Shtesë » Lajme
Shteti Islamik, bëhet i modës mes të rinjve turq
E merkure, 29.10.2014, 08:04 PM
Grupi xhihadist fiton ithtarë në Universitetin e Stambollit dhe nëpër provincat rurale.
Autoritetet përndjekin më tepër militantët e majtë sesa islamistët.
“Në klasë terrori ndihet në ajër. Disa prindër nga provincat e largëta, u kanë kërkuar bijve të tyre që të kthehen në shtëpi”. Pasoja këto, sipas studentit të letërsisë Mustafa Hasan Gynesh, të një vale sulmesh të hordhive të të ekzaltuarve, ndaj kampusit të Universitetit të Stambollit.
Këto sulme, sadoqë të zakonshëm përgjatë dekadave të fundit, tanimë janë intensifikuar dhe kanë nisur të kryhen nën flamurin e zi të kalifatit, simbologjia e të cilit, po i pajis me një identitet të caktuar devijant, përherë e më shumë të rinj turq, ithtarë dhe ndjekës të rrymave fondamentaliste.
Gynesh dhe kolegët e tij, militantë të majtë, patën ngritur në fillim të këtij simestri, një tavolinë informative në kampus, për të denoncuar rrethimin nga ana e ISIS-it, të qytetit kurd të Kobanes. “Përgjatë dy javëve” vandalët, me shkopinj në duar, duke bërtitur parrulla ekstremiste dhe duke treguar me gisht drejt qiellit, një gjest ky i bërë tepër popullor nga kalifatistët, e patën shkatërruar tendën e studentëve disa herë. Disa prej tyre vinin nga jashtë universitetit, “por në universitetin tonë ka banda pro ISIS-it”, na pohon me bindje i riu.
Armiqësia midis dy grupimeve pati arritur kulmin 13 tetorin e shkuar. “Në hyrje të kampusit ndërsa ne të majtët qemë të gjithë bashkë, u sulmuam nga ithtarët e ISIS-it. Policia ndërhyri, duke përfituar nga konfuzioni, dhe nisi të na ndjekë secilin klasë për klasë”. Në orët e mëtejshme policia ndaloi nëntë nga agresorët dhe tridhjetë nga të sulmuarit. Të parët i liruan menjëherë pa asnjë akuzë. Ndërsa pesëmbëdhjetë nga pala e lënduar, na shpjegon avokatja e tyre Ajxhan Kaja, përballen me hetime dhe gjyq, për shkak të shkeljes së ligjit për manifestimet publike.
Ngjarjet e Universitetit të Stambollit nxjerrin në pah standartin e dyfishtë me të cilin qeveria turke trajton dy fenomene politike që janë në përplasje konstante me njëri-tjetrin. “Megjithëse nëpër video të ndryshme dallohet qartësisht se kush sulmon dhe kush jo, sipas autoriteteve shtetërore, gjithë faji bie mbi militantët e majtë”, thekson avokatja Kaja. Fondamentalistët, dikush ndër të cilët, pati ndërhyrë edhe më sëpatë në dorë në kampus, nuk frikësohen aspak ndërkaq. Në një komunikatë të publikuar në internet, ata marrin përsipër aksionin e tyre: “Nëse ndokush duhet të japi llogari, nuk bëhet fjalë për ata që bëjnë luftë të shenjtë”.
Fondamentalistët
gjithashtu nuk duket se kanë arsye përse t’i druhen administratës universitare,
duke gjykuar nga zhvillimet e fundit. Në Universitetin Politeknik të Lindjes së
Mesme (ODTU) në
Ata që
mbështesin kalifatin, nuk kursehen, në momentin kur bëjnë thirrje të hapura për
luftën e shenjtë në Siri, në rrugët e Stambollit, bashkë me organizata si
“Imkan Der” dhe “Özgür Der”, që paraqiten si OJF në shërbim të të varfërve.
Menjëherë pas fundit të faljeve të së premtes, dhjetëra pjesëtarë të këtyre
organizatave, bashkohen në xhaminë Fatih, njëra nga më madhështoret e
Stambollit, për të kritikuar bombardimet e koalicionit anti-kalifat. “
“Amerika po e përdor kalifatin, si shkak për të sulmuar tërë rezistencën, si për shembull Frontin Nusra dhe Ahrar al Sham”, kritikon Hamzai për gazetën tonë, duke përmendur dy filialet e Al Kaedës në Siri, motrat ideologjike të ISIS-it. Megjithëse duke u përpjekur të shmangë apologjinë e kalifatit, ata gjithësesi nuk arrijnë dot që t’i fshehin simpatitë e tyre. “Ne mbështesim rezistencën fondamentaliste. Kjo gjë nuk duhet nënkuptuar si një mbështetje për kalifatin, por për të shtypurit”, përpiqet të dredhojë shpjegimin Murat Özer, presidenti i Imkan Der.
Aymenn Jawad al Tamimi, një nga hulumtuesit më me reputacion të fenomenit kalifatist, beson se propaganda e fondamentalistëve, e përhapur me shpejtësi skëterrë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet internetit, ka qenë çelësi për ta bërë të modës kauzën e tyre. “Ambicia për një kalifat global, bashkë me synimin për t’ia ringjallur atij lavdinë e dikurshme, tërheq të rinj naivë perëndimorë me origjinë myslimane dhe të tjerë nga Turqia, në të njëjtën mënyrë”, sqaron ai.
Kalifati ofron një rrugëdalje në një moment krize totale për shumëkënd. Ky fenomen gjeneron një ndjesi të fuqishme pushteti po ashtu. Ata që i bashkohen rradhëve të kalifatit, shpesh ndihen një shkallë më lart nga pjesa tjetër e shoqërisë. Sipas detajeve që jep për EL MUNDO-n një funksionare e lartë turke e Sigurisë, që kërkon të mbetet anonime, “profili standart i luftëtarit apo mbështetësit turk të kalifatit, është ai i të riut pa shkollë, punë apo katandi. Mes tyre ka vetëm një syresh që ka një diplomë universitare”. Ajo shton se ka 400 deri në 500 turq në rradhët e kalifatit, disa prej të cilëve janë ngjitur në rangjet më të larta.
Edhe nëse nuk militojnë direkt, grupet pro-kalifat mund ta ushqejnë pasionin e tyre, duke blerë kujtimet e luftëtarit fondamentalist çeçen Ibn Jatab në librarinë “Libra Globalë”, që ndodhet katër hapa nga xhamia Fatih. Ose sidoqoftë mund të gjejnë e porosisin në internet gota e varëse çelësash me simbolin e kalifatit, që mund ta ngjisin gjithashtu edhe në makinat e tyre. Asnjëri nga të dy këto biznese nuk shkon fare keq. Siç theksojnë disa analistë, kalifati është tashmë më “cool”, “ashtu siç muzika Punk ishte në vitet 70-ë”.
Artikulli i gazetarit Lluís Miquel Hurtado, i datës 25 tetor 2014, i botuar në gazetën El Mundo, është zgjedhur e përkthyer nga spanjishtja nga Elvi Sidheri.