.

Kërkesa e pare,  dhe ndoshta,  kryesore,  duhet të jetë,  patjetër,  mbështetja pakompromis e shtetit të Kosovës, sepse  dihet, se ne,  shtet tjetër nuk kemi, por,  jo kështu,  sic është duke funksionuar,  me shumë qalime e devijime,  apo,  siq po trumbetojnë  disa  nga ata që po e vjelin e qeverisin, por,  patjetër, një shtet,  me funksionim  të plotë të  ligjeve dhe  dispozitave të një shteti modern e demokratikë,  me të cilat,  edhe  identifikohet,  një shtet funksional,  e që më së tepërmi,  tash për tash,  kemi nevojë dhe dëshirë, edhe ne kosovarët,  ta kemi.

Për të zbërthyer më konkretisht, ne kosovarët, kemi nevojë si  organizmi i njeriut,  që ka nevojë për “bukë ,  krypë e ujë”, që urgjentisht, përmes një proteste dinjitoze,  të kërkojmë,  që Intitucionet tona relevante, përkatësisht Parlamenti Kosovës, urgjentisht,  të filloj,  proceduren për ndryshimet në Kushtetutën aktuale,  e cila në masë të madhe cenon subjektivitetin dhe integritetin e vendit,  e  që sic dihet,  është pjellë e Pakos së Ahtisarit,  e që na lejon edhe  elementi kohor,  që ka kaluar,  nga koha,  edhe  kur,  është aprovuar,  kjo pako.

“Marshi i bardhë”,  i nevoitet domosdo edhe Prishtinës,  sepse,  përmes këtij  defilimi, do të kërkonim,   që ekzodi i kosovarëve,  si dukuri shumë shqetsuese, sidomos,  kohëve të fundit,  do të mund të minimizohej , sikur,  pikërisht,  faktori ndërkombëtar,  të ishte korekt dhe respektativ,  karshi  neve,  dhe,  edhe ne kosovarëve,  të na mundësonte  liberalizmin e vizave,  e qe realisht,  krahasuar me disa shtete tjera  në rajon,  pa mëdyshje,  kosovarët janë më të përgatitur në cdo aspekt,  dhe  e meritojnë,  një të drejt për qarkullim , pa  këto kufizime banale,  që na kanë karantinizu ,  e që,  kurrësesi, nuk e meritojmë.

Kërkesë tjetër,  imediate,  e këtij marshi,  duhet të jetë,  që të kërkohet që konkretisht e me argumente,  të luftohet korupcioni dhe krimi i organizuar, si e keqja më e  madhe  që po i kanoset vendit tone , dhe ate,   jo me deklarata, por me veprime konkrete, meqe për këtë flasin fakte e dëshmi,  duke bërë evidentimin dhe  hulumtimin e  pasurisë marramandëse të disa krerëve të Institucioneve tona , të cilët  vetëm falë hajnisë dhe pasurisë që kanë krijuar, por edhe vijës koruptive me klane e grupacione të caktuara,  po kanë fuqi  për të qenë të paprekshëm edhe para atyre që duhet ti hetojnë, por edhe  para prokurorëve e gjykatësve të pafuqishëm e  të koruptuar!

Pra, patjetër,  përmes këtij marshi,  duhet  treguar  qart e haptas,  se ne jemi  dhe  mbetemi,  të pakompromis,  që të mbështesim,  Policinë  e Kosovës, Intelegjencën,  Prokurorinë e Gjyqësorin, …por jo kështu sic janë duke vepruar,  dhe duke u udhëheqë,  edhe  nga persona që vet,  janë të dyshuar për tu hetuar, andaj kërkesa për të pastruar radhët nga këta njerëz duhet  konkretizuar dhe fuqizuar,  duke mos kursyer  askend.

Kosovës,  si kurr më parë,  i nevotet,  një lidership i kalibrit  të Kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama,  i cili shëndriti edhe në  marshin e Parisit, dhe i cili,  me mund e sakrifica,  përkundër problemeve e  sfidave me të cilat po ballafaqohet për cdo ditë,  në Shqipëri,  po mundohet të vendos rend e rregull të pa kompromis, dhe edhe  rezultatet dhe pritjet,  janë shumë krajuese dhe po refelektojnë jo vetëm në Shqipëri, por edhe tek partneret ndërkombëtar, andaj edhe ne kosovarët,  duhet të kërkojmë,  të kemi liderë me ideal të lartë,  dhe me veprime konkrete,  e jo vetëm,   me deklarata dhe premtime  boshe , të cilat posa po dalin nga goja e tyre, menjiherë,  po i merr era!

Kosovës i duhet një marsh protestues,  edhe,  që domosdo,  të kërkojmë,  që një herë e përgjithmonë,  të depolitizojmë Universitetin dhe arsimin në përgjithësi , të vendosim rend e rregull, dhe jo,  që të lejojmë,  që komandantë e komandanta, kinse në emër të luftës,  të vendosin për fatin e të regjistruarve,  të diplomuarve,  e pastaj edhe të punësuarve në këtë Universitet , i cili, me cdo mjet dhe pa kursuer asgjë,  duhet të ruhet,  si sytë e ballit, sepse simbolizon  me së shumti shtetësinë e një vendi.

Kosovës i duhet një marsh protestues,  edhe për të kërkuar që vendi dhe shteti ynë të funksionoj dhe veproj  vërtet si shtet,  e të mos lejoj që  edhe nga Veriu edhe nga Lindja, por edhe  vendkalimet tjera ,  në kët vend të mos  futet,  kur të doj dhe kush të doj,  dhe ate,  të shumtën e rastve,  edhe duke na poshtëruar e fyer edhe si shtet,  edhe   kombëtarisht,  moralisht,  e intelektualisht…?!

Na duhet një marsh protestues,  gjithësesi, për të kërkuar,  që bile,  nëse deri më tash,  nuk kemi mundur të ndalojmë  se cka po thonë liderët sërb nga Sërbia kur po vizitojnë Kosovën , kët  gjithësesi, tia ndalojmë atyre sërbëve që janë ulur në Institucionet e Kosovës , ku edhe marrin paga e benefite,  që nuk i gjejnë në asnjë shtet të botës, që të mos na fyejnë e poshtërojnë me deklarata ofenduese, të cilave fatkeqësisht,  liderët tanë,  u përgjigjen,  sikur të ishin liderë pa kurrfarë përgjegjësie,  ideali e morali!

Na duhet një marsh protestues,  për të kërkuar hetime dhe transparence e përgjegjësi për mjetet e trustit e të Privatizmit, mjete me të cilat,  do të mund të ndihmohej punësimi dhe rivitalizimi  ekonomik dhe zbutja e papunësisë,  dhe kuptohet,   jo,  që udhëheqësit e këtyre Institucioneve,  të merrin vetëm para mujore,  sa  paga shtatevjeqare e nje pensionisti!

Na duhet një “Marshi bardhë”, për të kërkuar sepse më së tepërmi na takon,  që njeherë e përgjithmon shëndetësia kosovare të lirohet nga matrapazët,  , uzurpatorët, kasapët dhe gjakëpirësit e shumtë,  të cilët në emër të ofrimit shëndetsësor, po na ofrojnë  plaqkë, tmerr e dhunë, aprofesionalizëm dhe vdekje të parakohshme!

Na duhet një marsh protestues për të thenë se është  koha e fundit,  që edhe  mediet, qofshin ato elektronike apo të shkruara e portalet,  të luajn rolin e  vet dominant,  në ndërtimin e shtetit të Kosovës,  e që është,  informimi dhe krijimi i opinionit, në mënyrë të drejt e korekte, meqë fenomeni i korupcionit, dezinformimit dhe deballansimit të ngjarjeve e temave ,  në këtë sferë,  është në nivelin që nuk ka qenë,  asnjëherë deri më tash !

Ne,  kosovarët , në një marsh eventual protestues, në Prishtinë , do të kishim edhe shumë kërkesa tjera që do të ishin shumë reale dhe legjitime, por , është edhe një problem tjetër,  që neve  shqiptarëve,  si kolektivitet,  na mungon dhe  gjithnjë  na ka kushtuar më së shumti në momenetet kur është dashur të vendoset për fatin tone.  Kush,   apo cili person, grupacion apo individ,  nga shoqëria civile apo ndonjë organizim tjetër  në Kosovë,  tash për tash,   ka njjë bagazh dhe autoritet,  që të udhëheq  me sukses, një marsh të kalibrit të tillë,  është një pikëpytje e madhe, të cilës,  vështirë,  është për ti dhënë përgjegjie konkrete.

Fatkeqësisht, në Kosovë,  njerëz të tillë,  ka kohë,  që janë  djegur,  kaherë,  dhe ate kryesisht,  nga lakmia për pushtet, e që pastaj,  ka rezultuar,  me pasurinë,  që vështirë,  i dihet shifra!

Pra, pranvera “e nxehte” me siguri,   pritet te ndodh në Kosovë,  dhe ate me skenarë,    nga lidere dhe hipokritë të politikës aktuale,  të cilët për të ardhur në pushtet, janë në gjendje   edhe një here me djeg kët vend, por “marshi I bardhë” që  përqon dhe simbolizon pozitivitet të përgjithshëm,  vështirë se mund  të ndodh  në Prishinën dhe Kosovën  tonë,  që e duam,  vetëm deklarativisht.

Pra, këta jemi ne !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora