E premte, 07.10.2022, 12:57 PM (GMT+1)

Mendime

Ilmi Veliu: Shqiptarët që tradhtuan shqiptarët

E diele, 18.01.2015, 08:33 PM


SHQIPTARËT  QË I  TRADHËTUAN  SHQIPTARËT

Nga Dr.sc. Ilmi VELIU

Tradhëtia filloi më 1913, kur Esad Pashë Toptani ua shiti Shkodren malazezëve.....vazhdoi me Haxhi Qamilin,i cili u ngrit kundër pavarësisë së shtetit shqiptarë me kërkesën: “Duam baba dovletin!”, dhe mbas 13 vjetësh tjera, Ahmet Zogu mbasi nenshkroi “marrveshjen me N. Pashiq”, i “dhuroi” Serbisë “mike” Vermoshin dhe Shën Naumin, “marrveshje” kjo që u “rifreskua” me 14 Tetor 1926, dhe eshtë ende  në fuqi!

Në vitin 1941,Shqipëria u çlirua dhe u ribashkua përsëri por komunistët e Titos; Tempo, Mugosha e Popoviq, nuhatën dhe gjetën një tjeter kallëp terroristi anadollak – antishqiptar; Enver Hoxhën, që në nëntorin e vitin 1944 ua rikthei trojet e çliruara shqiptare jugosllavëve, duke fillar nga Ulqini,Tuzi, Hoti e Gruda; Lugina e Preshevës, Kosova e Maqedonia perendimore, dmth. më shumë se gjysmën e Shqipërisë së  vitit 1913...që edhe sot nuk e kuptoj  dhe mendoj se ajo pjesë që mbeti nën Zogun e Enverin duhej të quhej ,,Gjysëmshqipëri,, e jo  “Shqipëri”, dhe brënda këtyre 100 viteve, pothuej, nuk  ashtë  drejtuar asnjëherë nga ndonjë shqiptarë i vërtetë që do të mendonte për ribashkimin e sajë!

Më 5 shtator 1945 Enver Hoxha dekoron agjentët komunistë të Titos të cilët kishin kontribuar në ndarjen e Kosoves dhe tokave tjera shqiptare nga Shqiperia, dhe vrasjen e shpërnguljen  e një numëri shumë të madh të shqiptarëve që mbetën nën Jugosllavinë e Titos.

Me 1 korrik 1946, Tito shperblei Enver Hoxhen me dekoraten “Hero i Popujve  të Jugosllavisë”, me  motivacionin që ne sot me plotë të drejtë mundemi ta quajmë “Tradhëtar i Popullit Shqiptar”.!  Motivacion ky që mundet  dhe vazhdon të qëndroi  edhe sot mbi varrin e tij...

Eshtë  po  ajo “dekoratë” që KGB – ruse, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, me anë të  ambasadorit Vladimir Tokin, në Tiranën e “kuqe”, me 21 prill 2005 dekoroi Ramiz Alinë, me rastin e 50 vjetorit si agjent rus!  Dekorata përputhej edhe me  50 vjetorin e  Masakrës së Tivarit, ku Ramizi kishte pasur një rol të rëndësishëm......

Fran Jakova, vëllau  i Tuk Jakovës, ka treguar: “Kur Tuk Jakova, e ka pyetur  Ramiz Alinë: Po pjesa tjetër e kosovarëve që sollët nga Kukësi, gjatë  rrugës për në Shkoder, ku  i vendosët...?

- ....I vramë si qentë rrugës dhe i hodhëm në Dri e përroska, ...ishin të gjithë kunder nesh!”... ishte përgjigjur Ramiz Alia.

Tradhëtia vazhdoi edhe pas vitit 1990 kur Sali Berisha e theu embargon dhe i shiste naftë po edhe armë e municione Millosheviqit për ti vrarë shqiptarët. Në Tiranë  rrëzoi bustin e një diktatori-Enver Hoxha dhe solli eshtrat dhe bustin e një diktatori tjetër Ahmet Zogu i cili në asnjë veprim për asnjë nuansë nuk dallon nga Hoxha.

Sot, Edi Rama nuk lejon që në Shqipëri të hynë prodhimet nga Kosova sepse tregun shqiptarë e mbulon Serbia. Përveq muhabeteve boshe dhe pallavrave politike, nuk ka ndonjë mirëkuptim apo bashkëpunim të mirëfilltë në mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Në Kosovë në krye të shtetit ,,sakat,, që vazhdon të përpëlitet erdhi njëri nga bashkëpuntorët e zellshëm të Millosheviqit i cili vite me rradhë ia luajti nënën Kosovës dhe tash lejon që Vuqiq të shëtitet  nëpër Kosovën kinse të pavarur, të vazhdoi ta quaj Kosovën djepi i Serbisë dhe të zbuloi përmendore të Millutinëve, kurse Hashim Thaçi nuk mundi ti vetëdisohet dhe ti lejoje vehtes që të afronte dhe bashkëpunonte me bashkëluftëtarët e tij.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora