Shtesë » Lajme
Kërcënuesi i Alma Lamës dënohet me një vit burg
E hene, 19.01.2015, 07:58 PM
Deputetja e LDK-së, Alma Lama ka treguar se është dënuar me një vit burg personi i cili e kishte kërcënuar kohë më parë.
Lama thotë se pas denoncimit të saj në Polici në lidhje me kërcënimet që ka marrë nga Erion Dreshaj, Gjykata e ka marrë me seriozitet rastin duke e dënuar këtë person me një vit burg, dënim me kusht.
Ja njoftimi i Alma Lamës:
Ju kujtohet para ca kohesh nje kercenim me jete qe pata marre, nje nga kercenimet e shumta ne fakt, te cilin e kam denoncuar ne polici. Desha t'iu njoftoj se sot mora vendimin nga gjykata e cila e kishte denuar me nje vit burg, denim me kusht. E falenderoj gjykaten per trajtimin me seriozitet te ceshtjes, nderkohe qe disa raste te tjera kercenimesh shume te renda ndaj meje po presin ende ne prokurori.
Gjithsesi une do t'i ndjek deri ne fund, e ata qe kercenojne nese kane llogari te shkojne ne burg, le ta bejne prape.
Me poshte po publikoj aktgjykimin.