E premte, 29.03.2024, 01:31 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Myslimanët shqiptarë në Zvicër: Revolucioni islamik

E enjte, 04.12.2014, 06:55 PM


VIDEO | OJQ’ja në Zvicër e lidhur me Shefqet Krasniqin bën thirrje për revolucion me flamurin e ISIS’it

Këshilli Qendror Islamik i Zvicrës (CCIS) që sipas medieve zvicerriane me të ishte i lidhur edhe Shefqet Krasniqi, ka tronditur sërish Zvicrrën.

Kjo OJQ ka prodhuar një klip si shejë proteste nga ajo që ata e quaj ‘islamofobi”, por në të përdorën flamuj të ngjashëm më atë të Shteti Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS).

Për më shumë, në video thuhet se ky është një revolucion islamik.

"Ka qenë një kohë kur diskriminimi ynë ndodhte dhe shpresa jonë ishte vetëm një farë e fryrë nga era. E dobët. E ekspozuar në përbuzje, dhimbje dhe tortura. Në mënyrë që të mbijetojnë, ne i kemi lënë shtëpitë tona, të kërcënuar me zhdukje. Tani ne nuk jemi të vetëm një pemë, por një pyll i tërë të bëhemi. Të fortë. Të pathyeshme. Fillimi i një revolucioni islamik që do të ndryshojë botën. ", thuhet në këtë video.

Emrat e prodhuesve të kësaj video duket të jenë shqiptarë.

Mediat zvicerriane e kanë raportuar me shqetësim këtë akt të CCIS’së, derisa kanë ngritur edhe pyetjet se a është kjo një propagandë e ISIS’it në zemër të Zvicrrës? Por, përfaqësuesit e kësaj OJQ’je thonë se është thjesht një film, sikurse filmat e “Holliwoodit”.

Shefqet Krasniqi është imami i xhamisë kryesore të Prishtinës dhe ligjërues në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK). Ai qe arrestuar dhe mbajtur në burg nën dyshimin për nxitje të urrejtjes e shpërlarje të parave.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora