E merkure, 11.12.2024, 04:53 PM (GMT)

Mendime

Viktor Mërkuri: Zyriza në krye të Greqisë?

E marte, 13.01.2015, 07:30 PM


Kriza rikthehet në Eurozonë: ZYRIZA në krye të Greqisë?

Nga Viktor Mërkuri

Më 29 dhjetor parlamenti grek nuk arriti të zgjedhë një president duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme që do të mbahen në 25 Janar.

Që kur kriza ekonomike shpërtheu në fund të vitit 2009 në Europë, Greqia u ndodh në zemër të saj. Ajo ishte i vetmi vend brënda euro-s borxhi zyrtar i të cilit është ristrukturuar për shkak të pamundësis së shpërblimit. Nëpërmjet mos haritjes së zgjedhjes nga parlamenti grek të një presidenti ,dhe duke u detyruar në zgjedhje të parakohshme, kriza e euros po hyn në një fazë të re, shumë të rrezikshme, që edhe një herë Greqia e gjen veten në qendër të saj.

Nën pamjen e sontazheve të cilat tregojnë për një fitore zgjedhore të partis “SYRIZA” e cila ështe parti e ekstremit të majtë populiste e udhëhequr nga Aleksis Tsipras, një ndjesi shpërthimi kolektiv është ngjallur në shtetin fqinj, me rezultat rrënien e bursës me 5% brënda një dite të vetmë dhe krijimin e një mosbesimi të madhë tek investitorët e huaj.

Edhe pse Tsipras ka deklaruar se ai dëshiron të mbajë Greqinë brënda euro-s, ai ndërkohë dëshiron të heqë shumicën e kushteve të bashkangjitura me shkurtimin e borxhit publik, duke i dhënë fund kursimit, duke anulluar shkurtimet në pagat minimale dhe në shpenzimet publike, duke hequr shitjet e aseteve dhe duke kërkuar anullimin e një pjesë e madhe e  borxhit të cilit Greqia ka marë nga FMN-ja dhe vendet e tjera të Eurozonës. Një program i tillë, për tu thenë më qartë, duket i papërputhshëm me vazhdimësin e anëtarësimit të Greqisë brënda euros. Në politikat e saj SYRIZA paraqet pasiguri dhe, sic shumë e akuzojnë, populizëm të madhë, duke dhënë tek elektorati grek premtime të cilat në një periudhë të tillë me vështirësit ekonomike që ka vendi, shumë vështirë në mos të pamundura për tu përmbushur.

Por cila është arsyeja që ka çuar një parti, deri para disa vitesh të vogël, e ekstermit të majtë të paraqitet si fituese në zgjedhjet e greqis?

Për mendimin tim një arsye shumë e rëndësishëm për ardhjen në krye të SYRIZA-së, veç pakënaqësive të popullit kundrejt sitstemit politik të 20 viteve të fundit e cila e solli vendin nën krizën aktuale, dhe premtitmet nga ana e Tsipras për një politike më popullore dhe që në vëmendje të parë do të ketë shtresën e mesmë dhe të ulët, mbrapa tyre fshihet një arsye edhe më e gjerë. Politika e ndjekur deri tani nga Bashkmi Europian, FMN-ja dhe Baka Qëndrore Europiane kundrejt borxhit të greqis me masat shtrënguese ekonomike të FMN-së dhe TROIKA-s të vendosur mbi popullin të cilat dita-ditës bëhen edhe me të rrepta, ka ngjallur një antipati jo vetëm ekonomiko-politike por edhe ideologjike kundrjet FMN-se si dhe vetë BE-së, mirëfunksionimi i së cilës është vënë në pikpyetje në sytë e greqis.  Ishin po këto arsye të cilat sollën brënda në parlament dhe partin neo-naziste ultranacionaliste Agimi i Arte. Për shumicën e popullsis greke SYRIZA nuk është më vetëm një shpresë për Greqinë. Ajo është gjithashtu një pritje e ndryshimit të kursit për të gjithë Evropën. Sepse Evropa nuk do të dalë nga kriza pa një ndryshim të politikave të saj, dhe shpresa e fitores së SYRIZA-s në zgjedhjet e 25 janarit do të ndihmojë forcat e ndryshimit.

Në teori një ekonomi në rritje dhe me një tepricë primare mund të ndihmojë një vend të hedhë poshtë borxhet e saj sepse ajo nuk është më e varur nga flukset hyrëse të kapitalit. Por ekonomia greke ka ende shumë për të bërë për të rivendosur konkurrencën e saj të humbur, dhe programi i  Tsipras do të humbte shumicën e fitimeve të viteve të fundit.

Potenciali destabilizues i zgjedhjeve greke për zonën e euros duhet të merret seriozisht. Ato do të kenë një ndikim të rëndësishëm në zgjedhjet e këtij viti në Spanjë dhe Portugali, dhe mund të çojë gjithashtu në rishpërndarjen e dyshemeve politike në Itali, Francë dhe Gjermani.

Me ardhjen e 2015-ës,shumica e liderave të Europës supozuan se periudha më e keqje e krizës së euros kishte kaluar, por zgjedhjet e hershme greke tregon se shpresa ishte e parakohshme. Partitë populiste të majta dhe të djathtë që janë kundër euros, shprehimisht ose jo, vazhdonjë të fitojnë terren në shumë vende.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora