Shtesë » Lajme
Bekim Toçani: Turneu përkujtimor “Xhevat Jusufi”
E merkure, 14.01.2015, 08:04 PM
Në Velbert të Gjermanisë u organizua turne në futboll
Për herë të dytë u mbajt Turneu përkujtimor “Xhevat Jusufi”
Nga Bekim Toçani
Vëllai i dëshmorit të Kosovës Xhevat Jusufi, Fadili tha se turneu është nder për Familjen dhe veçantë për frymën dhe shpirtin e Xhevatit. “Organizatori, z. Islami por edhe të gjithë pjesëmarrësit po na nderojnë dhe po na e shuajnë mallin për vëllanë. Unë i falënderoj nga zemra të gjithë”, tha Fadil Jusufi.
Në
Velbert, të Gjermanisë sot u mbajt Turneu i dytë Përkujtimor në futboll të
vogël i cili mbanë emrin e heorit XHEVAT JUSUFI. Në këtë turne sportiv morën
pjesë ekipe nga qytete të Landit Nordreihnwestfalen (
Kryetari
i Shoqatës të miqësisë Velber-Podujevë z. Rrahman Islami duke hapur turneun tha
se nëse në nisje ishte Fjala, atëherë edhe shpirti i heroit nga Kosova Xhevat
Jusufi, sidomos prezenca e ekipeve të futbollit dhe e sportdashësve nga shumë
vende të botës, e thotë një të vërtetë. Atë që sporti dhe futbolli lidhë e
bashkon kombe e njerëz, profesione, besime dhe kultura. “Nuk ka frymë më
njerëzore e më falënderuese për Gjermaninë, se rrespekti për këtë vend, për
këtë popull mik që ka hapur shpirtin dhe zemrën për të gjithë njerëzit e për të
gjitha besimet! Kjo frymë dhe ky shpirt, në të vërtetë është fryma dhe shpirti
i Xhevat Jusufit. I asaj Lirie për të cilën AI dha më të shtrenjtën, jetën!”,
tha Islami Ai tha se turneun po e nisin me solidarizimin e Marshit në
Ndërsa miku i madh i Kosovës z. Fylling falënderoi pjesëmarrësit e shumtë dhe z. Rrahman Islami për turneun përkujtimor. “Jam i lumtur që për herë të dytë në qytetin tonë po mbahet ky evninement sporti që mbanë emrin e një heroi të Kosovës dhe dua të falënderojë z. Islami që me përkushtim po e shndërron në traditë këtë garë futbolli”, tha Frylig. Ndërkaq Ivo Simiç, udhëheqës i komunës për integrim, u dëshiroi pjesëmarrësve garë të suksesshme dhe frymë sportive e bashkëpunimi. Sipas tij, pjesëmarrja jo vetëm e qytetarëve nga Kosova që punojnë ë jetojnë në Gjermani, por pjesëmarrja edhe e vendorëve dhe etniteteve tjera, i shton madhështinë qytetit të Velbertit.
Vëllai i dëshmorit të Kosovës Xhevat Jusufi, Fadili tha se turneu është nder për Familjen dhe veçantë për frymën dhe shpirtin e Xhevatit. “Organizatori, z. Islami por edhe të gjithë pjesëmarrësit po na nderojnë dhe po na e shuajnë mallin për vëllanë. Unë i falënderoj nga zemra të gjithë”, tha Fadil Jusufi.
Në mesin e tetë ekipeve që treguan garë sportive e vëllazërore, vendin e parë e zuri ekipi “Europa 1”, të dytin “Rinia kosovare”, të tretin ekipi “Podujeva” dhe të katërtin ekipi “Esseni”.
Organizatori z. Rrahman Islami, në fund ndau mirënjohjet për të gjitha ekipet pjesëmarrëse, kurse tri ekipet e para dhe familja e Xhevat Jusufit u nderuan edhe me kupat fituese të turneut si dhe fanelat sportive me emrin e dëshmorit.