E marte, 18.06.2024, 02:15 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Shefqet Dibrani: Aktivistët e LDK-së kundër...

E enjte, 30.10.2014, 08:28 PM


AKTIVISTËT E LDK-SË KUNDËR KOALICIONEVE JOPARIMORE

Nga Shefqet Dibrani

Solothurn, 25 tetor 2014. Në praninë e përfaqësuesve të rreth 15 Nëndegëve të LDK-së në Zvicër dhe të më pak se gjysmës së anëtarëve të kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, si dhe kryesisë së Forumit të Gruas të Degës së LDK-së në Zvicër, në ambientet e televizionit Syri Blu në Solothurn, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Zgjëruar, e cila i zhvilloi punimetkryesisht  në një atmosferë tensionesh dhe përpjekjesh për imponim dhe diktat nga pjesa e kryesisë ekzekutive, të cilët u përpoqën që me këmbëngulje për t’a ngulfatnin çdo zë e qëndrim kritik e mospajtues me rrjedhat e fundit në politikbërjen e kreut të LDK-së në Kosovë.

Mbledhja e Kryesisë së Zgjeruar, (ngjashëm me Këshillin e Përgjithshëm në Kosovë), nën udhëheqjen e Haki Latifit - kryetar, Arif Baftiut - nënkryetar si dhe të Ismet Krasniqit - sekretar, i nisi punimet diku rreth orës 19:30 me raportin e punës të cilin e lexoi kryetari i Degës z. Haki Latifi, raport ky i cili me pak sugjerime u miratua nga përfaqësuesit e Nëndegëve që ishin të pranishëm.

Një pjesë të raportin financiar, të përgatitur nga arkatari Fadil Dalloshi, e lexoi nënkryetari Arif Baftiu, kurse pjesën tjetër Martin Krasniqi, raport ky që qiti në pah mjaft të meta e po ashtu dëshmoi edhe për neglizhencën dhe mospunën e kryesisë (ekzekutive?), e cila, si me tallje, fajin e hudhte tek nëndegët se kinse ato nuk po inkasojnë mjete të bollshme për të zhvilluar një aktivitet më të mirë.

Pas shumë debateve raportuan edhe përfaqsuesit e nëndegëve, me ç’rast doli se, duke përjashtuar një numër simbolik, gjendja në terren nuk ishte e knaqëshme.

Por, rrjedha e kësaj mbledhjeje filloi të merrte të mbrapshtën që në fillim, pra nga momenti kur të pranishmit nuk u pajtuan me propozimin e kryesisë ekzekutive për të futur në rend dite pikën: “Përgaditje për zgjedhjet e ardhshme në Degën dhe nëndegët e LDK-së në Zvicër”, për që ç’gjë konsideruan se është jasht rregullave dhe standardeve demokratike të LDK-së dhe se, pas shumë debateve kundërshtuese, u vendos që me çështjen e rregullores dhe punëve teknike të merrej kryesia e Degës.

Në këtë pikë, përfaqësuesit e nëndegëve, nuk ngurruan për të dhënë kritika të argumentuara ndaj kryesisë, e veçmas kryesisë ekzekutive të Degës së LDK-së në Zvicër, e cila, sipas tyre nuk është në nivelin e duhur, ndërkaq, kryeisa ekzekutive, siç thuhej nga të pranishmit, e ka humbur kredibilitetin përfaqësues, veçmas pas rreshtimeve krye më vete, që po bëjnë me individët dhe grupin e interesit në Kosovë, të cilët i sollën humbje dhe po i sjellin dëme të vazhdueshme LDK-së dhe proceseve të gjithmbarëshme në Kosovë.

- Se LDK-ja është kapur e ngulfatur nga njerëz të cilët s’kan gjë të përbashkët as me program e as me parime elementare statutore të LDK-së, s’ka dyshim, por këto klane shohin vetem interesin e tyre pa e qa kokën as për anëtarësi, as për popull e as për shtet. Në anën tjetër u pa qartazi se të rreshtuerit pas kësaj fatkeqësie, bënë përpjekje për të mos lejuar as ma të voglën kritikë, ndaj kryesorit të këtij degradimi të LDK-së siç është kryetari Isa Mustafa. Kjo tendencë tashmë po shihet ashiqare edhe nga një pjesë e kryesisë ekzekutive në Degën e LDK-së në Zvicër, por edhe më shqetësues është fakti se klani rreth kryetarit Mustafa, (dhe disa zëra të vetmuar edhe në Zvicër), po përpiqen që humbjen dhe degradimin të na i paraqesin si fitore dhe sukses(!)…

Ky ishte qëndrimi përgjithësues i shumicës absolute të të pranishmëve, me përjashtim të katër anëtarëve të kryesisë së Degës – të instaluar në postet ekzekutive të kryesisë dhe të dy - tre të tjerëve nga të pranishmit.

Pothuajse të gjithë pëfaqësuesit e nëndegëve shprehën mospajtimin e tyre me gjendjen reale në kryesinë qendrore të LDK-së në Prishtinë.

Si edhe më parë, nga veprimtarë dhe themelues të LDK-së në Zvicër, u shpreh edhe një herë mospajtimi dhe kundërshtimi për moszbatimin e institucionit të përgjegjësisë lidhur me humbjet e njëpasnjëshme të LDK-së në kryeqytet dhe në nivel Kosove, si dhe për veprimet e papërgjegjshme dhe imorale në futjen e kreut të LDK-së në koalicione joparimore që kanë për qëllim uzurpimin dhe zgjatjen e agonisë institucionale në Kosovë.

Takimi nuk pati rrjedhë të dëshiruar e as përfundim të mirë edhe për shkakun se kryesia ekzekutive, duke polemizuar pa rend e pa kritere me pothuajse secilin folës, duke e keqpërdorur mikrofonin tashmë të uzurpuar nga tre personat udhëheqës, duke shfaqur mosdurim e duke lëshuar britma dhe tone fyese ndaj folësve, e përshkallëzuan gjendjen në atë masë sa që provokuan të pranishmit, të cilët në shenjë revolte, përfundimin e mbledhjes e lëshuan para kohe dhe pa ndonjë përfundim konkret.

St. Gallen, 27 tetor 2014.

(Autori është anëtarë i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër)



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora