Shtesë » Lajme
Bosnje: Islamisiti ekstremist qëllon mbi imamin
E hene, 05.01.2015, 04:02 PM
Qëllohet 7 herë imami nga Bosnja që bënte thirrje të mos shkohet në luftën e Sirisë
Imami nga Bosnja, Selvedin Beganovic, është goditur shtatë herë në gjoks nga islamistët eksremistë, për shkak të predikimit të islamit paqësor në ligjëratat e tij.
Një
person me mjekërr të gjatë futet brenda oborrit të xhamisë dhe godet imamin
Beganovic shtatë herë në gjoks, duke bërtitur: "Tani unë do të të masakroj
ty". E godet shtatë herë dhe ikën nga vendi i ngjarjes. Kështu
Beganovic është i njohur për thirrjet e tij paqësore.
Ai thotë se "lufta në Siri nuk duhet të jetë lufta jonë".
"Kjo nuk është lufta jonë", thotë imami.
"Xhihadi jonë është ta luftojmë papunësinë në Bosnjë", kishte deklaruar Beganovic në një intervistë për Associated Press.
Të paktën 150 persona nga Bosnja deri tani u janë bashkuar militantëve islamistë në Siri dhe Irak.